FOTOT/ Ngjyrat e pallateve, kartolina e re e kryeqytetit

Kryeqyteti ka filluar që të marrë sërish jetë. Ngjyra e errët prej pluhurit apo e dalë boje prej viteve, ia ka lënë vendin ngjyrave të penelit të punonjësve të ndërmarrjes Nr. 3 të kryeqytetit.  Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.

Siç mund të shihet nga këto foto të realizuara në disa prej rrugëve ku ka filluar puna, e cila pritet që të shtrihet edhe në zona të tjera, përveç lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.

Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj do të shprehej se kjo nismë ka ndikuar pozitivisht edhe në ekonominë e qytetarëve, duke rritur vlerën e pronës.

Nuk e keni idenë se çfarë impakti ka në komunitet prania e ngjyrës, prania e hijeshisë dhe e shumë fasadave që janë transformuar. Di t’ju them që në zonat ku janë ribërë fasada, e rrugës së Durrësit, në një takim që kisha me agjencitë imobilare, me Agjencinë e Pronave, thonë se është e çuditshme se si janë gati të blejnë më shumë në një pronë në të njëjtën shtëpi që s’ka ndryshuar fare, vetëm prej faktit se  pallati nga jashtë duket shumë më tërheqës, shumë i pastër, shumë më estetik”, do të shprehej Veliaj.

Pasi mori detyrën e Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2003-2004 Edi Rama, ndërmori një projekt për lyerjen e pallateve. Në atë kohë kjo nismë u kundërshtua, por shumë shpejt pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat.jpg","attachment_id":"628466"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-1.jpg","attachment_id":"628467"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-2.jpg","attachment_id":"628468"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-3.jpg","attachment_id":"628469"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-4.jpg","attachment_id":"628470"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/pallat-5.jpg","attachment_id":"628471"}]

5 komente në “FOTOT/ Ngjyrat e pallateve, kartolina e re e kryeqytetit”

  1. tr says:

    BRAVOOOOOO , VELIJA , DUHEN TE GJITHA FASADAT E TIRANES , PADYSHIM SE DO TE DALI NJE TIRANE E RE DHE SHUME ATRAKTIVE . BESIMI ESHTE TASHME SHUME I MADH , TIRANA CDO DITE ZBUKUROHET .

  2. tt says:

    Ne shqipot skemi per tu bere kurre qytetare!
    Perpara se ti lyeni fasaden, beni ballkone, dritare, korniza dritaresh, te gjitha njelloj, si ne kohen e Enverit ku ti nuk e beje dot ballkonin hale apo guzhine.
    Njeri e ka me duralumin, tjetri me korniza druri, tjetri me kangjella hekuri, tjetri me derrasa.
    Jane si puna e barbonit qe sado qe nderron kostum, po qelbet.

  3. Fallo Madhi says:

    Thirrni Banksin nga Anglia ai i qan keto pallatet dhe i ben dhe picturat ne 3D biles.

  4. kashi says:

    bravo velija por, ke zgjedhur piktore amatore

  5. Ibra says:

    Te lumte djale mandatin tjeter e ke te sigurte vetem pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *