Ilda Bejleri: Koleget e mia në televizionet e tjera janë modele të vjetra, nuk më frymëzojnë

7 Shkurt 2017, 18:31Lifestyle TEMA
Ilda Bejleri: Koleget e mia në televizionet e tjera janë modele

Gazetarja e Supesport, Ilda Bejleri, e ftuar në emsionin “Rudina”, ka folur për karrierën dhe jetën e saj, por gjithashtu ka rrëfyer dhe për mardhëniet që ajo ka me koleget e saja gazetare.

E pyetur për marrdhëniet që ajo ka me, Enkeleida Zeikon, dhe Hygerta Sakon, qe drejtojne emisione sportive, Ilda Bejleri tha se ato nuk janë modeli i saj i gazetarisë.

Nuk e njoh. Është një gazetarë që ka bërë diferencën. Është për tu marrë shëmbull“ tha Ilda Bejleri për Enkeleida Zekon.

Ndërsa për Hygerta Sakon ajo u shpreh.

“Njihemi por vetëm përshëndetje kemi. Duhet vlerësuar për pasionin që ka për sportin. Nuk është as ajo modeli im i gazetarisë. Ka diçka që mua nuk më bën që ti kopjoj. Nuk shoh diçka për ti kopjuar. Më duken model i vjetër i vjetër i gazetarisë. Bota i ka bërë gazetarët personalitete. Këtë gjë nuk e kam parë tek Enkeleida dhe tek Hygerta. Nuk i njoh nga afër as Enkeleidën dhe as Hygertën“, tha Ilda Bejleri.

Gjithashtu, ajo foli dhe për marrdhëniet që ka me lojtarët e kombëtares ku shpesh herë është komentuar për afrimitetin e saj të ngushtë me futbollistët, ku i fundit është ai mes saj dhe Bekim Balajt për të cilën Ilda Bejleri u shpreh.

Kam një raport shumë të mirë me Bekim Balajn, ashtu si edhe me të tjerët. Por, sa herë të dal me dikë ose të shoqërohem me dikë, do të bëhem patjetër e dashura e dikuj.”  tha Ilda Bejleri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje