VIDEO/ Mësuesi i dënuar për vrasje në Vlorë luan bixhoz me nxënësit në klasë: Të q…drejtoreshën. Ta kap ta…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.

Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit. Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënësit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit.

Kamera e “Fiks Fare” ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fizkulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në redaksinë e emisionit Fiks fare mbërriti një ankesë nga Vlora, pikërisht nga vetë mësuesi Thartori. Ai pretendonte se e kanë hequr padrejtësisht nga puna. Një ekip i Fiksit shkoi në shkollën në fjalë, ndërsa konstatuan se mësuesi i ishte rikthyer mësimdhënies. Gazetarët pyetën vetë Thartorin. Ai shprehet se është i vetëdijshëm që ai nuk i ka dokumentet në rregull, nuk posedon një diplomë të shkollës së lartë dhe aktualisht ka vetëm diplomën e shkollës së mesme në mjeshtri sportive.

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri, pohon para gazetarëve, se në dosjen e këtij mësuesi mungon edhe dëshmia e penalitetit. Për drejtoreshën Imeri kjo është edhe arsyeja e largimit të Thartorit nga puna.

Drejtoresha e shkollës tregon për Fiks fare se dëshmia e penalitetit të këtij mësuesi mund të jetë në dosjen e tij në DAR Vlorë.

Ky dokument nuk ndodhej as në Drejtorinë Arsimore të Vlorës. Drejtoresha e Zyrës Arsimore , znj Albana Hodaj tha për Fiks fare se do të interesohej për këtë rast dhe se do të merrte masa.

Por askush nuk mori asnjë masë. Në 29 janar 2017 këtij mësuesi i përfundonte kontrata e punës. Askush nuk kishte marrë asnjë masë për dokumentat e munguara në dosjen e këtij ëmsuesi dhe për verifikimin e dëshmisë së tij të penalitetit.

Gazetarët iu drejtuan edhe njëherë tjetër drejtoreshës së DAR Vlorë, znj Albana Hodaj e cila shprehet se mësuesit të fiskulturës, z.Thartori, i ka mbaruar kontrata dhe nuk është më mësues. Për ta vërtetuar gazetarët shkuan pas 5 ditësh në shkollën “Teli Ndini”, ku konstatuan se Elius Thartori vazhdonte të jeptë mësim në këtë shkollë.

Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të gjatë orës së fizkulturës: ora 08:30

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtët, dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindërin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo jo do ta bëj vetë, do t’iu ndjek non stop.

Drejtoresha largohet……

Nxënësi: T’i q… robt debiles, ta vrasim fare.

Vjen mësuesi i Fiskulturës, Eljus Thartori

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës) . Ç’a tha drejtoresha?

Nxënësi:Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bëntë muhabetin ne.

Mësuesi: Dale dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz)

Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh njëçik

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, rradhën e ka Ergi

Nxënësi: 3-sh

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, mu si palloi.

Nxënësi: PAS

Nxënësi2: PAS

Mësuesi:Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

Mësuesi:Hë drejtoreshë të q… robt. Mu si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

Nxënësi: PAS

Mësuesi:Hidhe dy-shin aty

Nxënësi: Dhjetë.

Nxënësi 2: As. Gjashtë

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe radhën?

Nxënësi 2: Po unë.

Nxënësi: As.

Nxënësi: PAS

Mësuesi: PAS

Nxënësi: Dy Fanta.


20170206-203028 by e-d21


20170206-203250 by e-d21


20170206-203550 by e-d21

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “VIDEO/ Mësuesi i dënuar për vrasje në Vlorë luan bixhoz me nxënësit në klasë: Të q…drejtoreshën. Ta kap ta…”

  1. Zigur Qarri says:

    Katastrofe,fatkeqesi kombetare ku ka arritur arsimi jone.
    Drejtoresha e Shkolles punon konform ligjit,ndersa Drejtoresha e Zyres Arsimore shkel ligjin!!!
    Drejtoret e Zyres Arsimore,zgjidhen ne te shumten e rasteve militantet partiake(shpesh injorante),dhe
    ky eshte shkaku kryesore i gjendjes katostrofale i arsimit tone.Un njoh nje rast te fresket,ku nje injorant,
    dikur militant “besnik” i PD,sot militant “i zjarrte” i PS,qe edhe Shkollen 8 vjeçare nuk e ka mbaruar me
    forcat e veta,ka blere Gjimnazin dhe Shkollen e larte,dhe eshte emruar Drejtor ne nje Shkolle 9 vjeçare,
    megjith kundershtimin e mesuesve me nje peticion drejtuar Ministres se arsimit.Nese nuk ndryshon
    sistemi arsimor,nese politika nuk largon duart nga arsimi,Shqiperia shkon drejt katastrofes, dhe kjo
    katastrofe nuk justifikon askend,sepse emrimi i drejtuesve(qe duhet te behet nga vete mesuesit),
    nuk ka kosto financiare.I trishtueshm eshte zgenjimi i mesuesve(vertete profesioniste) me Qeverine
    Rama,qe thelloi akoma me shume shkatrrimin e arsimit shqiptare nga militantet partiake,shkatrrim
    qe filloi me Berishen dhe sidomos kur beri koalicon me Meten,nga militantet e LSI.

  2. wow says:

    Pa nje pa dy jepini termination urgjentisht ketij banditi.

  3. true says:

    Po mire mo ti duhet te rrishe 100 metra larg gardhit te shkolles si ka mundesi dhe ke hyre dhe mesues .

  4. KORÇARI says:

    Këto vetëm në Shqipëri mund të ngjasin, Precedent Penal me 10 vjet BURG PËR VRASJE ME PARAMENDIM ,TË JETË MËSUES NË SHKOLLË FILLORE, DHE NË UGANDË TË SHKOSH NUK GJEN TË TILLA RASTE.
    TË SHKARKOHET MENJËHERË DREJTORESHA E SHKOLLËS DHE GJITHASHTU KUSHDO QË ËSHTË PËRGJEGJËS PËR PËRSGJEDHJEN E MËSUESVE DHE KONTRROLLIN E KRITEREVE TË ÇDO KANTIDATI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *