“PS nuk merr me shumë se 60 deputetë. Rama numrin 71 e shikon vetëm me dylbitë e Ilir Metës”

Një sondazh i kryer nga Top Channel, që thoshte se PS mund të marrë 72 mandate në zgjedhjet e qershorit vetëm me PDIU dhe FRD, pa LSI, ka shkaktuar reagime të forta.

Lulzim Basha sulmoi publikisht Top Channel, ndërkohë që LSI është mjaftuar me një reagim të zëdhënësit të saj.

Ndërkohë, Nikoll Lesi shkruan tek gazeta e tij, se Rama duhet t’i shohë me dylbi 71 mandate, pa Ilir Metën:

“Fakti që duan ta rrisin me zor PS-në me mandate deputetësh, ndërkohë që po kalojnë katër vite qeverisje problematike, tregon pikërisht të kundërtën: që ka bjerrje të rrezikshme të votave për partinë kryesore në pushtet. Pra për partinë e Edi Ramës. Nëse sondazhet e kryera nga njërëz të besuar të Edi Ramës do jepnin, siç thonë disa media, se jo vetëm ka numrin 65 deputëtë si në vitin 2013, por edhe me shumë, atëhere do të shikonim një kryeministër dhe kryetar të PS me arrogant. Rama do ishte më me humor dhe i gatshëm të mos priste Ilir Metën dhe LSI. Por e verteta është krejt ndryshe. Edi Rama e di mirë nga sondazhet brenda PS dhe një grupi të cilit i beson vetëm ai, se ka largim të frikshëm të elektoratit socialist nga PS, dhe jo vetëm për fajin e tij personal, por edhe për koston e reformave ekonomike.  PS-ja mori në qershor 2013 gjithsejt 65 deputetë. Por ishte LSI-ja e cila i dha shumicës “rilindase”, pushtetin.

Tashmë mbeten edhe katër muaj e kusur për të shkuar te dita e votimeve e 18 qershorit. Nga viti 2013 deri me 18 qershor 2017 ka rrjedhur shumë uji e vota nga PS. Nëse jemi korrekt me realitetin e sotëm dalja e vrullshme dhe e zhurmshme e Ben Blushit nga PS ka sjellë hutim, por edhe termet në bazën e PS-së. Shumë të pakënaqur nga baza socialiste prej indiferencës së kupolës rozë, një pjesë nuk besojnë të partitë e vjetra dhe indiferentët që mendojnë “ta provojmë edhe Blushin”. Por  pjesa e të pakënaqurëve prej elektoratit të PS-së një pjesë do votojnë të Ben Blushi dhe një pjesë do turren te LSI. Por LIBRA e Blushit i heq PS-së me garanci matematikore një deri në dy deputetë në Tiranë. Blushi i heq vota në Durrës, Korçë dhe Fier-Lushnjë PS-së, aqsa ti humbasë nga një deputet, ndonëse për vete mund të  mos i marr për ti kthyer në mandate deputeti.

Po kështu fenomen gërryes votash do jetë ish-deputeti Koço Kokëdhima. Pa asnjë droje Kokëdhima merr një mandat deputeti për vete nëse kandidon në emër të ZGJIDHJA ose edhe i pavarur në Vlorë. I heq PS-së një mandat në Tiranë, në mos edhe në Fier. Por nëse njërëzit e Edi Ramës kalkulojnë se në Tiranë FRD e Bamir Topit i jep një mandate deputeti plus në koalicion, ata harrojnë matematikën zgjedhor se Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima i heqin tre deputetë PS-së në Tiranë. Nëse Bamir Topi i shton një, Blushi-Kokëdhima ia çojnë në minus dy deputetë vetëm në Tiranë. Po kështu llogaria e numrave për efektin Blushi e Kokëdhima në Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë të cilat LIBRA dhe ZGJIDHJA kanë popullaritet e kthen PS-në poshtë numrit 60 deputetë në 18 qershor. Ndërsa LSI ka investuar gjatë këtyre viteve pragmatizëm, interesim, ndihmë, kurajo dhe afirmim të shtresës rinore. Pra janë vota shtesë në 18 qershor.

Ata të cilët turren ti bëjnë qejfin Edi Ramës me sondazhe të sajuara apo për të krijuar atmosferë që ti marrin leje ndërtimit te Bashkia e Tiranës, po e zhysin në mankth, terr dhe në fund pushteti. PDIU në rastin me të mirë fiton me komunitetin e saj, porse të mos harrojmë se përgjithësisht çamët janë të djathtë dhe PD-ja në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë do përzgjedhë emra VIP nga komuniteti çam që ti vendos në listat e saj. Pra elektorati nuk besohet se do shkojë i gjithi pas kryetarit. E saktë mbetet se PDIU ka fituar pikë me ardhjen e deputetes Mesil Doda, e cila ka kulturë, integritet dhe ul disi përfaqësimin e dobët të PDIU në debate televizive e në publik. Pra nga PDIU fitojnë Shpetim Idrizi, Mesila Doda dhe deputeti aktual i Elbasanit.

Kështu që llogaria e ftohtë dhe e saktë e çon PS-në me 19 qershor në numrin maksimal 60 deputetë plus 3 PDIU, plus 1 FRD= 64 deputetë. Shto edhe një deputet të LIBRA në Tiranë, Ben Blushin, por ai ka deklaruar se nuk bën koalicion me PS-në nëse flitet prapë për Edi Ramën kryeministër. Por le ta fusim edhe Blushin ne vathën e vjetër, dhe gjithë numri mezi arrin 65 deputetë. Shtojmë edhe Koço Kokëdhimën në Vlorë dhe PS-ja e koalicioni i saj, pra pa Ilir Metën e LSI-në, kap shifrën 66 deputetë.

66 është më e vogël 71-shi apo jo?!

Edi Rama nuk e kap numrin 71 deputetë pa Ilir Metën dhe LSI, ndaj duket se janë të dënuar, të dy, të bashkëpunojnë edhe katër vite. Po të ketë sot opozitë të fortë, me program, motiv, frymë dhe e përbashkuar siç ishte në vitin 2005 numrat mund të fironin nga PS duke zbritur nga 60 në 59,58,…55”.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në ““PS nuk merr me shumë se 60 deputetë. Rama numrin 71 e shikon vetëm me dylbitë e Ilir Metës””

  1. ela says:

    nikolla???????????????? po e tha ai ka maru ajo pune, ta gezoj basha dhe Meta,po anej o niko ne biruc o qun si i thoni ju pra

    1. Tony uk says:

      Nikolle do i marre qe cke me te,prit se skeni pare gje akoma!!

  2. xheJ eN Bi says:

    Nikoll Lesi gjithmon i ka bere petullat me uje.
    Vetem gazetar nuk eshte N.Lesi ,ç’do gje tjeter mund te jete.

  3. Solle LILI says:

    Top Gjirizi eshte Zeri i Popullit i vitit ’67,apo keni dyshim.

  4. Gregor Lato says:

    Ai qeni me emrin LESI ishte kafshe e zgjuar, ky fshatari lezhjan qenka trangull fare. Ka ikur i papjekur nga fshati, dhe ne Tirane eshte e veshtire te piqesh se ta marrin driten e diellit me te zotet. Ik o trap.

  5. aqif tahipi says:

    O daku ,eshte e kote te flasesh gratis se nuk te pjerdh kerrkush . Po te lexosh rezultatin e Dibres dhe Kolonje mund te arrish te kthjellohesh sadopak.Nese nuk te le kush te kthjellohesh ,neve qe votjme ps nuk na plas fort hajdarmalluta .

  6. capi dhia says:

    Arsyetimi qe shkruan Nikollaqi, publicist dhe politikan i deshtuar si “Baba” i demokracise shqiptare, bie era pleh fillim mbarim. Duket se ne rinine e vet ka pas qene puntor krahu ne stallat e kooperatives. Nuk i ndahet muti kepuces.

  7. lali says:

    si do qe te jete Basha prape nuk fiton edhe sikur te behet bashke me Blushin,me qe ky i fundit do shkaterroje PS

  8. albpetrol+ Endri Pyka says:

    Te shkruash qe nga PS do vrapojne tek LSI eshte te shohesh endrra me sy hapur Ka shume te pakenaqur ne PS ,por LSI eshte parti plehrash ,hajdutesh dhe kriminelesh .LSI fatkeqesi kombetare

  9. ESAMAELI says:

    ENDE MERRENI ME KETE TIPIT NIKOLL LEHESIN O MERO BAZE. ËSHTË ULJE PËR GAZETËN TËNDE KUR I BOTON TRAPLLIQET KETIJ TIPIT QE AS KUR ISHTE NE KOHEN E VAKTIN E TIJ NUK SHKRUAJTI NDONJE SHKRIM TE HAJRIT. ATHERE GJUANTE PASUNARET E PS ME MAMUTHIN E KORUYPSIONIT NE TOP TE LISTES, TANI I LEPIHET LIKE FLORIRIT, SI NUK U NGOP KY NJERI. EDHE PALLATIN QE KA NGRIT PA LEJE E KA DHENE ME QERA TEK ITALIONET E PRAPA NUK NGUPET ME PARE. SHKRIM SERVILIZMI DHE SHERBESTARIE NDAJ LIKE FLORIRIT ESHTE NDAJ MOS E MERNI SERIOZISHT….

  10. shvejk says:

    Fakti qe Ilir Meta nxjerr kte gjobaxhiun per te bere diversion ,tregon qarte qe Iliri eshte shume i trembur dhe i pa sigurt per zgjedhjet. Eshte momenti me i mire per ta larguar pergjithmone kte gangrene te politikes Shqiptare. Mjafton qe kushdo te votoje sipas bindjeve te tij PS ose PD , sepse ai qe voton LSI nuk ka bindje politike por vetem interesa financiare. Kaq e thjeshte eshte zgjidhja , dhe me ne fund nuk do tia degjonim me emrin ktij krimbi te pa fytyre.

  11. lavdosh says:

    Ne fakt parashikimet e Nikolle Lesit nuk jane vecse shkrime mafioze. Ata qe ndjekin Koha Jone (une e bej vetem per te pare intrigen dhe veprimet mafioze te rradhes) e kuptojne fare lehte se N Lesi eshte ne sherbim te LSI-se, kender Rames dhe padyshim kunder Cameve dhe Muslimaneve ne pergjithesi (kjo nuk me shqeteson). Niveli i shkrimeve te N Lesit dhe Spiten Prulli-t jane ne me mirin nje nivel medioker dhe muhabet kafeneje. Sa oper shkrimet e F Cupit, Shkurtit etj etj as qe nuk i hap fare. Me siguri N Lesi do kete marre premtime per te qene ne listen e LSI-se

  12. Arber I says:

    PS-ja duhet te punoje me Skender Gjinushin dhe Paskal Milon qe ata te dy, sic e prishen Prtine Socialdemokratike, ta bejne perseri unike dhe t’i lene brezave te rinj, si nje aleate e besueshme e PS.

    1. Pompisti says:

      O ti Nikoll Leshi sa lek merr nga Ilir Floriri per te mbajtur ate gazeten tende te qelbur. Paska pasur te drejte Sal Berisha qe te dogji gazeten. Iliri, Monika dhe te gjithe hajdutet e ps dhe pd qe ju bashkuan LSI nuk do te marrin me shume se 9 deputet. Zgjedhjet po afrojne.

  13. Jimi says:

    E vertet more Koli! PS-ja ne pushtet ka rrjedhje te votave , por ti e di shume mire se kjo rrjedhje nuk ka ardhur thjesht per shkak te konsumit te pushtetit, ti e di shume mire se nje pjese e mire e kesaj rrjedhjeje ka ardhur si pasoje e koncensionit qe ju be Don Metes nga pushteti. Nje gare elektorale pa shejtanin brenda do te rikuperonte ne mase te konsiderueshme kete rrjedhje, si edhe do ti jepte ate qe meritonte floririt te vogel.

  14. tironsi says:

    Po zemra. Shqiperia blue sic thoshte Sal bej Berisha, edhe kur humbi te gjitha qytetet e shqiperise. Sa per dylbi, shikoni 92shin se vetem atehere moret vota, se sju njihte njeri. Tani vetem pushime te paguara nga shteti (burg)do merni se gje tjeter…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *