Meta sqaron arsyet: Pse shkova në inaugurimin e hotelit të Klemend Balilit…! Rovena Gashi s’duhet anatemuar

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shpjeguar sot arsyet se pse i ka kërkuar në mënyrë zyrtare Presidentit Bujar Nishani që të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për çështjen e Klement Balilit.

Sakaq ai nuk ka ngurruar t’u japë përgjigje zërave dhe akzuave se edhe ai ka qenë i pranishëm në inaugurimin e hotelit të Klement Balilit “Santa Quaranta”.

“Unë nuk kam asnjë kompleks ndaj askujt, se kam dëgjuar shumë histori dhe përralla. Kam dëgjuar që ka qenë Meta në inaugurimin e hotelit të Sarandë. Po ju them që Ilir Meta do të shkojë në çdo hotel që do të ftohet nga çdo qytetar, në çdo kioskë që do të bëhet, nëse do ketë mundësi.

Dhe nuk do të shkoj nëse nga Policia apo SHISH do t’i thobë që z.Meta mos shko aty se ky merret me këtë lloj trafiku. Për histori të tilla nuk kam asnjë lloj lmeraku apo kompleksi. Kam dëgjuar edhe nga doktori që flet për këtë. Po mos harrojmë që personi në fjalë ka qenë edhe aktivist i PD.

Dua t’i them që unë nuk jam për dënime kolektive. Nëse personi në fjalë ka probleme me ligjin, të përgjigjet para drejtësisë. Unë nuk kam asnjë kompleks pse një i afërm i tij është kryetar i një bashkie, në Delvinë. Çdo njeri duhet të paguajë vetë për shkeljen e ligjit, dhe për problemet që ka me ligjin dhe drejtësinë.

Koha e dënimeve kolektive ka ikur”, tha Meta. Kreu i Kuvendit është ndalur dhe tek arsyet konkrete të kërkesës së tij drejtuar Presidentit Nishani, pasi arrestimi i Balilit sipas tij, ishte edhe një kërkesë e ndërkombëtarëve.

META MBRON ROVENA GASHIN

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke folur në “Top Story” për heqjen e vizës së prokurores Rovena Gashi, tha se ajo s’ka arsye të anatemohet. Sipas kreut të Kuvendit, Rovena Gashi ka bërë një punë të shkëlqyer në njësinë antikorrupsion.

“S’ka pse të anatemohet. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer në njësinë antikorrupsion. Nuk ka arsye se përse të sulmohet”, tha Meta.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Meta sqaron arsyet: Pse shkova në inaugurimin e hotelit të Klemend Balilit…! Rovena Gashi s’duhet anatemuar”

  1. lennard says:

    Puna e Rovena gashit do te quhet e shkelqyer neqoftese nxjerr prapesite e tua dhe te klanit tend dhe te Berishes.Jeni pasuruar duke grabitur nje popull te tere.Duhet te jepn9 llogari dhe te zhdukeni nga POLITIKA .Zaberhane Landfilli.

    1. Rumania eshte zgjidhja o trima Sunite says:

      Sa i bute je me Ilir Floririn o lenard.Po pse mbush ai me sofizmat e tua.


      Po kur thone te ngrihemi ne demonstrate kunder LLalles dhe harrojne qe padronet e tij Ilir Meta dhe Edvin Rama po ferkojne duart.


      Sa popull bageti dhe lemeri qe jena.

  2. Spartak says:

    O zot. Këta i marrin njerëzit për injoranta . Ka shku për drekë fukarai , se kishte mbet pa hëngër atë dite . Me që u tregu esnaf burrë Balili , dhe i dha drekë , Kapedanët e LSI-së , që ecin me hesap e bllok në dorë , për t’ia shpërblyer këtij fukarai me hotele e prona , i gjetën një palo punë sa për të mbajtur frymën . ” Ja ka kërku mbledhjen Amerika ” Ilir beut . Ja ka kërku frika , e jo Amerika , me u mundu me e bo dalje në publik e opinion . Po ministri i vet , që mori urdhër me e bo drejtor , ç’farë thotë . Apo tani s’flet fare , se osht bo Sekretar i Modh , i lau duart prej transportit . Tre vjet ministër i rrugëve , as 300 metra rrugë nuk kontrolloi përsa i përket sigurisë e standartit , As i hyri gjemb në këmbë se ngelën duke u vra njerzit përditë rrugëve , e se , bazhibozukët e këtij , me shkolla e pa shkolla , që mbushën Drejtoritë e Shfrytëzimit , ngelën duke u kap me vjedhje , abuzime e falsifikime për ditë . Zavalli , për Partinë , bënin sakrifica .

  3. undefined says:

    Kur te mbron ty e ca si puna jote pun te shkelqyer ben o te koruptuar

  4. ee says:

    Shume cudi e madhe eshte se si Meta ndodhet pa dashje me bandat dhe hajdutet! Cfare rastesie?

  5. Çamçakëz says:

    Z.i nderuar!E di shumë mirë se diplomacia është një mbrojtje e bukur nga e verteta.I tillë është dhe rasti i sotëm.Ne intervistat tuaja diplomatike ju mund ti hedhni hy sive shqiptareve,por ju nuk mund të mbroheni pas procedurave tuaja të korruptuara dhe me kleçka e probleme juridike.E dimë shumë mirë se pjesë të mazhorances tuaj si dhe pjesë të opozites (nuk më interesojnë të zë emra në goje) janë në gjendje flagrante të zënë gafil.Juve e sojin tuaj të politikanëve ju duhen ata fakir gjykatës e prokurorë të kapur prej jush nga fyti sepse ju duhet vetja juaj,sepse ju politikanë atë popull te mavijosur e keni gozhduar pas murit e brekët ja keni zhveshur. Ju vendosni ata që ju puthin “bythën “juve se ju shpëtojnë nga poshtërsite që bëni dhe ju si shpërblim i promovoni e i lini të rrjepin ndonjë gjë nga kërma që ju keni zhvatur.Jeni mastrubatore .Kaq.Juve drilleni e ju zë paniku nga një ambasador e i kujtoni se ai 3-4 vjet eshte,po ju keni të drejtë se ju dhe gjithë si puna juaj politikane,keni një jetë e sjua ka hyrë gjëmbe në kembe,por qe te shpetojme nga fara juaj ka vetëm një zgjidhje që eshte :”toka jonë si duron çibanet,ajo i zhduk nga faqja e dheut “.Mos harroni. Dita e ndëshkimit është e afërt këtu do jemi.

  6. drejtesi says:

    Ja si u del kurvave puna ne pah, nga dashnore e llalles neper motele e hotele tek fleta e nderit si heroine e p.llosjes se drejtesise. O Meta me shoke historikisht me kurva i keni bere punet. vetem ata pranojne te lepijne me gjuhe cfare dhisni ju. More qafshkurter skrapari je vetem 1 nga 3-4 tucmaket e 1milion shqiptareve te mbaruar. Harroje se harxhon nje bote e tere 2vite fryme per reformen dhe ne fund tua lene ju, nje grushti horrash e ndyresirash ta telendisni sipas qejfit. Deri ne fund do i shkojne ata dhe deri ne fund edhe ne. Pse shqiptaret nuk cohen qe ne dite te pare, ta garantoj qe dine te protestojne shume me mire se ato protestat ku rrije i fshehur si skuth pas potureve te berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *