Hyka: Vazhdoj të jem në kombëtare, mbështes Kukësin për titullin

Mesfushori i kombëtares shqiptare Jahmir Hyka ka dhënë një intervistë për “Supersport” duke folur për transferimin te skuadra e tij e re, San Hoze, në SHBA. Ai ka bërë me dije se largësia gjeografike nuk do ta pengojë atë të jetë pjesë e kombëtares edhe në vazhdim. Futbollisti ka bërë dhe një koment për kampionatin shqiptar.

Për transferimin në SHBA

“Kisha mundësi të luaja në Serinë A në vitin 2008 kur u transferova te Mainz. Më kërkonte Atalanta, por fatkeqësisht kalimi nuk u konkretizua. Edhe pse kam ëndërruar gjithmonë të luaja në Itali, jam i kënaqur për mënyrën si ka ecur karriera ime. Tashmë jam gati për të luajtur në Shtetet e Bashkuara. Pranova ofertën e San Jose, me ofertën financiare që është e mirë, por duhet të them se ishte një paketë e mirë në tërësi.”

Për objektivin e klubit

“San Jose ka disa vite që nuk arrin të kualifikohet në play off. Me ndihmen time, por edhe me afrimet e tjera cilësore ambicia e klubit është të ngjitet sa më lart.”

Për ndikimin e largësisë në pjesëmarrjen në kombëtare

“Kampionati amerikan është cilësor, nuk do të ndikojë në prezencën me Kombëtaren. Disa ditë më parë kam biseduar edhe me trajnerin De Biasi rreth kësaj lëvizje dhe më tha se pavarësisht largësisë do të jem pjesë e grupit nëse luaj rregullisht. Trajneri më konfirmoi se unë mbetem pjesë e projektit të Kombëtares.”

Për kampionatin shqiptar

“Në garën për titullin jane Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi dhe gjithçka është e hapur deri në fund. Besoj se në fund në garën për titull do të luftojnë Skënderbeu dhe Kukësi, por shpresoj të triumfojë Kukësi, pasi Skënderbeu ka vite që fiton. Tirana rrezikon rënien nga kategoria? Titulli është larg, por skuadra ka mundësi të sigurojë një vend në Europë. Nuk e besoj që Tirana do të jetë një nga ekipet në luftën për të evituar rënien nga kategoria.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *