FAKSIMILE/ Ja si i bënte presion Nuel Kalaj drejtorit të CEZ, në emër të Berishës: Nëse investigojmë do bjerë tërmet në kompani

6 Shkurt 2017, 11:35Kronika TEMA
FAKSIMILE/ Ja si i bënte presion Nuel Kalaj drejtorit të CEZ, në

Nuel Kalaj, biznesmeni i akuzuar si sekseri i Shkëlzen Berishës për aferën e CEZ-it, ka marrë rolin e  shantazhuesit.

Në e-mailet e siguruara nga gazeta “TemA”, shtetasi Nuel Kalaj i drejtohet drejtorit të CEZ- Albania me një gjuhë të rëndë, duke e paralajmëruar mbi masat që do të merren ndaj tij nëse nuk ndiqen udhëzimet e diktuara nga ai.

Kalaj i tregon rreziqet që mund të ketë, duke e shantazhuar me heqien e mundësisë që të shkelë më në teritorin shqiptar.

“Mos u befasoni  z. Hejsek nëse nesër do të zbuloni që ndaj jush do të hapet një çështje gjyqësore si menaxher i CEZ-Albania dhe të deklaroheni si person “non grata” brenda teritorit shqiptar.

Fillimisht ky raport do t’i komunikohet z. Merxhani. 

Pasi Z. Merxhani të informohet mbi situatën, raporti do t’i komunikohet  z. Hejsek dhe përfundimisht  z. Roman dhe institucioneve shqiptare,” shkruan Nuel Kalaj në e-mailin e dërguar në datën 15 maj 2010.

Teksa e vendos në dijeni lidhur me gjendjen në të cilin ndodhet sistemi i shpërndarjes së energjisë përmes një raporti, Kalaj konstaton shkelje të mëdha.

Ai parashton mundësinë e një investigimi, ku siç argumenton, mund të sillte një tërmet në strukturat e kompanisë.

“Në  raport  përfshihet  veç  një raport i vogël i situatës, por nëse ne fillojmë një investigim do të ketë një tërmet në kompmpani,” thotë Nuel Kalaj.

Dje, shtetasi Nuel Kalaj, mes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka pasur rol shoqerues, ndërkohë faktet dëshmojnë krejt të kundërtën.

Përmes një e-maili adresuar  drejtorit të CEZ-Group Martin Roman më 7 shtator 2009, Kalaj ndryshe nga çfarë deklaron ka marrë më tepër se sa rolin e shoqëruesit.

Në mënyrën e komunikimit dhe në udhëzimet që dikton, Kalaj dallohet se në këtë çështje ka mbajtur disa role.

“Unë do të doja t’ju siguroja ju zoti Roman se me masat e aplikuara dhe me njerëzit që CEZ Albania ka punësuar, ose është këshillaur nga burime të tjera për të punësuar,  suksesi do të jetë realisht minimal.

Dhe për tu treguar i sinqertë mua më  vjen keq  se pari punova për katër vite për  CEZ dhe luftova që një kompani serioze si CEZ të hyjë në tregun energjetik në Shqipëri, probleme të ngjashme do të do të rrënojnë frytet e një pune të lodhshme që zoti petuan dhe unë kemi performuar për muaj të tërë dhe negocim pas negocimi për të marrë si rezultat një privatizim të suksesshëm të OSSH-së,” shkruan Nuel Kalaj.

Gazeta  “TemA” disponon edhe të tjera e-maile që vërtetojnë  implikimin e madh të dëshmitarit  Nuel Kalajt në skemën e çështjes “CEZ”.

Edhe pas zbulimit të provave dhe thirrjeve të vazhdueshme për të dëshmuar, biznesmeni këmbëngul për të mos marrë pjesë në Komisionin Hetimor të ngritur nga qeveria shqiptare për zbardhjen e aferave korruptive mbi privatizimin e OSSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje