Tahiri në Shkodër: Roli i komuniteteve fetare, themelor për çarmatosjen e mendjes dhe shpirtit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në një takim me komunitetet fetare dhe banorët e zonës së Dajçit në Shkodër për fushatën ‘’ Shqipëria pa armë’’. Në fjalën e tij ministri Tahiri ka deklaruar  se armët janë një e keqe e madhe që nuk kërcënojnë vetëm të sotmen por të ardhmen çdo qytetari.

“Më shumë se të çarmatoset komuniteti duhet ta fillojmë duke çarmatosur shpirtin nga dhuna, nga represioni, nga e keqja që shpesh na detyron të jemi përballë njëri-tjetrit dhe disa prej nesh, kuptohet në moment e sipër të përdorin dhe armët. Dhe në fakt duhet të të mbështes për atë që the se realisht më ngjau shumë e arsyeshme. Burrë është ai që fal. Kush justifikohet me traditën që shqiptari nuk e lëshon armën bën gabim. Për sot dhe për të ardhmen që duam, është sistemi më i keq i vlerave për të rinjtë, të cilët mund t’i referohen arsyes, mund t’i referohen dijes, mund t’i referohen besimit, por kurrë nuk mund t’i referohen dhunës dhe armës’’, theksoi Tahiri.

Duke ju drejtuar banorëve të por edhe të rinjve Tahiri i kërkoi atyre t’i bashkohen nismës dhe t’i mbushin mendjen sa më shumë njerëzve, pasi  vetëm në këtë mënyrë mund të kemi Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

‘’ Nuk ndërtohet duke parë secili brenda oborrit të shtëpisë. Jo, kjo bëhet vetëm duke bindur njëri-tjetrin. Kjo bëhet vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke qitur forcën dhe ndriçimin për të bërë atë që duhet. Duke lënë pas krahëve dhunën dhe mbi të gjitha armët. “Shqipëria pa armë” është një objektiv i yni madhor. Si qeveri po e po, për Ministrinë e Punëve të Brendshme është prioritet absolut. Por, duhet të jetë prioritet shpirtëror i secilit që sot njeh dikë që ka një armë apo di dikë që mund të ketë pasur armë në të kaluarën dhe secili prej nesh duhet të gjejë forcën e nevojshme për t’i bindur që të dorëzojnë armët’’ shtoi ndër të tjera ministri Tahiri

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *