VIDEO/ Intervista e fundit e Dritëro Agollit. Reciton poezi për pijen dhe Sadijen

6 Shkurt 2017, 14:49Kulturë TEMA

Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, shkrimtari i madh Dritëro Agolli gjeti forcë për të dhënë një intervistë televizive.  Askush nuk do ta mendonte se ky do të ishte edhe rrëfimi i tij i fundit për media.

Krah tij si gjithmonë qëndron bashkëshortia Sadije, e cila u shndërrua në simbol të betimit klasik të dashurisë “Deri sa vdekja të na ndajë”.

Agolli flet lidhur me bëmat që kishin shënjuar jetën e tij nga fëmijëria deri më sot.

Me një gjuhë mjaft popullore,  gjeniu i letrave sjell në vëmendje fragmente nga fëmijëria e tij në vendlindje  dhe lidhja e ngushtë që ka me Devollin dhe devollinjtë.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me politikën, shkrimtari  kundërpërgjigjet  duke  sjellë shëmbuj konkretë që tregojnë se politikanëve u vdes emri shpejt ndërsa letrarët sigurojnë  jetesën e emrit të tyre ndër vite.

Tek sa komenton prurjet e tij më të fundit letrare, kolosi i letrave suprizon kur thotë se lexuesit deri më tani nuk kanë lexuar akoma as gjysmën e krijimtarisë së tij.  Ai siguron se në arkivat personale ka edhe shumë dorëshkrime të tjera të cilat pasardhësit e tij do t’i sjellin një ditë për lexuesit.

Në fund shkrimtari nuk nguron as të rrecitojë ndonjë poezi të shkurtër nga libri i tij i fundit me titull “Prit dhe Pak”.  Titull i cili i drejtohej vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje