“Shqipëria pa armë” shkon në Burrel, Tahiri: Kemi nevojë për të gjithë, ta bëjmë Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Burrelit në kuadër të fushatës ‘Shqipëria pa armë’.

Duke iu referuar shifrave të personave që gjatë vitit të kaluar janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, ministri Tahiri u ka kërkuar nxënësve t’i largohen dhunës pasi vetëm kështu mund të ndërtojmë Shqipërinë që duam.

“Vetëm vjet 1100 persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje. Janë më shumë se tre në ditë. Janë 1100 njerëz që do të kenë probleme me të ardhmen e tyre.

Por këta 1100  persona janë kambana më e madhe e alarmit lidhur me armët pa leje. Pas 20 vitesh që nga 1997 Shqipëria nuk mund të vijoje historinë e armëve.

Nuk mund të vijojmë te jemi peng i frikës. Beteja jonë duhet të jetë kundër dhunës. Të çarmatosim mendjen dhe shpirtin. Ju të rinjtë t’i dedikoheni muzikës dhe sportit’’, tha ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm thekoi se sot Shqipëria është më e sigurt, por duhet bashkëpunimi i gjithë shoqërisë për të bërë shtetin sa më të fortë.

‘’Një kërcënimi si do i përgjigjemi? O do i përgjigjesh  vetë ose do investosh të kesh më shumë nga shteti.

Sot Shqipëria është shumë e më e sigurt se vende të tjera. Sipas statistikave Shqipëria  është më e sigurt se disa vende të rajonit por edhe Europiane. Burreli ka zero vrasje dhe shume qytete të tjera kanë pasur zero vrasje dhe kjo është mërit edhe e juaja.  

Njerëzit besojnë më shumë te institucionet. Asgjë nuk zgjidhet vet. Për një rrezik që është aty mundësia më e mirë është që shteti të jetë më i fortë’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *