Nga Zvicra: Shkëlzen Berisha, kryemafiozi i Ballkanit

7 Shkurt 2017, 11:32Kronika TEMA
Nga Zvicra: Shkëlzen Berisha, kryemafiozi i Ballkanit

 

“Shkëlzen Berisha është një prej mafiozëve më të mëdhenj të Ballkanit”.

Ndërsa drejtësia shqiptare duhet ende të provojë “mëkatet” e djalit të ish-kryeministrit, përfshirja e Shkëlzenit në afera të errta bëhet si e mirëqënë në Zvicër.

Denoncimi vjen prej një prej të përditshmëve më të mëdha zvicerane, “Basler Zeitung”, gazeta kombëtare me qendër në Bazel.

Në një artikull të publikuar fillimisht në vitin 2014, gazeta zvicerane analizon djemtë e disa prej personave më të fuqishëm të Ballkanit, që falë lidhjeve të baballarëve të tyre kanë fituar statusin e të “paprekshmëve” nga drejtësia, duke u përfshirë në afera të shumëfishta.

Artikulli i gazetës zvicerane është rikthyer në qendër të vëmendjes nga përfshirja e Shkëlzen Berishës në një tjetër superaferë korrupsioni të qeverisë së kaluar, atë të bërë me kompaninë çeke “CEZ”, një çështje aktualisht nën hetim nga një Komision Parlamentar.

Në artikullin e saj, “Basler Zeitung” heq një paralele të drejtpërdrejtë midis Shkëlzen Berishës dhe djalit famëkeq të Slobodan Milosheviçit në Serbi, edhe ai i akuzuar si i përfshirë në disa trafiqe fitimprurëse kriminale.

“Në Shqipëri, një tjetër republikë buzë Adriatikut, janë shtuar thirrjet që Shkëlzen Berisha të dalë përpara drejtësisë.

Djali i presidentit dhe kryeministrit jetëgjatë në pushtet, Sali Berisha, është përfshirë në disa skandale korrupsioni, duke fituar kontrata publike.

Shkëlzeni akuzohet kryesisht për shkak të shpërthimit në një fabrikë municionesh në fillim të vitit 2008.

Nga shpërthimi mbetën 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur.

Në këtë punishte demontohej municion i vjetër.

Por, disa politikanë të lartë, biznesmenë të dyshimtë dhe djali i kryeministrit e përdornin si biznes fitimprurës: municioni 50-vjeçar me origjinë kineze dhe sovjetike i shitej ushtrisë afgane.

Për dhjetë franga në ditë, fshatarët shqiptarë, gra e fëmijë ndanin predhat e bronzit duke marrë barutin”, denoncon e përditshmja zvicerane.

Në shkrimin e saj, “Basler Zeitung” u ndal edhe tek lidhjet e familjes Berisha me trafikun ndërkombëtar të armëve dhe me mënyrën, se si dëshmitari i vetëm i çështjes së Gërdecit, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur në rrethana misterioze.

10 komente në “Nga Zvicra: Shkëlzen Berisha, kryemafiozi i Ballkanit”

  1. Andi says:

    Hhahahahhahaa riciklohet artikulli i vitit 2014 i shkruar nga Enver Robeli. Bravo tema po mire do qe te ndyshonit kalendarin dhe gazetarin.

  2. Pelasgian says:

    Ja sa te vije muaji i zgjedhjeve te zgjebsave se do rifillojne gerthitjet e drejtesise lejla

  3. J says:

    È di gjithë Evropa çfarë bastardi është maloku kurse në shqipëri flitet … për pushimet trendi të Karminës. Popull baltë .

  4. kamorro says:

    Kto dihen…ne presim ate mengjesin kur do zgjohemi dhe te degjojme lajmet me emrat e tyre te arrestuar per tradhti te larte kunde vendit.

  5. "BOHOTINA" says:

    BOLL . Doni ti nxirrni geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve. Ne i dime. Ju veproni me ligj kunder ketij bastardi qe lundron ne luks pa punuar asnje dite.

  6. TRAPI says:

    SALUT TI RRUANI TRAPIN…S I BEN GJE NJERI,,,E MBRON NEXHMIJA…DHE ILIRI SI DHE EDI…MAKSIMUMI PER KAFE??? SALIU S PI KAFE AS CIGARE…KA VJEDH PRONA …HALLLALL E KA ..PRONARET VOTUAN PER ATE APO JA DHURUAN,,PRONAT NE ASNJE VEND NUK DHUROHET PRONA,,,SALIUT JA KANE DHURUAR SI SHULLAZIT…HAHHAHAHSA ISHTE SALIU DROGA SHITEJ DHE MBILLEJ…SI KAPTE NJERI..TANI QE PO KAPET ..I KA MJELLE EDI…MERITA E SALIUT ESHTE SE DHE DEMOKTATET I KTHEU NE SOCIALISTE….

  7. Baxhanaku i Gerdecit says:

    Niku Caushesku Berisha ,tashme i ka ditet e numuruara.Do jete ne burg me nipin e diktatorit Hoxha,pa Karminen.bb

  8. Dorina says:

    Vdekte sypeshkaqeni! Ajo dite do te behet me te kuqe ne kalendar si dite feste per shqiptaret.

  9. D says:

    Epo s’eshte pak te jesh sypeshkakuder shkine!

    DRENICA E KUQE

  10. Dajti says:

    Gjak pires vrases po nuke ka drejtsi se ky done djegur me gjithe te atin dhe Mediun sice dogjen Gedecin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje