Shkëlzen, po i prish punë partisë së babit

7 Shkurt 2017, 08:54Politika TEMA

Nga Ilir Babaramo

Hera e parë që e dëgjoja Shkëlzen Berishën të fliste. Sjellja e tij në komisionin parlamentar hetimor, gjuha e tij e trupit, por mbi të gjitha zëri i tij më krijuan përshtypjen e një djali të llastuar. Sidomos zëri i tij, krahasuar me atë të të atit ishte zhgënjimi më i madh. Sepse, Saliu me atë zërin e tij bubullues dominoi mbi çerek shekulli politikën shqiptare. Ishte zëri i një njeriu të ardhur nga provinca e thellë që arriti t’u imponohet të gjithëve. U bë frika e Bllokut, të cilët filluan të nxirrnin nga sepetet ndonjë fotografi rastësore që kishin bërë me kardiologun e dikurshëm dhe e mbanin si tapinë më të çmuar për vite e vite me radhë. Shkëlzeni nuk më la këtë përshtyje. Madje në krijoi ide të kundërt.

Në fakt mbledhja e komisionit nuk ishte ndonjë audicion i “Gjeniut të Vogël”  ku gjykohet për decibelët e zërit. Nejse, megjithatë e kam të vështirë ta shuaj shijen e djalit të llastuar, pasi Berisha Junior m’u duk po aq jashtë realitetit sa djemtë e bllokmenëve në dhjetorin ‘90. M’u duk aq i dëmshëm për Partinë Demokratike, (parti që babai i tij e ka drejtuar në mënyrë heroike për mbi çerek shekulli) sa fëmijët e Bllokut në kohën e krijimit të PS.

Ashtu si djemtë e Bllokut para 27 vjetësh dhe Shkëlzeni duket që nuk po e kupton çfarë po ndodh në Shqipëri. Shqiptarët po shikojnë se është krijuar Blloku i ri. Se alternimi i pushtetit nuk bëhet më nga klani Shehu te klani Kapo, por kur oligarkët vendosin të zëvendësojnë PD-në me PS0në. Blloku është pluripartiak. Dhe secila palë ka të paprekshmit e saj. Shqipëria aktualisht ndodhet si në kapitullin e fundit të  “Fermës së Kafshëve”, ku të gjitha kafshët janë të barabarta para ligjit, por derrat më shumë.

Pandëshkueshmëria dhe pabarazia para ligjit janë plaga më e madhe. Gjithë shoqëria shqiptare është e gatshme të linçojë këdo që del kundër bërjes së drejtësisë. Tema e debatit të sotëm politik është, nëse kjo drejtësi do jetë më në fund e pavarur apo Rama kërkon t’i marrë  Berishës kontrollin e drejtësisë dhe ta përdorë atë si kobure kundër kundërshtarëve politikë. Gjithçka po shikohet me lupë, madje shpesh me paragjykimin e atyre që pasi janë djegur nga qumështi thonë se duhet t’i frynë kosit. Nuk është çudi që Rama të kërkojë të vendosë drejtësinë në kontroll. Shpesh pafuqia e skrupujve njerëzorë është e tillë sa të gjithë tentojnë të kenë sa më shumë pushtet. Formula e Monteskië për “balancimin e pushteteve” është zgjidhja më e mirë.

Për të dytën herë rresht që është paraqitur në komisionin hetimor Berisha Junior tregoi që nuk e ka kuptuar se çfarë nuk tolerojnë më shqiptarët: pordhët! Mund t’ia kenë toleruar Sali Berishës që ka refuzuar të dëshmojë në prokurori, por nuk mund ta kapërdijnë për të birin. Do ishte dozë elefanti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoj unë, Shkëlzen Berisha apo shumë shqiptarë të tjerë për Taulant Ballën, Berisha Junior është thirrur në institucionin më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet ta respektojë.

Pavarësisht se mbledhja zhvillohet në sallën e Byrosë së dikurshme Politike, ku në muzgun e jetës së tij Enveri drejtonte mbledhjen në mënyrë aluçinante duke e pyetur Viton: “vetëm ke ardhur?”, komisioni parlamentar hetimor duhet respektuar. Duke refuzuar të bëjë betimin, siç parashikon procedura, Berisha Junior sikur na tha se nuk pjerdh për Kuvendin.

Shpresa se mund të shmangë procedurën me ndihmën e kthimit të ndonjë borxhi të vjetër nga ndonjë polic i kohës së lavdisë së Lazaratit është sikur të kapesh pas fijes së kashtës.

10 komente në “Shkëlzen, po i prish punë partisë së babit”

  1. Per trushplaret hajdut te pdse ky kinezi saliut eshte heroi tyre.Pavarsisht vjedhjes dhe vrasjeve qe ka bere kjo familje akoma shan bllokmenet qe aq sa harxhojne keta ne nje dit bllokmenet nuk i harxhonin ne nje vit. Bllokmenet jetonin ne vilat e te tjereve kurse nje vil e ketyre kushton sa i gjithe blloku dhe i kane tetyre te perjetshme dhe vetem ndonje revolucion popullor mund tja mare.

    1. Andi says:

      Ju paska hyre frike nga Shkelzeni me duket.

      1. nandi says:

        Gabimi Babaramo eshte se ti mendon se problemi me i madh i njerezve jane pordhet. Ato mund te jene problem mes pordhacesh por njerezve nuk u rruhet sa sa te trashe e ka zerin Shkelzeni as sa te shkurter e ke shtatin ti. Shqetesohen per pune, per siguri, per te dale nga varferia, per te marre sherbimin e duhur shendetesor, per edukim etj. Nuk kane asnje nga keto. “Keqkuptimi” yt qe vjen nga raporti me punedhenesin eshte i justifikueshem por je shume larg realitetit.

        1. arbereshi says:

          OOO Baba i Ramos, pse i ve vetes vulen e thate te provincjalit more qyqar.Kjo eshte e keqja kjo menyre te menduari me inferioritet province ka dominuar jeten sociale keto 25 vjet prandaj edhe Saliu ishte dominus i provincializmit dhe kemi keto bema te pa kuptushme per nje bote te civilizuar duke na futur te gjitheve ne nje thes halabakesh mafiozesh dhe provincjalesh

  2. sokol says:

    Babaramo, po e shet veten te klienti i radhes.
    Se pari, te sugjeroj, te mos kesh frike nga blloku i 27 viteve te shkuara, as nga Mehmeti e Hysniu qe nuk jane gjalle. Se po te ishin gjalle, ti do fshiheshe rrezavem sic u fshehe kur te goditi Luan Rame.
    Se dyti, me thuaj pse duhet ta drejtoje procesin ndaj Shkelzen Berishes nje njeri, qe eshte ne konflikt interesi. Eshte i denuar me vendim te formes se prere dhe do p[aguaje leket se s’ben nje dite. Mund te jete larg ajo dite, por mund te jete edhe afer.
    Se treti, me trego, te lutem, se ti nuk e permende fare, pse te mos shikohet edhe procesi ndaj Romeo Karajt. Dihet qe gjykatat jane shkalla kryesore e percaktimit te pa ose fajesise.
    Se katerti, te presim edhe deshmine e nen/drejtorit te CEZ, i cili do vije te deshmoje.
    Nje gazetar si ti, qe ka nje emision si “5 pyetje nga Babaramo”, por ne fakt ben 100 pyetje…nuk i lejohet te radhitet nga njera ane. Se ju gazetaret duhet te merrni burime nga shume drejtime. Ti nuk e ben. Dhe shkruan pikerisht te Tema, sepse e di qe Tema, Sali Berishen e ka ne “gryke te pushkes”.
    Qe ti je i paguar, ne aktivitetin tend nga Sorros, kjo dihet. Por nuk je vetem. Nuk besoj se ka organ shtypi apo radio dhe televizione ku Sorros nuk eshte prezent. Shembull per kete eshte edhe fakti se, ne bordin e Sorros ne Shqiperi, kur u largua Remzi Lani, u vu Ilva Tare.
    Qe Rama ju ka futur te gjithe ne grazhd, kjo dihet. Dhe ti nuk je nje gazetar, qe nuk e pelqen parane.

    Stafit te Temes. Une jam fans i cdo lloj denoncimi. Edhe kur ai behet vetem ndaj nje force politike dhe njerezve te vecante. Nuk kam asnje aresye te mbroj Berishen Jr. Aq me mire qe nuk ka aftesite e Berishes Senior. Por, edhe ai, ka ca te drejta. Nese duhet t’i behet nje gjyq, gjyqi duhet te niset nga parimi i prezumcionit te pafajesise. Ne fund, nese do cohet ceshtja ne gjyq, do vendosin gjykatat. Dhe ato nuk do kene qendrim “parti pris”. A mund te me thoni pse PS nuk e nderron Taulant Ballen, nje njeri me autoritet te lekundur edhe ne gjirin e PS, me nje tjeter. Keshtu i hapet rruge procesit. Por, gabuar mos qofsha, duket sikur e gjithe ceshtja trajtohet politikisht, para zgjedhjeve. Se kercenimet e Balles, se me kete ceshtje do merret ligji, nuk jane hic bindese.
    Shpresoj ta botoni kete koment, pavaresisht se eshte ndryshe nga komentet e atyre 100 njerezve te paguar per te bere komente ne mbrojtje, dhe vetem ne mbrojtje, te politikave dhe veprimeve te Rames.

  3. Lennard says:

    Shume shkrim i drejte.At e Bir jane mashtruesa dhe kopje e shemtuar e Bllokmeneve.Te gjithe ne e kerkuam renien e diktatures komuniste ,po jo te zevendsohet nga nje Oligarki e Pacipe ,grabitse ,e pandeshkueshme ,dhe gjithe PORDHE… Berishet At e Bir duhet te marrin nje mesim te mire qe te vleje si shembull dhe per te tjeret ,qe jane njelloj te korruptuar si ATA.

  4. Lennard says:

    Shume shkrim i drejte.At e Bir jane mashtruesa dhe kopje e shemtuar e Bllokmeneve.Te gjithe ne e kerkuam renien e diktatures komuniste ,po jo te zevendsohet nga nje Oligarki e Pacipe ,grabitse ,e pandeshkueshme ,dhe gjithe PORDHE… Berishet At e Bir duhet te marrin nje mesim te mire qe te vleje si shembull dhe per te tjeret ,qe jane njelloj te korruptuar si ATA.
    cfare ke mer z.moderator?

  5. arben says:

    Kulishi i Saliut kujton akoma se mund te kafshoje me dhembet e te atit.I gjori nuk po e kupton akoma se te atit i kane rene dhembet dhe dita dites pritet ti shkulin dhe k…….

  6. ..... says:

    SA per dijeni zoti babaramo , saliu i ka mbajtur vetem uturakun e shurres atyre te bllokut qe zotrote thua i beri frik saliu , saliu ishte nje qen i rrahur me nje menyr ne bllok qe po te degjonte mender nje pordh i pushonte zemra , ata nuk fshinin as mender bythen me saliun , se çfar frike te ka ber ty ti fol per veten tende , saliu ishte vetem nje gomar dhe sherbetor i bndur i bllokut , se ju gjeti ju spudhjakve dhe ju beri zbor 25 vjet shum mir jau ka ber se nk meitonit me shum se ishit te ter lepurin ne bark dhe saliu i dal nga ai sistem , ju ju njihte mir prandaj ulerinte , ju njihte mir siç na njiht te terve ai sistem dhe saliu nga ato msime doli , mos i bej te ter si veten zoti babaramo dhe mos naj bej ate malok sikur esht SKENDERBEU se nje hale pa karakter esht , nje kapter i sherbimit serb i rekrutuar ne vitet 90te.

  7. Ali pazari says:

    O Sokol vetem nje pyetje kam per ty, qe te te besoj ato qe shkruan, mos je Sokol(Shkelzen)Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje