“Ja si reagoi Sali Berisha, kur propozova Dritëro Agollin për kryetar Kuvendi”

Takimin e parë me Dritëro Agollin ajo e kujton ende dhe sot. Ishte mësuese edhe nuk i kishte dalë ende e drejta e studimit kur i ra në duar vëllimi me tregime “Zhurma e erërave të dikurshme” (1964) i Agollit.

E gjeti në një barakë të vogël ku shiteshin libra. Vetëm atje nuk kishte mbërritur akoma urdhri i pezullimit të këtij libri nga qarkullimi.

Kështu e përshkruan shkrimtarja dhe poetja, Natasha Lako, këtë gëzim tronditës, që e gjeti midis zhurmave të gjelbërimit. Ndërsa, më vonë, Lako do ta takonte Agollin edhe nga afër, sepse do ta kishte pedagog të Stilistikës në degën e Gazetarisë. Kujtimet, që ruan me të janë të shumta, por prej tyre  veçon mbrojtjen që i bënë Koço Kostës, Dritëro Agolli, Ismal Kadare dhe Dhimitër Shuteriqi, kur të tjerët këmbëngulnin se duhet që të hynte në burg. Kur, kapërceheshin caqet këto mendje, tregon Lako, bëheshin bashkë.

Lako e krahason krijimtarinë e Agollit me atë të shkrimtarëve të njohur të letërsisë franceze, që vinin nga rrethanat e Luftës së Dytë Botërore. Letërsia e Dritëro Agollit, sipas saj, do të mbetet gjithmonë pranë njeriut. Përsa, i përket qëndrimit të Agollit, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, ajo mendon se ai u bë kryetar në një kohë shumë delikate. Madje, gjatë asaj periudhe edhe ajo vetë ishte në listën e njerëzve, që nuk duhet të gabonte në krijimtari. Ndërsa, për krijimin e Partisë Socialiste shprehet se, në sajë të Dritëro Agollit shpëtoi një parti e tërë, ajo e Partisë Socialiste në vitin ‘92.

“Kjo vërtetonte se në atë periudhë se  Shqipëria dhe letërsia ishin ende një” thote ajo per “Shekulli”. Natasha Lako edhe pse ka qenë deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar, ajo nuk e ka konsideruar veten asnjëherë politikane. Nga ajo periudhë ajo rrëfen se përherë ulej në rreshtat e fundit, por tensionet e mëdha dhe gjendjen e acaruar jashtë Parlamentit gjatë atyre viteve nuk i ka harruar as sot.

“Ishin të gjithë shokët e Dritëro Agollit, shumica kryetarë kooperativash që vinin në Kuvend të armatosur. Më vonë duhet të kenë marrë armë edhe pala tjetër. Kjo është ndoshta është arsyeja që unë nuk kisha më vend atje”. Por, në sallë të Parlamentit gjendej edhe një kokë aq paqësore, si ajo e Dritëro Agollit, që Lako e vëzhgonte nga rreshtat e fundit. Nuk e harron as sot se si jashtë të gjitha rregullave të grupeve parlamentare propozoi, që Dritëro Agolli të bëhej kryetar Kuvendi.

Zonja Lako, si dhe kur e keni njohur shkrimtarin dhe poetin Dritëro Agollin?

Nga pranë e kam njohur më tepër gjatë kohës që e kisha pedagog të Stilistikës në degën e Gazetarisë. Por, kujtoj se kisha gjetur vëllimin e tij me tregime “Zhurma e erërave të dikurshme”, në një barakë të vogël ku shiteshin libra, kur isha mësuese dhe nuk më kishte dalë e drejta e studimit. Atje ku nuk kishte mbërritur ende urdhri i pezullimit të tij nga qarkullimi. Ka qenë një gëzim tronditës, që e gjeta midis zhurmave të gjelbërimit. M’u duk shumë domethënës ky takim me këtë libër, që duhet ta blija aq larg. Kështu unë mendoja se kisha krijuar një kod shumë personal me gjithçka, që thoshte dhe mendonte profesori im, që harronte të vinte në leksion, por që sillej me të gjithë studentët, si shokë.

Leksioni i tij për kompozicionin, si diçka që prish të gjithë godinën artistike, ishte i mrekullueshëm. Ishte koha kur ishte vendosur që edhe veprat më të mëdha të letërsisë botërore të botoheshin me shkurtime, sipas parimit, të marrin tre të mirat dhe të lëmë dy të këqijat që sot është harruar. Unë u ngrita dhe e pyeta për këtë! Ishte koha që po botoja librin tim të parë, ku redaktor ishte Ismail Kadareja. Dukej sikur po frynte një erë e mbarë! Por, në Korçë njerëzit frikësoheshin edhe nga kjo, sepse shumë prej tyre besonin se gjithçka bëhej enkas që të dalloheshin më lehtë njerëzit që ngrinin kokën. Dritëro Agolli u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, në një kohë shumë delikate.

A ruani në kujtimet tuaja, nga Agolli, diçka që është e panjohur për publikun?

Janë të shumta kujtimet me të… Disa duhet t’i thotë vetë Sadija, që njerëzit të kuptojnë sa të avancuar ishin si çift, sepse edhe kjo është gjë e madhe për Shqipërinë. E kam fjalën për një fotografi të Sadijes, të bërë nga një fotograf me emrin Pleurat, që më vonë u dënua për foto jo të etikës socialiste. Unë do të veçoj edhe mbrojtjen e shkëlqyer, që i bënë Koço Kostës, së bashku Dritëroi Agolli, Ismail Kadareja dhe Dhimitër Shuteriqi, kur të tjerë këmbëngulnin të hynte në burg.

Fjalë e tmerrshme kjo, por ja që përdorej herë pas here si kërcënim për të gjithë shkrimtarët. Kur dukej se ishin të mundshme të kapërceheshin gjithë caqet, këto mendje të hapura ishin gjithmonë bashkë. Unë vetë nuk e kam jetuar kohën e largët të kontradiktave midis të rinjve të dikurshëm dhe të vjetërve edhe më të dikurshëm.

 

 

Si i mbani mend qëndrimet e tij politike dhe marrëdhëniet me njerëzit në kohën e Partisë së Punës?

Unë nuk kam qenë anëtare partie që të di më tepër. Ruaj vetëm kujtimet personale. Kam ende shënimet e disa poezive të pabotuara, që i kisha dërguar në revistën “Nëntori” dhe ia kishin raportuar nuk e di se kujt, ndoshta atij vetë që atëherë ishte ndoshta ende sekretar i Lidhjes. Duhej të më bënte një vërejtje formale. Dhe unë isha në listën e njerëzve, që nuk dija të mos gaboja.

Si ndryshuan ato në vitet ’90, me themelimin e Partisë Socialiste?

Në fillim të viteve 90 ne u gjendem në dy pozicionime të ndryshme. Për mendimin tim në sajë të Dritëro Agollit ka shpëtuar një parti të tërë…, për mua të paktën 5­10 për qind më tepër i ka pasur njëherë Partisë së Punës Shqiptare, dhe pastaj në vitin në vitin ’91, dhe pastaj Partinë Socialiste në vitin ‘92 nga Dritëro Agolli. Kjo vërtetonte se në atë periudhë Shqipëria dhe letërsia ishin ende një.

Ka pasur zëra me tone kritikë edhe akuzues, që Agolli ka qenë dashje pa dashje i përfshirë në krimet e komunizmit dhe nuk i meriton nderimet që i janë bërë edhe po i bëhen aktualisht. Si do ti përgjigjeshit ju kësaj?

Dritëroi vetë mund të thoshte se, s’kanë ç’ti bëjnë qullit dhe i fryjnë kosit.

Ju vetë keni qenë politikane, Agolli po ashtu, përse politikës shqiptare, i mungojnë sot intelektualë si ju apo i ndjeri?

Asnjëherë politikane. Që në ditën e parë, kur zgjidhej kryetar i Kuvendit, Kastriot Islamit ish­ ministër Arsimi në kohën e grevës së urisë së studentëve. Mbaj mend se unë isha ulur andej nga rreshtat e fundit, ku më ka pëlqyer të qëndroj gjithmonë që në klasën e parë, se ke mundësi të bësh edhe ca turbullira atje prapa. Tensionet ishin shumë të mëdha, gjendja ishte shumë e acaruar jashtë parlamentit, ku njerëzit gati si sot e pandehnin edhe me armik deri në konfrontime të mundshme njëri­tjetrin.

Të gjithë shokët e Dritëro Agollit, shumica kryetarë kooperativash vinin në Kuvend të armatosur. Njerëzit nuk duhet t’i fshijnë fare nga kujtesa këto. T’i shihje se si i dorëzonin pastaj njëri pas tjetrit, para se të hynin në sallë. Më vonë duhet të kenë marrë armë edhe pala tjetër, dhe kjo është ndoshta arsyeja që unë nuk kisha atje më vend. Por, brenda në sallë kishte një kokë aq paqësore, si e Dritëro Agollit, që unë e shihja nga prapa.

Më dukej aq e dashur në ato momente ajo kokë në formë dardhe, e të gjithë shqiptarëve. E mbaj mend se si u kthye të më shohë i çuditur Sali Berisha, kur u ngrita dhe propozova për të bërë kryetar Kuvendi Dritëro Agollin jashtë të gjithë rregullave të grupeve parlamentare. Mirëpo, në atë çast unë deklarova paqe. Kjo ka mbetur një nga ditët e mia më të mira të jetës. Mbaj mend se atë ditë kur kthehesha në shtëpi, me dhjetëra njerëz më kanë ndalur dhe më kanë përqafuar në rrugë.

Sot shumë gjëra janë ndryshe, pushteti dhe Shqipëria në fakt po bëhen një. Dritëro Agollin intelekti e bëri që të rezistojë në një nga vendet më militariste të botës, si ishte Shqipëria deri në vitet ‘90. Shpresa më e madhe e Shqiptarëve në atë periudhë ishte, që Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare të mbeteshin bashkë gjithnjë. Nëse një ditë do të duhet që ajo t’u rrëfejë brezave që do të vinë për Agollin, do t’ua përshkruante, të shpupuritur…, si në pamje dhe në veprën e tij.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Ja si reagoi Sali Berisha, kur propozova Dritëro Agollin për kryetar Kuvendi””

  1. DASHAMIRI says:

    Me pelqen komenti, me duket se eshte pa shume ndjesi partiake. Kur do te vije koha qe vertete njerezit ti vleresojme dhe respektojme nga puna dhe veprat e tyre. Per mua njerz te mire ka ne çdo kohe ashtu siç ka dhe njerez jo te mire. Raportin midis te mires dhe te keqes te vleresohet kur e mira eshte mbi 50%.

  2. loreta says:

    Me kujtove fotografin me emrin Pleurat e ndoshta eshte ai qe ka bere edhe nje foto ne nje vend te larget dhe te larte, nje foto kolektive me shume njerez. E kam. Pleurati, ishte bashkeshoqerues i nje zevendesministri te aresimit qe me pas edhe ai ra viktime e kohes. Ish i dobet, i gjate kaçurels por te rene pak floket dhe me pak favorita. Me ate aparatin me rryp ne qafe. Ky duhet te jete, se s’besoj te kete pasur dy fotograf me emrin Pleurat; mbiemrin nuk ja di. Kaq per sot per Pleuratin. Ndersa me Driteroin ne nje fshat te larget, se ai nuk ka lene pellmbe toke shqiptare pa shkelur e pa fjetur, patem nje takim me te. Midis shume te tjerash, me kujtohen keto porosi te tij: …..femijet ne shkolle duhet te mesojne ne radhe te pare te dine e njohin gjitonin qe kane ne rreze te shtepise, pastaj duhet te njohin njerezit e lagjes, te fshatit e deri te njohin historine dhe gjeografine e gjithe vendit e ne fund te dhe me tej , jashte kufijve…. I kujtoj sot ato porosi dhe nxierr perfundimin se sa me vend ishin, kur shume te rinj sot, nuk e dine se ke kane gjiton apo historine dhe gjeografine e vendit te tyre apo dhe te botes. Driteroi nuk ka nevoje per bust e lapidar se ai ka lene nje grataçele te madhe: shkrimet ne proze e poezi, theniet e tij dhe jeten e tij aq madheshtore dhe te thjeshte qe kushdo ka mundesi te mesoje se si duhet jetuar dhe se si duhet vepruar. Tek Driteroi gjen jeten e bukur e te thjeshte mes mjergulles e dallgeve qe te dishe ta jetosh, dashurine, paqen, lirine, zgjuarsine, bukurine.

  3. Tirona says:

    Edhe kjo si gjithe deputetet e tjere i paska mor kot paret duke pare Estrade ne fund te salles…..

  4. sandokan says:

    Sa e forte paska qene fara e Dimitrovit. Mallkuar qofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *