Rama komenton përplasjen mes Adriatik Llallës dhe Donald Lu

 

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Kreu i qeverisë u shpreh se Vettingu nuk bëhet për ambasadën e SHBA­së dhe as për Kryeprokurorin, por për të çliruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit.

Vettingu nuk është as për mua, as për as për ambasadën e SHBA, nuk është as për kryeprokurorin.

Vettingu është për çlimin nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Vettingu është që të çlirohemi nga të korruptuarit”, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë gjatë një takimi me përfituesit e skemave lehtësuese të OSHEE-­së.

“Nëse kamatvonesat e faturës së energjisë elektrike do të ishin zeruar që në nisje të reformës, ajo do të kishte dështuar”, deklaroi kryeministri Edi Rama ne kete takim.

Kundërshtarët e reformës nga të katër anët vunë kujën, falni kamatvonesat, falni kamatvonesat. Nëse ne do të kishim falur kamatvonesat që në momentin e parë, reforma do të kishte dështuar dhe ne do të kishim dështuar në një nga aspektet më të rëndësishme të projektit tonë për të bërë shtet.

Sot ne kemi 453 mijë konsumatorë që kanë aktmarrëveshje me shtetin dhe që janë në një marrëdhënie reciprociteti me kompaninë. Konsumatorët i përgjigjen kompanisë sipas detyrimeve të tyre dhe kompania ua kthen dhe do tua kthejë duke ua lehtësuar barën e të shkuarës që është barë e përbashkët, ështe dhe bara e një pushteti që kupton se ato para të papaguara vinin dhe si rezultat i mungesës së shtetit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se shteti social nuk ndërtohet se duhen vota.

Nuk ndërtohet shteti social se duhen vota, duke mbajtur fjalime kundër çdo reforme dhe duke iu rrotulluar thikën në plagë më të varfërve dhe atyre që kanë më pak duke u thënë se faji pse ju jeni në këtë gjendje është i atyre që sot drejtojnë.

Të gjithë ata që flasin sot dhe ju tregojnë ju se sa shumë po vuani, sa dhimbje keni, sa halle keni, jo vetëm që ishin këtu, po e kanë pasur mundësinë të tregonin me vepra sa shumë e vrasin mendjen për ju e bëjnë për ju. Nuk e bënë”, tha Rama më tej.

Bashkë me ministrin Gjiknuri, kryeministri prezantoi dhe nismën për abonentët të cilët nuk jetojnë në shtëpitë e tyre por në emigracion.

Ai tha se leximi i faturës do të bëhet katër herë në vit.

Brenda vitit leximi i faturës do të jetë kudo, jo më siç i duan sytë dhe ia kërkon xhepi një lexuesi që në bazë të rryshfetit bën faturën, po siç e lexon kompjuteri. Nga ana tjetër siç tha ministri po punohet për të vendosur një mesatare, që leximi mos të bëhet çdo muaj por 4 herë në vit”, tha kryeministri Rama më tej.

Të paguhet një mesatare mujore, dhe leximi i faturës të lëxohet një herë në tre muaj dhe aty të bëhet azhornimi nëse ka më shumë detyrime operatori ia kthen qytetarit, ose e kundërta. Do të thotë që dhe qytetari mësohet me një pagesë konstante, po ka mudnësi të korrigjohen abuzime”, u shpreh ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Rama paralajmëroi se do të ketë ulje të TVSH-së së energjisë, por kjo kërkon të gjithë sistemin të ndërtuar dhe që është i kontrolluar dhe i kontrollueshëm nga qytetari.

 

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Rama komenton përplasjen mes Adriatik Llallës dhe Donald Lu”

  1. hasan says:

    Nqs vettingu nuk behet per Berishen e Meten si dhe veglen e tyre Llalla, atehere z.Rama ju keshillojme qe te mos e vazhdoni me kete reforme. Vazhdimi i referomes me sa duket po i shmanget peshqeve te medhej, atyre qe e shkaktuan kete katrahure ne drejtesi dhe gjithe vendin tone, e po merret me cironkat, qe nuk paraqesin asnje vlere.

  2. Valter says:

    Mos u lodh kot me shqiptaret ,shiten per nje thes me mjell.
    Per te gjithe ata qe perzute jashte ,cfare premton,mbase na mbushet mendja dhe vijme te vojme.
    Do ta kuptojme nese genjeni.

  3. beni says:

    dhe te korruptuarit jane berisha me berishet biologjike, basha, mediu, ruli, imami, tafaj, enno, ilir meta, haxhinasto, gjiknuri, rama, tahiri, beqja, nikolla, idrizi dhe te gjithe te emeruarit ne poziccionet kyce si kryetare bashkie, drejtor i oshe dhe keshtu me radhe…kjo eshte o kryeminister qe juve nuk jua mban c… te pronuncoheni per te korruptuarit nderkohe qe shqiptaret i dijne dhe vendosin gishtin qe nga ju ishi para jush ishi meta ishi nano per te vazhduar me veglat tuaja ne drejtesi qe nga gjykata kushtetuese, ajo e larte e keshtu me poshte. Ju jeni vetem banda qe keni uzurpuar pushtetin dhe vidhni pa as edhe nje skrupull parate publike por ndoshta nje ddite do te vije dita qe ju te paguani te gjithe

  4. perkthyesi says:

    Po per mbifaturimet qe kane bere faturistet delenxhinj dhe injorante, dhe qe administra as nuk i merr parasysh qe te zgjidhen, pse nuk flisni? Administrata e OSHEE eshte e korruptuar ne palce, dhe teresisht e paafte! Nuk e di, pse nuk doni ta kuptoni? Kete pyetje i a drejtoj kryeministrit, ne se ka kohe dhe nge ta lexoje.

  5. Adam says:

    Edy Rama ‘ Bajge Qytetare ‘ Sali Berisha ‘Bajge Fshatare me ne fund duket se po hiqet Çatia e kesaj haleje qe qelbi Shqiperin per shekuj

  6. Shoqeria civile says:

    @ perkthyesi
    A ja mban faturistit PA Marre urdher nga drejtori ?

  7. capi dhia says:

    More po a e di ky ministri apo kryeministri se ne Durres, Kavaje, Fier Vlore jane bere mijera faturime fallco ose vjedhese, ne shumen 3500 leke, per nentorin dhe dhjetorin 2016, ndaj konsumatoreve te cilet kane banesa per behar, per stinen e veres, dhe ne dimer nuk i perdorin ato fare, fare. OSHEE thote se jane bere faturime te gabuara, po megjithate nuk po i heq gabimet nga sistemi. Kane pergjegjesi, ndjenja, kulture, respekt per klientin popull keta … te OSHEE. Shenoj … sepse nuk mund ti quaj nepunes shteti. Deri kur do te lengojme nen poshterimin e KESH, CEZ, OSHEE, neve klientet e rregullt ? Dritat i paguanim edhe ne Diktature, po … . Ne Demokraci duhet te jete edhe me mire, apo Jo?!.

  8. Gani Malushi says:

    Zoti kryeminister nje gje sduhet te harroni Ju:ate qe se ben dot Qeveria apo Shteti do ja beje padiskitim Zoti I Madh (megjithese shumica e shqiptareve po edhe Ju s’besoni ne Zot).
    Keto reforma qe ju ja trumpetoni Shqiptareve me te madhe jane ”dokrra hini”thjesht tja p****ni mendjen njerezve.
    Filloeni nga vetja dhe hajdutet kusare te babezitur Meta,Basha,Berisha e sa e sa te tjere.E thene me gjuhen e popullit ZULLUMI do tu mbuloje perjetesisht ju dhe familjet tuaja,no questions about this..period.

  9. andromeda says:

    Ty të lumtë palla, o Adriatik Llalla. I vure të tërë me shpatulla pas murit. Tani i kuptojmë kanosjet që bëre ca ditë më parë, ku përmendej dhe kryeministri (mister 20 %-shi). Jeni të gjithë delanxhileri dhe s’ka reformë dhe departament shteti që ju kap ju, peshkaqenët e mëdhenj të politikës. Si u bëka reforma për popullin kur në krye qëndron kasta e banditëve si Berisha, Luli, Meta, Rama e Llalla me kompani, të cilët ia arritën t’i shpëtojnë ndëshkimit edhe pse kanë vjedhur e varfëruar këtë popull. Donald Lu, lodhesh kot se këta horra s’i kap dot , edhe pse ti përbetohesh. Apo je dhe ti në të njejtin kazan çorbe të fëliqur?

    I mjeri popull

  10. zhaku i pamposhtur says:

    L. Bm bm. .ljb. .mbPse edi projekti juaj është të bëni shtet ? Po përse zgjodhe metën ti edo?dhe ku je kkaq i sigurtë ti për vetingun?..askush nuk mund ti shpëtojë drejtësisë..ti nuk ke përse drejton gishtin se kë do ndjeki drejtësia sepse stë takon ty..(ti mir do bëje të ruash gjakftohtëësinë se si dihet nga do marri ‘i gjati’)
    ti e akuzove rëndë saliun dikur kur ishe në opozitë..hajt pra erdhi ora e ‘gungaçit’..

  11. Arber I says:

    Bravo Rama! Une kam qene jashte Shqiperise tek djali, pasi Sali Berishovici me hoqi nga puna dhe me hodhi ne rruge per te dyten here, sapo u kthye ne pushtet per te dyten here. Nuk jam aspak ndonje figure zyrtari apo politike, thjesht nje redaktor ne nje insstitucion qe ai e shkriu dy here. Kete vit kam vene re se shteti shqiptar po funksionon si ne Europe dhe Amerike ne dy aspekte: 1. Neper dyqane, ne kohen e Sales, po te kerkoje fature, ishte rrezik te pespje ndonje frakture; ndersa atani ta japin faturen me zor. Ne kohen e Sales neper kafene te mbyste tymi i duhanit vdekjeprures, tani edhe pronari i kafenese e pi cigaren jashte lokalit Prandaj kam besim se do te rregullohen edhe faturat e dritave dhe ujit. Kujdes pensionistet shqiptare, se jane nga me te varferit ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *