Tenori i njohur denoncon se i morën makinën nën kërcënimin e armëve, ndërsa rrinte i shikonte nga ballkoni

6 Shkurt 2017, 15:53Kronika TEMA

Tenori shqiptar Ylber Gjini, thotë se i kanë vjedhur makinën.

Ngjarja ka ndodhur ndrërsa gdhihej dita e sotme.

“Te dashur miq .

Sot ne oren 03 nen kercenimin e armeve nje grup grabitesish prej tre vetesh rembejne makinen time qe ishte e parkuar poshte ballkonit.

Edhe mbas reagimit tone nga ballkoni, ata me pistoleta drejtuar ndaj nesh e cuan deri ne fund misionin e tyre kriminal.

Jeta jone e pa sigurte dhe gjitheashtu dhunimi dhe rembimi i prones pasiguria e saj, por me e dhimbeshmja eshte se mbas denoncimit te menjehereshem ne organat pergjegjese te policise ajo nuk “pati” mundesine dhe aftesine te neutralizonte keta kriminele.

Tani nje makine e thjeshte e mare me kredi 10 vjecare e nje artisti qe eshte ropatur per 25 vjet ne skene befas zhduket nen kercenimin e armeve nga race e felliqur kriminelesh dhe te adresuar me perpikmeri mes qindra makinash shume te shtrenjta tregon se artisti eshte i kercenuar dhe i pa mbrojtur nga strukturat shteterore pergjegjese per mbrojtjen dhe sigurine e jetes dhe prones.

Ne ditet ne vazhdim do i kerkoj trupit diplomatik te akredituar ne Tirane te mare ne mbrojtje jeten time dhe te familjes.

Arti me pistoleten nuk mundet te bashkejetojne.

Flm Zoti i mbrofte artistet”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 “Jam me fat që jam gjallë”

“Jam me fat që jam gjallë”. Kështu thotë mes lotësh në një rrëfim për “News24” e “BalkanWeb” solisti i teatrit të Operës në Tiranë, tenori Ylber Gjini, i cili rreth orës 03:00 të së hënës ra pre e një grabitjeje me armë.

I përlotur Gjini tregon se makinën e blerë me kredi dy muaj më parë e kishte parkuar poshtë ballkonit të banesës së tij në zonën e Yzberishtit, ku 3 autorë të maskuar dhe të armatosur pasi i thyen njërin xham ia grabitën. I biri kishte ndjerë zhurmat dhe e ka njoftuar. Të dy kanë dalë në ballkon, por autorët i kishin kërcënuar me armë.

“Në orën 2:54 dëgjoj zërin e çunit që po bërtiste në ballkon. Kur dal unë, i fundit që hipi në makinë nga të tre kriminelët me maska, me kobure, me pistoletë në dorë u fut në makinë”, thotë tenori.

Menjëherë pas kësaj skene Ylber Gjini ka njoftuar policinë. Forcat e komisariatit nr. 6 që patrullonin në zonë janë vënë në ndjekje, por gjurmët e grabitësve humbën në Mëzez.

Kjo nuk është hera e parë që artisti bie pre e grabitësve ai tregon se i kanë grabitur më herët biçikletën, motorin dhe një bar kafe që administron.

“Tani i bie që të punoj 10 vjet për ta shlyer makinën se e kam marrë kredinë për 10 vjet. I bie të punoj 10 vjet për hajdutin. Më kanë vjedhur tre herë. I bie që gjithë jeta të punosh për hajdutët, për kriminelët”, thotë Gjini.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është e pa ndriçuar dhe pa kamera sigurie. Kjo i ka favorizuar grabitësit që të largohen pa lënë gjurmë. Në këto kushte artisti Ylber Gjini i bën apel shtetit që të sigurojë familjen e tij dhe të jetë e pranishme në zonën ku ai jeton.

5 komente në “Tenori i njohur denoncon se i morën makinën nën kërcënimin e armëve, ndërsa rrinte i shikonte nga ballkoni”

  1. saliu says:

    Se pari Ylber Gjini nuk eshte tenor por bariton. Se dyti do ti rekomandoja te mos beje politike me vjedhjen e makine se hajdute ka ne te kater anet e botes. Makina vidhen kudo, te ra shanci i keq edhe ty, por mos politizo se nuk nxirret dhjame nga pleshti. Aplikove per drejtor te Operas dhe nuk fitove (dhe mire bene qe te skualifikuan sepse nuk ke as aftesi as kapacitet per ate pune) por kjo nuk ka lidhje me hajdutet e makines.
    Me vjen qe te kane vjedhur, te ngushelloj sinqerisht.

    1. Geri says:

      Të kishin vjedhur ty dhe ta shikoje a do mundeshe të arsyetoje si z. Gjini. Por ti mbetesh kellira e radhës që flisni me mllef e nuk dini cthoni. Nuk garantohet asnjë siguri.

  2. A says:

    Keta keqberes dhe keto fenomene fatkeqesisht ne shtim jane produkt i shoqerise tone dhe per kete pergjegjesit kryesore jane pjesa me e shkolluar qe si te gjithe ne teresi bie pre e vetvetes. Te gjithe duam drejtesi por nuk duam njerzit e drejte.

  3. Dino says:

    “Sa cudi”qe te gjithe keta nga rraca e krimineleve kacakeve, banditeve, kusareve,paraziteve,qelbesirave e felliqsirave sa here qe kryejne vepren kriminale te rradhes ne Tirane largohen nga drejtimi i Kamzes apo e thene me sakte nga Veriu.
    Tani pyetja shtrohet a jane maloket rraca me degjeneruar dhe me robqire qe ka planeti toke!!

  4. KOZi says:

    Epo cti besh ,po te kishe nje automatik edhe pse nga ballkoni hajdutet do iknin. Apliko per leje arme tani……tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje