FSHF, risi me arbitrat e kampionatit më të korruptuar në Europë

6 Shkurt 2017, 15:32Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një marrëveshje me homologët maltezë në lidhje me fushën e arbitrimit.

Dy federatat do të shkëmbejnë me njëra-tjetrën arbitra për ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe të Parë në Shqipëri dhe kompeticionet respektive në Maltë. Me anë të kësaj risie, FSHF synon të rritë nivelin e performancës së arbitrimit në vend në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë polemikat në lidhje me vendimet e tyre.

Megjithatë është për t’u çuditur një vendim i tillë duke qënë se kampionati maltez njihet si një nga kampionatet më të korruptuar në Europë. Çdo vit agjensitë e hetimit mbi trukimin e ndeshjeve nxjerrin dhjetëra ndeshje të trukuara nga skuadrat malteze, madje në vitin 2014 është arrestuar për trukime të ndeshjeve të kampionatit edhe një ushtar i forcave të armatosura malteze.

Duke parë numrin e lartë të trukimeve, në vitin 2014 agjensia “Sportradar” zhvilloi një tur sensibilizues në gjithë territorin e shtetit maltez me temën “Thuaji JO trukimit të ndeshjeve”, shkruan “Panorama Sport”.

Postimi i plote i FSHF-se.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Maltës kanë arritur një akord të përbashkët në fushën e gjykimit. Së fundmi është nënshkruar edhe një marëveshje ndermjet palëve për shkëmbim arbitrash në ndeshjet e ndryshme të kompeticioneve, si në Shqipëri, edhe në Maltë. Por, duke mos mbetur vetëm në këtë kuadër, por edhe në shkëmbimin e përbashkët të përvojë në fushën e gjykimit duke planifikuar kurse të ndryshme trainimi për përgatitjen e arbitrave, si në Maltë, edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër sipas marëveshjes, arbitrat shqiptarë dhe ata të Maltës do të jene prezentë me paraqitjet e tyre në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe të parë, në të dy federatat. Gjithashtu, kjo marëveshje përfshin edhe prezencën e vëzhguesve të të dy palëve në ndeshjet e kategorive të mësipërme, shoqëruar kjo edhe më kurset e ndryshme të trainimit. Në këtë kuadër nuk do të mungojnë edhe gjykimet respektive në të dy kampionatet, sipas kërkesave të caktuara nga federatat përkatëse. Një marëveshje e tillë do të futet në funksion sa më shpejt dhe do të nisë menjëherë me një plan të detajuar bashkëpunimi mes sektorëve të të dy federatave. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje