"Kërcenimet me jetë", reagon Sejdini: Vijoj aktivitetin normalisht

7 Shkurt 2017, 17:03Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet që qarkulluan sot në media për një atentat të mundshëm kundra tij.

Lajmet e sotme bënin me dije se Sejdini kishte shtuar sigurinë pasi kërcenohej nga një grup kriminal në qytetin e Elbasanit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia Elbasan ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se Sejdini vazhdon të punojë normalisht dhe nuk ka pasur kërcenime nga ndonjë grup kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje