Kush është shqiptari që i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?!

7 Shkurt 2017, 12:47Rajoni TEMA

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-DPMNE dhe BDI, bën të ditur INA.

Emri i liderit të partisë është i njohur për redaksinë dhe se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit.

“Oferta është bërë, kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionar i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-DPMNE-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.

Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM.

1 komente në “Kush është shqiptari që i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?!”

  1. KOMBI says:

    Kjo oferte nuk mund te behet tek partite e tjera shqipetare ,per arsye se ato jane armiqte me te medhenj te Gruevskit . Me keto shuma eshte mesuar vetem tradhetari ALI AHMUTI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje