Seria A/ Roma poker përballë Fiorentinës

7 Shkurt 2017, 22:42Sport TEMA

Roma ka marrë një fitore spektakolare në “Olimpico” përballë skuadrës së Fiorentinës në sfidën e prapambetur të kampionatit Italian.

Verdhekuqtë fituan me rezultatin e pastër 4-0, në një sfidë të cilën e dominuan për gjatë gjithë 90-minutave.

Edin Dzeko hapi serinë e golave në minutën e 39-të të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në pjesë dytë kryeqytetasit shënaun dhe tre gola të tjerë me anë të Fazio në minutën e 58-të, Nainggolan në të 75-tën dhe sërish Dzeko në minutën e 83-të që vulos shifrat në 4-0 duke shënuar dhe golin e tij të dytë në këtë takim.

Pas kësaj fitoreje Roma klasifikohet në vëndin e dytë me 50-pikë të grumbulluara, ndërsa Fiorentina renditet në vëndin tetë me 37-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje