Edgar Çani: Jam shumë i lumtur për golin, me Pizën po jap maksimumin

6 Shkurt 2017, 14:42Sport TEMA

Edgar Çani arriti që të shënojë në sfidën e fundjavës me Pizën në barazimin që ekipi i tij mori kundër Entella-s.

Sulmuesi kuqezi i cili u aktivizua si zëvëndësues nga trajneri Italian Genaro Gattuso shënoi golin e tij të parë sezonal në Serinë B.

“Ishte një aksion i bukur dhe Masuçi u tregua i zoti që i hapi rrugë topit, ndërsa unë tentova menjëherë goditjen. Isha me fat, edhe sepse topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Mendoj se ata që hyjnë në fushë nga minuta e parë, apo edhe si zëvendësues duhet të japë maksimumin. Këtë e kërkon trajneri në të gjitha rolet. Ne që u aktivizuam nga stoli tentuam të rrisnim ritmin e lojës dhe pjesërrisht ia dolëm” tha Çani.

Gjithashtu sulmuesi u shpreh se është shumë i lumtur që ekipi nuk doli pa pikë nga ajo përballje u dhe arriti që të bëjë edhe një ndeshje të mirë.

“Personalisht jam shumë i kënaqur, mbi të gjitha edhe sepse për paraqitjen e bërë e meritonim të paktën një barazim. Luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërsa penalltia e Entella-s na zhgënjeu. Gjithsesi u treguam të zotët që shënuam, pavarësisht se luanim me një lojtar më pak.” përfundoi Edgar Çani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje