Manjani flet për koalicionin PS-LSI: Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot për koalicionin e majtë.

Në një shënim në Facebook, thotë se gabojnë të gjithë ata që shikojnë te qëndrimet e tij arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë.

Manjani, shkruan se është mbështetës i të majtës së bashkuar, por se “nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq”.

Shënimi i plotë i Manjanit:

“Cilido që tek qëndrimet e mia të drejtpërdrejta sheh arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë, e ka GABIM!

Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i të majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq!

Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncesion (teori e praktikë e djathtë kjo).

Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve!

Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!

Nuk kanë asnjë kusur të majtët, kur qeveria shkel ligjet dhe dhunon Kushtetutën! Nuk e ka në edukatën e tij i majti antiligjin!

Nuk kanë faj të majtët që qeverisen me të njëjtat metoda si të djathtët! Dallojnë vetëm emrat.

Nuk është faji i të majtëve pse vendi kanabizohet. Nuk e bëjnë të majtët vendin Hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të paligjshëm.

Nuk është faji i të majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracisë!

Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më në PS) kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkurruar dhe debatuar me njëri-tjetrin!

Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët.

Vazhdoj ti uroj Koalicionit “shërim të shpejtë”!”

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Manjani flet për koalicionin PS-LSI: Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq”

  1. Adami says:

    O MANI PO IKNI MOR HAJDUTET E LSI-se SE JU JENI TE POSHTER, FLLIQESIRA. PS ESHTE ME MIRE NE OPOZITE SE ME LSI-ne. A I DINI VJEDHJET QE KENI BE JU ME OSHE-ne, KONCESIONET QE KENI MARRE, JANE TE GJITHA TE DOKUMENTUARA, SIDOMOS TUAJAT YLLE.

    1. Albi_I says:

      Bjeri bjeri se i bie mire. Hajdutet me te medhenj te qeverise jane Gjiknuri, Beqaj dhe mbi te gjitha PhD Ahmetaj. Te gjithe “rilindas” jane keta.

  2. Qytetar says:

    Shyqyr që fole njëher mir ore qeros.

  3. pro says:

    ..nuk mendoj se konstatimet tuaja nuk egzistojne,por ne ekip duhej t’i ngrinit problemet qofte edhe me zerin e partise suaj…per menyren e komunikimit gabimi i vetem i juaji ashte se i bete gol skuadres suaj ne menyre te erret …dhe nuk mund te duartrokiteni,nuk mund ta kerkoni kete nder,kur.. mund te kerkonit te terhiqeshit me pare se …po per keto aresye.. une mendoj ,se zgjidhjet e deritanishme qe jepen si opsion…jane vetem favore,sigurisht per kasten..fukarenjte nuk e kane luksin per tu perfillur,por per t’u goditur..ne xhep ne prone …nga kasta!!

  4. Tttttt says:

    KANCERI I SË MAJTËS, LSI-ja.
    IMORALITET I PA NDESHUR MË PARË, NË POLITIKËN SHQIPËTARE.
    PËRDORIM I PUSHTETIT NË MËNYRËN MË ABUZIVE TË MUNDËSHME,PËR TË BËRË PARA,DHE PËRDORIMI I PARASË PËR TU RRITUR NË PUSHTET.!
    BADITIZËM,DEMAGOGJI,PABESI DHE RRUFJANIZĒM I PA PARË!
    SHPRESOJ,NË NDËSHKIM TË MERRITUAR,DHE LINDJEN E NJË KLASE TË RE POLITIKBËRËSISH 🇺🇸🇪🇺
    USA DHE BE, SHUMË TË RËNDËZISHËM NË KËTË PROÇES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *