Analiza e zgjedhjeve nga Top Channel dhe humbja që Basha ndërton vetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Top Channel publikoi një analizë për rezultatin e zgjedhjeve. Një mbedhje mekanike e numrave sipas votave të dala në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 dhe pritshmëritë e 2017.

Një analizë shumë pranë realitetit, për vetë mënyrën sesi ishte interpretuar, ku votat e camëve dhe bamir Topi e conin PS drejt fitores dhe pa LSI, në rast se ruheshin votat e 4 viteve më parë.

Ndërkohë PD dhe LSI në këtë analizë së bashku shkonin në 68-69 deputetë ku 12 afërsisht i kishte LSI.

Pas publikimit në Top Channel reagimi i Lulzim Bashës ishte i menjëhershëm, ai nuk e pranonte këtë analizë dhe sulmonte një nga mediat kryesore në vend, që në fakt asnjëherë nuk ka qenë pro PD.

Basha ishte i ashpër dhe komentoi nga rrjetet sociale, “Njelloj si Rama edhe TopChannel e paska shpallur rezultatin pa u bere zgjedhjet fare. #FakeNews #LajmeFallso ne sherbim te Rames. Fshehin realitetin dhe gatuajne genjeshtra perdite e per ore. Turp!#18Shkurt #NgrihemiBashke”.

Kryetari i PD e shikon atë analizë si një falsifikim, por nuk kishte pse trembej dhe kërcente si “karkalec”, apo më keq akoma më keq se ndonjë nga kllounat e tij të oborrit. Basha nxitoi që ta sulmonte analizën e zgjedhjeve, që në fakt sipas shifrave është e tillë ne shifrat e 23 qershorit i pëlqen apo jo Lulit.

Një analizë shifrash që nuk është realitet elektoral, ky i fundit mund të jetë edhe më i keq për Bashën, dhe këtë ai e di mjaft mirë. E di jo nga mediat por nga ajo që ka gatur në PD këto gati 4 vite si kryetar.

Disa nga faktet janë me Bashën shkaktar dhe pasojë do jenë zgjedhjet e 18 qershorit. Lulzim Basha në 4 vite nuk ka mundur të mbyllë dot zgjedhjet në degët e PD. Bazën e partisë e ka të përcarë dhe të paorganizuar, ose më saktë baza nuk i përgjigjet Lulzim Bashës.

Basha ka ndërtuar një elitë fallco, me ndryshqe të qeverisë të Berishës në nivele të dyta apo të treta. Me kllouna, palaco të korruptuar apo sharlatanë të cdo lloji e nga cdo “racë”. Ka në krye të organizimit dikë që i ka shpartalluar partinë, tek burimet njerëzore një sharlatan publik të paaftë, aksionin qytetar ja drejton një fshatar klientelist i financuar nga njerëz pranë qeverisë, mardhëniet me publikun një tjetër fasadë e Ramës etj etj. Më shumë njërëz ka Cili i UET se vëtë Basha në sekretariat. Me këta në krye të fushatës jo 57 por vështirë se kap 47 mandate deputetësh.

Departamentet i ka jashtë funksionit,  përvec ndonjë lëvizjeje personale individësh, jo të kërkuar dhe strukturuar politikisht nga partia. Që nga kuvendi dhe deri sot ka mbledhur vetëm një herë këshillin kombëtar, dhe ka komanduar në struktura njerëz pa i zgjedhur duke shkelur statutin dhe shumica e shohin veten thjesht si numra plotesues.

Kauzat e tij kanë qenë tërhiq e mos këput. Fillo lësho, kthehu aty ku ishe më parë. Presion dhe tërhiqu në fund. Më shumë një kalama grindavec se një politikan që sillet si lider. Në fakt lider Basha duket se nuk ka lindur, pyetja është a do të bëhet ndonjëherë lider. Deri tani duket shume e veshtire ose e pamundur. Aksionin opozitar e ka skandaloz, pa folur për besueshmërinë që e ka poshtë zeros. Jo vetëm publikisht, por edhe afër strukturave dhe bashkëpunëtorëve shihet me dyshim për cdo fjalë dhe premtim që jep, sepse është vështirë ta mbajë.

Kryetari i PD Lulzim Basha tani është vonë, shumë vonë për të korrigjuar sado pak ato të janë renditur më sipër, për më tepër ato do sjellin jo pak pasoja në zgjedhje. Prandaj Lulzimi nuk ka pse reagon ndaj një analize elektorale qoftë e financuar dhe urdhëruar nga Rama.

Kur shtëpisë po i bie catia nuk i rregullohet banja, problemi nuk është analiza por vetë produkti që ka ndërtuar Basha. Këtë kryetari i PD duhet ta dijë dhe ndoshta është më mirë të shohë realitetin dhe të vërtetën në PD, për të mos shkuar më pas në një humbje që mund ta shpallë fitore, apo të fillojë protestat e të mos njohë zgjedhjet. Këto jo vetëm për faj të qeverisë, por edhe për faj të paaftësisë të tij dhe atyre që zgjodhi të mbajë në krye të PD. Humbja vjen edhe për shkak të konceptit ku aksionin qytetar e drejton me një katundar apo fshatar, jo thjesht një individ, por një filozofi që vetë Basha ka imponuar në PD. (Citynews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Analiza e zgjedhjeve nga Top Channel dhe humbja që Basha ndërton vetë”

  1. Qytetar says:

    Do thyej turit në 18 Qershor dhe do ta nxjerrin për zhelesh nga SHQUPI.

  2. Bushi says:

    Analiza ne top Channel,eshte e sakt.Pd-ke nuk vjen dot ne pushtet se nuk e do populli se eshte parti fashiste.Te zezat qe ka pare ky popull per 26 vjete nga pd-ke,dhe Sali Berisha nuk mund t’i harroi kurre.Sali Berisha, me partine e tij,jo vetem qe e ka vjedhur deri ne palce,por edhe e ke vrare kete popull.Me e turpshem eshte se Saliu eshte tallur me kete popull duke i vjedhur votat hapur.Atehere çfare kerkon Lulezim Basha? Te fitoi? Jo dhe jo,kurre.Ai ka perpara ka hijen dhe imazhin e keq te Sali Berishes.Por me e keqja eshte se ai po ecen ne hapat e Berishes,njriut me te urryer te kombit shqipetare.

  3. clear says:

    Bashke me Lsi nuk mnuden me shume se 70 deputet. Rama, sido qe te jete punon, ne 100 vjet tha ato qe bythqiarat komunist e domekrat nuk i thane kurre! Qofte edhe per Trump e Amarikes! Se fundi , une jam nje kundershtar i Rames! Por s,kam cfare te beje!, GerdeC(26), 21Janar (4), @30 milion ne rrugen D_K, raporte mjaksore, rizgjedhje deputet te F.M. dje mediat raportuan per 50 miljard USd tye humbura naga BB dhe dyfush me pak ne meirqenien tone. , S’kam c’beje, Vota per Ramen!

    FLM

    Mirkuptim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *