Rishfaqet Rezat Taçi: Jam si Forest Gump. Jetoj për para, seks dhe pushtet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rezart Taçi, biznesmeni i falimentuar, është zhdukur prej më shumë se një viti.

Kohë më parë u bë me dije se ai është arrestuar në Zvicër, për shkak se akuzohet për pastrim parash.

Por, Taçi është shfaqur duke dhënë një intervistë në Milano nga televizioni lokal Lodifanfulla TV.

Ja çfarë thotë Taçi, në intervistën e tij.

Gazetari: Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…

Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.

Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..

Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.

Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?

Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjientë, dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perendimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.

Gazetari: Difekti juaj më i madh?

Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.

Gazetari: Sa armiq keni?

Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.

Gazetari: Nga se keni frikë?

Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.

Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?

Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.

Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?

Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj n jë vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.

Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?

Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.

Gazetari: Pjata juaj e preferuar?

Rezart Taçi: Sot është supa.

Gazetari: Dini të gatuani?

Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.

Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?

Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.

Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?

Rezart Taçi: Çërçill.

Gazetari: Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?

Rezart Taçi: Naftën.

Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?

Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.

Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…

Rezart Taçi: Betohem.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Rishfaqet Rezat Taçi: Jam si Forest Gump. Jetoj për para, seks dhe pushtet”

  1. nafta says:

    I pelqen nafta mqs nuk ka as shkolle dhe as nje lidhje me naften ,vetem vjedhja e ben qe ta pelqeje.E rropi apo e “gelltiti” te gjithe naften e Shqiperise fale Familjes mbreterore nga Tropoja,Hajdut dhe batakci ndoshta dhe vrases ,Azerbajxhani e kujton ..ku shkuan $80 milion ..nje zot e di dhe dikur do te japesh llogari..qelbesire qe jeton si Esat Pasha me parate e vjedhura…

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Mire mire po me seksin e ka dhjere, i pasur e manjak pushteti mund te jet po sa per seks une besoj se ky bene seks me parate e vet dhe jo me femra, se keshtu si duket ky nuk ka femer qe i afrohet – s’u bene dot gje.

  2. ciao says:

    Pirdh, pirdh! Ky ka rrjedhur krejt! Ra Kartagjena or ti! S’ka me qofte ke daja, ke Sali Berisha dhe fondacioni i Lirise. Ka vetem borxhe tani!

  3. ZZzzzzz,.... says:

    faqekuqi fshatar…

  4. Lennard says:

    Ky mashtrues duhet te ndiqet penalisht cfare pritet?

  5. tomorri says:

    I shkreti qeros Taçi qenka bere per te ardhur keq ,por me keq dhe me rende qenka ky gazetari qe e marrka ne interviste.
    Ba çfar nuk po degjojme ne kete bote te felliqur nga keta analfabetet dhe dashnoret e naftes.Po si nuk kane turp dhe dalin dhe hingellijne para gazetareve dhe para kamerave sikur jane botusit e qindra librave filozofike dhe mijra libra po ju rrine ne radhe per tu botuare.Pika o derezi dhe dite zi,te ishte kaq e lehte jeta sa thua ti more qeros sote te gjithe do mendonin si ti para,sexe dhe pushtet,po te sateme e do????????????
    Kthehu ne shqiperi dhe shko jep llogari dhe mos rri si miu i haleve llagem me llagem te çdo shteti fqinje.

  6. Mesiguri qi motra e ktij ,
    Ka te njejtat pasione .

  7. hason gumpi says:

    Ti je nji Mut i Madh, as nuk i afrohesh karakterit ne filmin forest gymp! je shume larg atij fictioni!

  8. puthje says:

    sa i qeshur qe qenka… do jete gej… mmmmuahh

  9. shabani says:

    Ik or kokerocke

  10. Italia says:

    Titulli i artikullit padyshim manipulues.

  11. PidhiISateme says:

    Forest Gump???? Forest Gump??? Dmth e pranon edhe vete qe je superidiot me fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *