Ministri Bushati sqaron votën e Shqipërisë për armët bërthamore: E kërkoi SHBA dhe Franca

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  ka sqaruar votën e Shqipërisë kundër eleminimit të armëve bërthamore në aleancën e NATO-s.
Sipas  ministrit Bushati kjo votë ndryshoi nga pro në kundër  pas kërkesës së SHBA dhe Francës.
Ai u pyet nga deputetja demokrate Jozefina Topalli gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.

Topalli: Jemi në kundërshtim me direktivat e SHBA. Pse u ndryshua qëndrimi në pak kohë? Pse dy qëndrime?
Bushati: Para se të flasim duhet të informohemi për çështjen në fjalë. Qëndrimi ndryshoi në samitin e Uellsit në vitin 2014. Bisedimet mbi një traktat për ndalimin e armëve bërthamore. Nuk ndryshuam qëndrim për shkak të Trump.

Ndërkohë,  Bushati ka shpjeguar edhe vizitën e tij në Iran, një vend ky që nuk ka marrëdhënie të mira me SHBA. Ai tha se pala iraniane ka shprehur interesin për bashkëpunim me shtetin shqiptar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ministri Bushati sqaron votën e Shqipërisë për armët bërthamore: E kërkoi SHBA dhe Franca”

  1. Klimax says:

    Qe Shqiperia te dispononte arme berthamore, ne kete rast mund te “justifikohej” ky votim pro mos-eleminimit te tyre, por kur Shqiperia nuk ka te tilla, kur bota (kuptohet pervec te cmendurve qe “harrojne” dhe injorojne rrezikshmerine e kesaj arme) po luftojne per eleminimin e tyre, atehere duket se ky votim pro i qeverise qesharake shqiptare eshte jo vetem papjekuri politike dhe servilizem, por edhe ne te njejten kohe i rrezikshem!
    Dy pyetja kisha per keta tipa bythelepires Bushati dhe shefin e tij Rama:
    A e keni menduar ndonjehere se cfare do ndodhte ne bote sikur SHBA-ja e Rusia apo edhe vende si Kina, Franca, India, Irani, Korea e Veriut, etj te fillonin sulme me arme berthamore ndaj njera-tjetres?
    Kaq shume deshironi zhdukjen e njerezimit dhe cdo gjeje te gjalle ne Toke???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *