Ish kryeministri norvegjez bllokohet në aeroportin e SHBA-së sepse kishte vizë iraniane

7 Shkurt 2017, 14:03Bota TEMA
Ish kryeministri norvegjez bllokohet në aeroportin e SHBA-së sepse

Ish kryeministri i Norvegjisë u bllokua nga autoritetet e sigurisë të aeroportit në Washington të SHBA-së, sepse kishte marrë vizë iraniane në 2014-ën.

Kjell Magne Bondevik-ut iu desh që të merrej në pyetje për më shumë se një orë nga punonjësit e sigurisë dhe politikanit norvegjez nuk i hyri fare në punë e kaluara e tij, fakti që është president i një prej organizatave më të mëdha të të drejtave të njeriut dhe që zotëron një pasaportë diplomatike.

Në dhjetor të 2014-ës ai ndodhej në Teheran për të folur për ekstremizmin.

“Nuk mendoja se do përbëja rrezik për SHBA-të. Prisja që ata të tregonin mençuri dhe fleksibilitet. Ky urdhër ndalimi për emigrantët për mua është i gabuar, sepse bie ndesh me pikëpamjen time për të drejtat e njeriut”, tha ish kryeministri norvegjez për CNN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje