“Super Bowl” / Çfarë duhet të dini për finalen e futbollit amerikan

5 Shkurt 2017, 15:14Sport TEMA

Sonte është “Super Bowl”-i. Dhe kur është “Super Bowl”-i, Amerika mban frymën.

Në “NRG Stadium” të Hjustonit, 30 minuta pas mesnate me orën shqiptare, New England Patriots do të përballet me Atlanta Falcons në evenimentin sportiv më të madh të vitit në Shtetet e Bashkuara.

Në pritje të duelit që do të kurorëzojë kampionin e 51-të të futbollit amerikan (NFL), më poshtë ju sjellim disa disa informacione që ia vlen t’i dini rreth kësaj ndeshjeje.

– Patriots-at e mbyllën sezonin e rregullt me 14 fitore dhe vetëm 2 humbje, ndërsa në “play-off” kaluan me radhë Houston Texans (34-16) dhe Pittsburgh Steelers (36-17), duke u shpallur kampionë të AFC-së.

Kurse Falcons-at patën një bilanc 11-5 në sezonin e rregullt, mandej eliminuan Seattle Seahawks (36-20) dhe Green Bay Packers (44-21), duke bërë të vetin titullin e NFC-së.

– Patriots-at janë ekipi që përfaqëson New England-in, rajon në verilindje ku përfshihen 6 shtete (Massachusetts, Connecticut, Vermont, Maine, New Hampshire dhe Rhode Island). Ata luajnë në “Gillette Stadium”, në Foxborough të Bostonit.

– New England Patriots është një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e kësaj loje. Ata kanë fituar 4 “Super Bowl”-e, të gjitha me quarterback-un Tom Brady dhe trajnerin Bill Bellichick.

– Pikërisht kjo dyshe është ndër më të suksesshmet në NFL. Kjo është finalja e shtatë që Brady dhe Bellichick luajnë së bashku nga 9 të tilla që ekipi ka marrë pjesë gjithsej.

– Në krahun tjetër, skuadra nga Georgia ende nuk e ka provuar shijen e suksesit. Pjesëmarrja e parë dhe e vetme në një “Super Bowl”, në 1999-n, nuk shkoi edhe aq mirë: ata u mundën 34-19 nga Denver Broncos.

– Janë të shumtë ata që mendojnë se Tom Brady është quarterback-u më i madh i të gjitha kohërave. Prandaj ai i ka ndarë tifozët në dy pjesë: ndërkohë që ata të Patriots-ave e adhurojnë, të tjerët e urrejnë. (Fun fact: Brady është i martuar me supermodelen braziliane Giselle Bundchen dhe është mik me Donald Trump-in).

– Dueli i sotëm do të vërë përballë dy nga sulmet më të mira të këtij sezoni. Ndërsa për Patriots-at kjo nuk është një gjë e re, manovra ofensive e Atlantës sivjet ka qenë spektakolare, e udhëhequr nga quarterback-u Matt Ryan dhe receiver-i Julio Jones.

– Meqë ra fjala te Ryan, pseudonimi i tij është “Matty Ice” (Mati i Akullt) dhe sot ai u shpall lojtarit më i mirë i sezonit (MVP).

– Ka nga ata që nuk e pëlqejë futbollin amerikan. Epo, në këtë rast ia vlen të qëndroni para ekranit vetëm për reklamat që prodhohen posaçërisht për “Super Bowl”-in (30 sekonda publicitet kushtojnë as më shumë e as më pak por plot 5 milionë dollarë). Sigurisht, pa harruar shfaqjen e Lady Gaga-s në pushimin e ndeshjes.

– Fun fact 2: Të ngjitesh në skenën e “Super Bowl”-it është një nder i rrallë dhe aty kanë shprehur taletet e tyre yjet më të mëdhenj te muzikës botërore. E veçanta këtu është se në evenimentin sportiv që prodhon më shumë të ardhura në botë, të gjithë performojnë absolutisht FALAS./PanoramaSport/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje