FOTOT/ Kështu bëhet dasma në Mosulin e lirë

7 Shkurt 2017, 16:00Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kështu bëhet dasma në Mosulin e lirë

Pasi pritën për një vit për t’u martuar, Jassem, 20 vjeç dhe Rana 18 vjeçe më në fund lidhën kurorë në pjesën lindore të qytetit irakian të Mosulit, i cili ka qenë një ndër më të goditurit nga lufta.

Vetëm dy muaj më parë, banorët e qytetit ishin shuam të frikësuar që të largoheshin nga shtëpia, pasi i trembeshin ndëshkimit nga terroristët e ISIS-it.

Pas 2.5 vite torturë, tani qyteti kontrollohet nga qeveria irakiane dhe dasmorët pa frikë vallëzuan dhe kënduan ën rrugët e qytetit.

Oficerët irakianë dhe miqtë qëlluan me kallashnikovë në ajër për të festuar, kurse nga makinat vinte muzika me zë të lartë ndërsa njerëzit kërcenin.

Kjo është dasma e parë në Mosulin e lirë dhe nusja mbante veshur një fustan të bardhë të stilit perëndimor, ndërsa disa gra nuk vunë fare shami.

1 komente në “FOTOT/ Kështu bëhet dasma në Mosulin e lirë”

  1. Treviso says:

    Pas kaq kohesh lufte e torturashsheqyr qe arriten te festoje populli me i lashte dhe me i kulturuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje