VIDEO/ Policë me burka për të arrestuar një person, por ofendohen myslimanët

Policia franceze është në qendër të kritikave, pas një aksioni policor ku agjentë të saj mbanin veshur burka dhe rroba të tjera tradicionale myslimane.

Policët e maskuar arrestuan një person gjatë një aksioni në Marsejë.

Një prej agjentëve ishte i mbuluar kokë e këmbë, kurse tjetri mbante rroba sipas stilit islam.

Sipas besimtarëve myslimanë, ata po damkosen gjithnjë e më shumë e po ofendohen nga këto veprime të policisë.

Policia ka hedhur poshtë këto akuza dhe nuk pranon se ka ofenduar myslimanët.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *