Meta: SHBA bëri shumë mirë që ja hoqi vizën Adriatik LLallës. Arsyet pse u shkarkua Manjani..!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mbështetje për heqjen e vizës amerikane nga ana e ambasadës së SHBA për kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe bashkëshorten e tij. Meta tha se SHBA bëri shumë mirë që i hoqi vizën Llallës nëse ka keqpërdorim të vizës.

“Vizat e USA? Unë shkoj edhe më larg, SHBA bënë shumë mirë që e kanë hequr për Llallën dhe bashkëshorten vizën. Nëse qëllimi ka qenë ai që bashkëshortja shkoi për të lindur atje me qëllim që fëmija të merrte shettësinë amerikane, atëherë të shkohet edhe më tej, shtetësia t’i hiqet edhe fëmijës”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendi Ilir Meta konfirmoi mbështetjen ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në lidhje me përplasjen e këtij të fundit me ambasadorin Lu për çështjen e propozimit të vetëm 3 emrave për KED nga 3 që do kishte ky institucion. Meta shprehu habi për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, duke u shprehur se ndoshta “ambasadori është dezinformuar”.

“Unë jam habitur të them të drejtën sepse në dijeninë time dhe Sekretares së Përgjithshme që ka drejtuar këtë proces, kandidatët e prokurorisë ishin të vetmit që plotësonin kriteret. Ambasadori ose mund të ketë informacion që e ka vetëm ai, ose është i dezinformuar”, deklaroi Meta ne top story.

Në lidhje me deklaratat e ambsadorit Lu se “Llalla ka penguar reformën në drejtësi”, Meta tha se kryeprokurori ka respektuar thjesht ligjin.

“Në qoftë se quajmë pengesë për reformën në drejtësi që kryeprokurori respektoi ligjin për KED kjo është çështje tjetër…”, tha Meta.

Madje ai më tej nuk nguroi të shkojë edhe më tej në mbështetjen që i dha kryeprokurorit teksa tha se mandati i ambasdorëve është i  përkohshëm.

“Mandati i ambasadorëve i përkohshëm 3-4 vjeçar. Kurse reforma për 20-30 vitet e ardhshme. Kështu që mendimet e ambasdorit janë të mirëpritura sigurisht dhe të argumentuara”, tha Meta.

Në lidhje me këtë çështje, për të cilën ambsadori deklaroi se “Llalla shkeli kushtetutën”, Meta tha se ka kërkuar informacione në rrugë institucionale. Ai u shpreh se nëse faktet ndryshojnë, atëherë do të ndryshojë qëndrim ndaj kryeprokurorit.

“Nuk jam bërë dhe nuk jam palë. Unë jam palë me transparencën. sidomos kur bëhet fjalë për një proces që ka ndodhur në Kuvendi, hedhja e shortit për KED. Dhe natyrisht derisa ngrihet një debat i fortë, qoftë edhe për shqetësimet nga një ambasador i nderuar si zoti Lu, dhe opinioni e përcjell këtë shqetësim me shumë interes, atëherë kam pasur për detyrë të bëj transparencë maksimale për procesin që kishte ndodhur, duke kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga prokuroria. Nëse prokuroria ka përjashtuar ndonjë prokuror nga kandidimi për KED që plotëson kriteret, atëherë unë do kem një qëndirm krejt tjetër ndaj Prokurorisë, ndaj Prokurorit”, tha më tej Meta.

Ai komentoi edhe përplasjen mes Prokurorisë dhe ILDKPKI, për serverin e kësaj të fundit. meta tha se ka thirrur në takim krerët e këtyre institucioneve nga të cilët tha se ka kërkuar bashkëpunim.

“Serveri i ILDKPI? Takova Ganajn, I kerkova edhe Kryeprokurorit te jene me bashkepunues me njeri tjetrin”, deklaroi Meta.

Shkarkimi i Manjanit:

“Jam që qeveria të funksionojë në ekip. Manjani-Rama marrëdhenie e vështirë prej kohësh. Disa çështje të ngritura nga ai (Manjani) në publik nuk qëndrojnë, nisur edhe ato deklaratat për kanabisin. Këto çështje duhen ngritur në tryezën e koalicionit, në qeveri. Rruga institucionale dhe mosbërjes së surprizave të njëri-tjetrit forcon bashkëpunimin”, deklaroi Meta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Meta: SHBA bëri shumë mirë që ja hoqi vizën Adriatik LLallës. Arsyet pse u shkarkua Manjani..!”

  1. albaniafirst says:

    Meta do ti mabaje anen Llalles per ti kthyer “nderin” qe I beri prokuroria me vidjon e famshme te korrupsionit. Meta e ka vendin ne burg sebashku me Berishen dhe Bashen. Maskaralleqet qe ka bere nu kohen kur ka qene K.Minister s’kane fund.

  2. Rumania e vetme zgjidhje o trima Sunite says:

    Hahahah, o zot!


    Ty po te shpeton Edvin Rama ket rradhe.


    Ke te drejte se jemi popull legen, pa shtylle kurrizore dhe llapaqen.Te gatshem per te vrare njeri tjetrin apo per te mbrojtur armikun.Kur vjen puna te mafjoze dhe hajdute si puna juaj, te duam me shume, jo vetem si peshengrites por dhe hajdut floriri.

  3. Krraba says:

    Po nuk ta vuri dot qylafin e hajdutit populli shqiptar ne zgjedhjet e ardhme, ti o Ilir Meta ke te drejte ta perdhosesh kete popull edhe per 4 vjet te tjera. Une vete do iki sa me larg qe te mos ta shikoj ate fytyren tende te peshtire prej kusari dhe mashtruesi. Ti je nje mafioz dhe ato qe ke vjedhur nuk ke per ti gezuar, ske asnje shans.

  4. Devolliu says:

    O Like Floriri; ne po presim që ta dëgjojmë edhe njëherë atë videon e Dritan Prftit me figurë e me zë për ato 700 mijë dollarët që kërkoje. Dhe të shohim pastaj nëse do të dalë ndonjë gjyqtar i Saliut që të thotë “fakti nuk ekziston”. QELBËSIRË, HAJDUT ME ÇIZME E ME BLLOK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *