Partizani nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës

7 Shkurt 2017, 17:15Sport TEMA

Pas fitores kundër Vllaznisë me rezultatin 2-1, Partizani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës kundër Teutës.

Nën urdhrat e trainerit, Sulejman Starova, kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mesfushorin Cetkoviç, i cili ka zhvilluar normalisht seancën e sotme duke mos shfaqur probleme.

Për ndeshjen ndaj bregdetarëve në dispozicion të skuadrës do të jetë dhe qëndërmbrojtësi Sotiq Atanda i cili mungoi në sfidën kundër Vllaznisë për shkak të kartonave.

Ndeshja Teuta-Partizani do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje