Albin Kurti: Tirana më e avancuar se ne në qëndrimet ndaj Serbisë

7 Shkurt 2017, 20:32Rajoni TEMA

Për Albin Kurtin, ish- kreun e “Vetëvendosjes”, Tirana zyrtare po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi.

Deklarata e kryeministrit shqiptar se nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen, duket se ka gjetur përkrahjen e “Vetëvendosjes”.

Sipas “rebelit” të politikës kosovare, kundër Serbisë reagimi duhet të jetë si komb.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë lindin pas ndalimit në kufi të një treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” vizita dhe deklaratat e Ramës në kosovë ngjallën reagime në Beogradin zyrtar.

1 komente në “Albin Kurti: Tirana më e avancuar se ne në qëndrimet ndaj Serbisë”

  1. iliret, pellazget ,dardanet says:

    TE GJITHE ATA KOSOVAR QE DUAN BASHKIMIN ME SHQIPERINE ,DUHET TE BEJNE DURIM , SEPSE AJO DITE NUK ESHTE E LARGET . VETE EUROPA DHE AMERIKA DO TE NA BASHKOJNE ,ASHTU SI NA NDANE , PASI TASHME E KANE KUPTUAR ,QE KANE BERE GABIM TE MADH QE E KANE COPTUAR SHQIPERINE DHE POPULLIN E SAJ NE 5 COPA . NDOSHTA KJO NUK ESHTE LSJM I MIRE PER SHUME POLITIKAN KOSOVAR , POR PER KOMBIN TONE ESHTE NJE ENDER SHEKULLORE . SHQIPERIA E MADHE DO TE JETE DHE ME MAQEDONINE ,SHUME ME TE FORTE EKONOMIKISHT DHE ME TE LUMTUR .
    KOHA ESHTE PER NE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje