VIDEO/ Agron Duka: Si më fëlliqi shoferi para zyrtarit të BB-së. U bë tape dhe i thoshte zyrtarit japonez, “pije me fund, o kinez!”

Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka ka rrëfyer në emisionin “Xing” me Ermalin një situatë të sikletshme me shoferin e tij.

Ai ka thënë se kur ishte ministër, shoferin e kishte shok të ngushtë dhe moshatar.

“Njëherë ftova një zyrtar të Bankës Botërore për një darkë private.

Dhe meqë ishte private i thashë edhe shoferit të vinte të hante me ne që të mos rrinte jashtë.

Ai rrinte si zotni dhe më thotë, a ta pi një gotë?!”, tregon Duka.

“Po i thashë, por e piu një shishe verë dhe pastaj i hidhte lekë këngëtares”, vijon Duka.

Ai zbulon se këngëtarja ishte Liljana Kondakçi, por kur i kërkoi të ndalonte, shoferi iu përgjigj:

“Ça ke ti re, pse lekët e tua janë?!”.

Duka tha më pas se ai i fliste shqip zyrtarit të BB-së, i cili ishte japonez duke i thënë:

“Pije me fund, o kinez!”.


20170206-200041 by e-d21

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...