Arrestohet në Holandë atentatori i familjes Çapja në Elbasan

7 Shkurt 2017, 21:00Kronika TEMA

Policia holandeze ka arrestuar ditën e sotme Shkëlzen Hasanpapajn, 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si atentator i familjes Çapja.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të kësaj familjeje.

Për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar.

Hasanpapaj u identifikua nga policia pas një hetimi të gjatë nga Prokuroria e Elbasanit.

Ai ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet pranë vendit ku ndodhi sulmi.

I riu është i dyshuar edhe për një tjetër atentat ndaj Florenc Çapjas në qershor të vitit të kaluar, ku mbeti i plagosur miku i tij dhe një punonjëse e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje