Adriatik Llalla shfaqet në Bruksel dhe “paralajmëron” se tani do të merret me Vlahutin dhe Ramën, pas Donald Lu

7 Shkurt 2017, 16:55Politika TEMA

Adriatik Llalla është shfaqur sot në Bruksel.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një njoftim, ku thotë se:

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës evropiane kundër mashtrimit (OLAF), Giovanni Kessler, me të cilin ka biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

Kryeprokurori ka informuar zt. Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë”.

Në fund, zyra e Llallës paralajmëron në mënyrë të kamufluar edhe ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila është sulmuar nga disa media për një vilë që ka blerë BE në Tiranë.

“Zyra OLAF është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së”, thotë zyra e Llallës, a thua se e kanë pritur Llallën në Bruksel për të shkuar dhe të hetojë korrupsionin e BE-së, pasi në Shqipëri bëri kërdinë.

Ndërkohë, gazeta “Koha Jonë”, mbështetëse e Llallës, thotë se kur të vijë nga Brukseli, Llalla nuk do të merret vetëm me Vlahutin, por do të arrestojë një ministër të Ramës.

Por përveç hetimeve për fondet e BE të vjedhura në Shqipëri me anë të zyrtarëve të Brukselit dhe atyre që rrinë në Tiranë e ku priten surpriza të mëdha për miliona e miliona fonde të përvetsuara, ka informacione se po pritet firmosja e fletëarrestit nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla për një ministër fuqiplotë të qeverisë Rama.

Ka një dosje hetimore prej muajsh e cila po hetohet në prokurori dhe tashmë është vendosur për arrestime. Informacionet  tregojnë se arrestohet dhe një zyrtare që kanë zv/ministre e që më pas ka kaluar në detyrë tjetër si dhe një numër zyrtarësh që kanë firmosur për tenderime disa milionë euro”, shkruan kjo gazetë.

Ashtu si Llalla, edhe kjo gazetë prej muajsh shkruan për arrestime të mëdha.

Por, deri më tani s’ka ndodhur asnjë gjë.

31 komente në “Adriatik Llalla shfaqet në Bruksel dhe “paralajmëron” se tani do të merret me Vlahutin dhe Ramën, pas Donald Lu”

  1. malokeria = qeneria says:

    Kete rradhe do e haje me te vertete Ilir Beqja. Fjalet jane qe do te arrestohet para mitingut te PD te dates 18 Shkurt. Me kete rast PD ka nje kauze legjitime (sipas saj) per te kerkuar doreheqjen e Rames. LSI si gjithmone lan duart dhe opsioni i qeverise teknike pa Ramen kryeminister eshte me afer se kurre. Gjithe qellimi eshte bllokimi i Reformes ne Drejtesi dhe kete e di edhe bufi pervec shqiptareve qe preferojne te mbushin kafenete. Per nje gje do mbahen mend shqiptaret, qe nuk u ngriten ne mbeshtetje te Donald Lu per te dhene nje mesazh te qarte se e perkrahin pastrimin e bordellos se quajtur Drejtesi nga te korruptuarit dhe kurvat burra apo gra. Te rrish ne shtepi ne keto kohe kur luhet e ardhmja e ketij vendi eshte shprehje e mungeses se sensit qytetar qe nuk e gjen as ne Afrike. Proteston PD per te mbrojtur vjedhjet e Berisheve, kurse shqiptaret rendin pas Metes, Idrizit dhe qenerive te tjera pa kuptuar se eshte jeta e tyre ne loje. Sheshet duhet te ishin mbushur per te kerkuar doreheqjen e Dhalles se thartuar, por … keta jem ne. Sipas kokes edhe festen.

    1. €piriiiiii says:

      Njerez…… Ruhuni nga Tik Dhalla se ka per te bere namin tani. Do ti leroj fene korrupsinit, por ce do spo i gjen dot vrimen. Hahahaha

  2. santiago says:

    LLalla ne shtator i ka arestimet mos prisni tani

  3. DANIEL says:

    A PO PERGATITET ADRIATIK LLALLA PER TE KERKUAR AZIL ? A ESHTE AI, AQ NAIV TA MENDOI KETE SI ALTERNATIV. NE SE ATA QE DO TE BEJNE VETINGUN DO TA KERKOJNE, TE JETE I BINDUR QE GJERMANIA DO TA KTHEJE.

  4. spata says:

    Pa lexuar se cfare eshte shkruar
    Ulu pak ne by.. se ne kembe permjerin kecat.Se cfare ke ndermendje te beshe kunder nje perfaqsuesi Evropjan e te SHBA more kec i shtire e dim shume mire . me Ramen e merr kurajon te hapesh gojen por me ta te pritet gjuha para se te nxjerresh kermen e pare .Ti more karagjoz nuk je ne gjendje te kuptosh se termeti i Vettingut e ka bere punene e tij dhe pa rrezuar akoma kriminelet,hajdutet epolitikanet e koruptuar .Populli e ka marre tashme mesazhin dhe ska force te ndali ndeshkimin me ligj apo pa ligj . Ai populli, qe ju duket dele ty dhe Sali lepurit, do tju vije nga mbrapa si hije derisa tju tresi si kripa e detit . Prit koqet e dashit te bien se do kesh mundesi te beshe sic ke bere deri me sot ne mbrojtje te krimit.

  5. Shqiptar says:

    Ç’do gjë duhet pritur nga Kamikazi i korruptuar, i kapur nga mafja Meta-Berisha përveçse i paaftë Adriatik Llalla. Katundari Gramshjot në krye të Prokurorise Tik Llalla do përdoret si kamikaz nga Meta dhe Berisha për të hedhur në erë Reformën në Drejtësi dhe ndoshta gjithë vendin. Janë momente kritike. Meta dhe Berisha do hidhen në sulm. Nuk dorëzohen pa rrëmujë.

  6. Aron says:

    Berisha po los me zarin e fundit. Askush nuk i degjon politikanet e PD ne Bruksel dhe kudo. Kjo e bene Berishen te detyruar te perdor Llallen me shprese se, si njeri i ligjit, mund te jete me i besueshem. Por duket gabon rende, pasi te gjithe ne europe e dine, se hallka me e korruptuar dhe demprurese ne Shqiperi eshte Drejtesia dhe njerzit e saj. Do ti dale boja shpejt dhe me Llallen dhe me pas ka per te ngelur si peshku pa uje.

    1. Bushi says:

      Aron! Jame dakord me ty.Ne kete moment qe Llalla ka shkuar ne bruksel,eshte dora e zeze dhe mendja e djallezuar e Sali Berishes per t’i shpetuar hetimit dhe burgimit te tije dhe familjes.Po e ndjen gjalle ai.Nuk ja doli drejteperdrejte,ka filluar me krahemarrje.Po perdor Llallen si gur zari.

  7. peco says:

    Sa keq duhet ta kete kapur kete Llallen Berisha qe po e perdor si lecke topi.

  8. alphade says:

    Shenim : Ky ” DHALLA” perpara te beje VETTINGUN ,pastaj le te
    shkoje e te ankohet ne te semer ! Pyetja eshte ne se do te dale
    i paster nga VETINGU apo do te jete i zhytur ne llumin e bitumit
    te Selenices ! Ve bast se ky myteber ka shkuar ne Strasburg per
    “lesh dhe do te dale prej andej i qethur e i rruar ” ! Keta i ka ter-
    buar pasuria ,prandaj VETTINGU ,ne radhe te pare e mbi te gjitha
    duhet investigojne pasurine dhe t’jua konfiskojne ate ,jo vetem ne
    Shqiperi por edhe jasht neper bankat e botes !

  9. TRAPI says:

    MINISTRAT JANE DEPUTETE …DUHET TI HEQI MANDATIN ,,QE S JA HEQ DOT…PO E FUTE BEQEN BRAVO TE QOFTE ,,,SE HAJDUT SI TY ESHTE…DEPUTETE SOC DO TE HEQIN QAFE SHPEJT DHE KANE TE DREJTE…

  10. Lennard says:

    Jam dakort me Komentuesin Spata.Ai kur te kthehet duhet te jape doreheqjen se po permjer me ere te kundert dhe shurra po ia lag surratin.Cfare arrestimesh do te beje Ai Legen?Po te jete per te arrestuar te paret duhet te jene Sali-Gerdeci,Like Floriri me te shoqen,Zeni i Babit,Fatmir Mediu,Lul-Sumkapuci,Bodja dhe nje sere Bazhibozukesh ndyresira .Po Ai nuk e ben dot se eshte pjese e atij Klani te Ndyre

  11. Valter says:

    Henkshin koken me njeri tjetrin,ne ka zot.

  12. Gjetoja says:

    PERSERI MER SI BURIM LAJMIN E KETIJ MASHTRUESIT NIKOLLIN LEHESI MERO. PO ESHTE TURP MO ZOTNI TE CITOSH KETE MECIN E SPITENIT TE LEZHES QE KA MOTE E MOTE QE BERRET ARRESTIME ARRESTIME ARRETIME NJESH ME LLALLEN E GRAMSHIT.PO KY NUK ESHTE SERIOZ MO MERO PSE E NDYN GAZETEN…

  13. albaniafirst says:

    Akoma merreni me kete kaqojin?
    Se kuptoj se perse e lene akoma ne karriken e bosit te organit te akuzes. A thua te kete dore Ilir floriri ne kete pune? Se heln=bête, nderi me nder lahet…

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Tani do bej namin.. Qenka procedure e pershpejtuar para shtatorit..Hold on to your log nuts, it’s time for an overhaul !!!! Smokiiinngg…

  15. Hasani says:

    Zyrtarja që ka qenë zv ministre dhe ka kaluar detyrë tjetër është Milva Ekonomi. Për projektin e ehealth të kredisë austriake dhe Projektin zviceran. Të dyja hajdutlleqe të papara.

  16. AVNI RUSTEMI says:

    KAQ NAIV TE JETE BRUKSELI ME DHALLEN ? SI THONI VALLE NUK E DI SE KUSH E VURI DHE KUJT I SHERBEN POLITIKISHT ? KY ESHTE FUNDI I TIJ.

  17. koha jone says:

    Berisha per te ruajtur veten , Shkelqenin ,eshte gati te perserisi nje 97 te dyte . Ka leshuar te gjithe zagaret e tij , per te destabilizuar vendin ,por perseri do te dale pa sukses , Europa tashme ja di te gjitha te palarat ketyre bushtrave dhe nuk ka se cfare ti ndihmoje ,por duhet vetem te pregatiten per vetingun . Llalla ka pregatitur arrestimin e Tahirit , por te shohim se cfare do te bejne mendjet e djallezuara ,qe duan te dalin se jane me te ndershmit ne bote . HA HA HA .

  18. "BOHOTINA" says:

    Bravo Sparta ke thene esencen…

  19. fieraku4u says:

    NE MUAJIN MAJ IKEN DORDOLECI JARI PA MUSTAQE, PAS NJE DITE LLALLA SHKARKOHET DHE HAPET NJE DOSJE PENALE PER KETE HAJVANE ORDINER QE I KA MARRE KOKA ERE.

  20. Fan noli says:

    Shume e sakte ajo qe shkruan me pseudonimin malokeria. Respekte !!!!

  21. tomsojeri says:

    Nuk dua te merem me Adriatik ,me falni me Keneten LLalla sepse nje “kenet “qe mban emer deti prodhon vec infeksion e er te qelbur ,por dua te pershendes komentusin lart “malokeria=qeneria” per cka thot e qe esht qeleshja e ktij kombi pasojat e te cilit vuajm ! A ka rast me te paster or popull i shperber, se ky qe po na jep ambasadori Lu? Cfare prisni , ku esht zemrimi ,padrejtesia , krimi e hajnia qe ju pllakosi per 35 vjet e ju eresoi driten e jetes qe meritonit ! E di, i rat shkurt e moret rruget, sepse Shqiperis i mungoi prijsi ,i mungoi udheheqja e paster dhe ra ne dor te gangstereve kriminel te pangopur e si ai qeni rahur pranuat shtypjen, dhunen e talljen ! Avni Rustemet kan vdekur bashk me shpresen e dashurin per Atdhe, se kta bandit e gangster per kte punuan ,por sot, ky Ambasador qe esht Ylberi i pas ktij shiu te madh ,a nuk duhet te duartrokitet per sa po ben per ne, per ne te pesuarit qe perfaqesojm 90% te ktij populli ? Ku jemi pra ? Kjo klas e qelbur po kerkon te mbrohet e te kafshoj edhe kte dor te art e te Madhe, qe po kerkon te na shpetoj prej tyre, e ne presim si qent ne henes, te na vijn te mirat qe na takojn ! Jo vetem aq, por kta zvarranik bandit, po kerkojn te nxjerin ne protesta ate pjes shqiptaresh, qe vetem shqiptar nuk mundet ti quash e te mos e ndyej doren me fjal te renda ,dhe kte per te krijuar opinion andej ku po ju vjen fundi ! Rin prisni ,rini e strukuni te shikoni shpetimin nga brim e celsit opopull i shtypur e i dhunuar ! TURP ………

  22. shabani says:

    Tiku do ti fusin topet ne big

  23. kopani says:

    Po keta politik beresit e P D se Shqupit duhen arestuar e gjykuar me Ligje Te nje Shteti te se Drejtes .Me akuze : Per percarje , konflikte , destabilizim te funksjonimit te shtetit ? ! Kjo bande Kriminale do deshmoje se kerkon e ben thirje nje grushti mercenaresh anti shtet , anti shqiptare te bere pale me Kriminelin Berishe dhe maskarenjte qe i shkojne pas dhe duhet te japin llogari para gjykatave te shtetit ligjor i cili shume shpejt do sjelle ndryshimet e priteshme .

  24. Shaboni says:

    O Tiko po mir e plak kaq naiv je ti qe pranon postin e kryeprokurorit nga Sali Berisha!!?? Na çudite daje qeke i trash fare!
    Nejse mos i merzit se si ty e ka ngrene ne bithe i gjithe populli shqipetar ne nje çerek shekulli. Shif jeo dorheqjen dhe mos u boj budalla se Donald Lu nuk eshte hu gardhi aty.
    Ti plako me ate fytyre te perenduar nuk je per ate pune. Je fshatar prandaj te kane vene se nji serbes burre do e kishte nxjerr veten nga muti me kohe ne ate post qe ke ti.

  25. Z.lu ka patur te drejte qe pat thene ne e dime shume mire se kush po e pengon reformen ne drejtesi dhe keta Jane politikane te larte. Populli e ka tashme te qarte iliri dhe saliu me duket se po ja arrijne qellimit per ta shtyre deri ne zgjedhjet e ardhme.

  26. Arber Iliri says:

    Ka shku ke gruja ne Gjermani dhe i ka rene edhe nga Belgjika, per pjesen e pare te udhetimit nuk i takojne dieta dhe bileta, se keta katunare i fusin gjithe ditet me dieta.Nuk e kam me shaka por dua ti dal para se marrin edhe goxha leke tani me udhetimet e dietat.

  27. analisti says:

    Po ik more legen, e ke kenaqur duke bere punen qe te ka takuar per zyrtaret e larte ne Shqiperi, dhe te paska mbetur pa bere e zbuluar korrupsioni per Vlahutinin. Hori. Po ti nuk bere asgje sot e kater vite ne krye te prokurorise dhe asgje nuk nxore ne drite, apo te kane vajisur duart me para. Po vilat e Ilir Metes nuk te kane rene ne sy. Po pasurite e te tjereve me radhe Berishes, Rames etj. Po pasurite e prokuroreve e gjyqtareve a nuk te kane rene ne sy zoti Prokuror, po pasurine tende nga e vure zoti prokuror, pate aq para sa dergove dhe gruan per te lindur ne Amerike. Dhe ty zoti prokuror te mbeten punet dhe hetimet pa bere ose pa mbyllur, vetem se nuk e kishe gjetur akoma se nga e mori vilen zonja Vlahutin. O pika qe s’te bie e qe s’te ka rene zoti prokuror, fshatari i LIbrazhdit,

  28. hysa says:

    Drejtesine e don gjithkush… po frika qe kane mbjelle .. diktaturat ne Shqiperi … kane mbjelle … frike

    eshte kaq i varfer populli…….sa edhe po te humbase ate ndihmen 2000 lekeshe trembet…

    ju gazetare, shoqeria civile qe cirreni qe pse nuk cohet populli,,, pse nuk dilni vete te paret te protestoni….apo edhe ju humbni 2000 lekeshin??

    jooo ju humbni te tjera privilegje…. po dini kete… o popull pse nuk coheni

    Ne Rumani popullin e ka cuar opozita

  29. F.Halili says:

    ju jeni stupid medja qe botoni cdo fjale qe flitet rrugeve ,edhe me dashje apo pa dashje u sherbeni njerzve qe punojne keq e ne dem te shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje