Tentoi ta mbyste gruaja dhe djali, flet i dhunuari: Litarin e kishte në gji dhe…

6 Shkurt 2017, 09:10Kronika TEMA

Pas arrestimit nga policia e Lushnjës së Nafie dhe Artur Cani, nënë e bir, banues në fshatin Gramsh të Lushnjës, me akuzën se tentuan të mbysnin kryefamiljarin ka reaguar ky i fundit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku dy të arrestuarit kanë tentuar të mbysin me litar kryefamiljarin Enver Cani, 57 vjec, pas një debati në familje.

“Ka tre ditë që ikën dhe më thotë të mos i dal para. Shkoi te nëna e vet, ndenji dy ditë dhe erdhi dje në shtëpi. Kish marrë litarin, e kish fut në gji dhe erdhi bashkë me djalin e tentuan të më mbysin, duke më hedhur litarin në fyt.

Më pas njoftova policinë dhe u mbylla në dhomë, por edhe aty erdhën e me shqyen derën me shkelma. Djali madje kishte edhe thikë, ndërsa goca e vogël u tmerrua”, tha i dhunuari Enver Cani për Top Cannel. Ai thotë se kjo ngjarje nuk është hera e parë që ndodh, por kurrë nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.

Ai shton se, si bashkeshortja dhe i biri kanë probleme mendore dhe janë shtruar disa herë në spital, por pas mjekimit kanë dalë sërish. Nafija largohet shpesh nga shtëpia dhe sa herë kthehet debaton me të.

Sikur të mos mjaftojë kjo, atij i duhet të kujdeset edhe për vajzën e vogël, e paralizuar, dhe gjithashtu me të meta mendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje