VIDEO/ Nëna që humbi djalin në ’97: Çdo armë, një vdekje. Biseda prekëse me Tahirin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm ishte sot në Mat, në kuadër të nismës për dorëzimin e armëve.

Gjatë një ceremonie publike ku u dorëzuan disa armë zjarri nga banorë të zonës, Tahiri u përball me historinë prekëse të një nëne që humbi djalin në ’97, nga armët. Razie Muharremi, sot 67 vjeçe ka humbur të birin, Albertin në moshën 20-vjeçare. Mesazhi i saj është shumë prekës.

Bashkëbisedimi i nënës që humbi djalin nga armët në ’97 me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri:

Nëna: Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 1997, nga këto armë të mallkuara ma vranë djalin, në prezencën time. Gjithë populli i Matit e di, që forcat e Repartit 711, të Sal Berishës mua më vranë djalin. Prandaj nuk duhen armët.

Tahiri: Ti e paske fatkeqësinë në shtëpi…

Nëna: Unë e kam në shpirt dhe nuk ka ditë e natë të mos lotoj. Ti marrsh jetë nga jeta ime, që mundohesh këtij populli t’i bësh këtë mirësi. Çdo armë është një vdekje!

Tahiri: Mua më vjen shumë keq për atë që të ka ndodhur. Ty dhimbjen nuk ta zëvendëson dot askush. Unë shpresoj që dhimbja jote të paktën të kthehet në forcë për të gjithë ata, që duhet ta kujtojnë se arma sjell vetëm zi.

Nëna: I bëj thirrje gjithë popullit, të dorëzojnë armët, sepse çdo armë është një vdekje!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *