Vizita misterioze/ Pse Manjani ka takuar kryeprokurorin Llalla ditën kur u shkarkua nga posti?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të moderatores Eni Vasili u publikua një shkresë që tregon protokollin e hyrjeve dhe daljeve në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, aty ku zbulohet një detaj siç ishte vizita e Ylli Manjanit pas shkarkimit dhe pasi kishte lëshuar një lumë akuzash për qeverinë e kryeministrin Rama.

Nuk dihet nëse Manjani ka shkuar për një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ditën kur edhe e shkarkoi kryeministri Edi Rama, por ajo që dihet është se ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla për rreth një orë 18:45 deri në 19:40.

Manjani ngriti akuza të rënda në konferencën pas shkarkimit, kur tha se ministra të qeverisë flenë tek hoteli i Klement Balilit me dashnoret, apo shefat e policisë kanë fshehur skedën e Balilit. Ai ngriti shqetësimin e kanalizimit të vendit, dhe akuzoi policinë se po i mbron trafikantët, ndërsa kryeministrin që kërcënon gjyqtarët me telefon dhe merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/ylli-manjani-shkresa-e-klodit-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/ylli-manjani-shkresa-e-klodit.jpg","attachment_id":"628547"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/manjani-llalala-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/manjani-llalala.png","attachment_id":"628545"}]
        
        Loading...
        

5 komente në “Vizita misterioze/ Pse Manjani ka takuar kryeprokurorin Llalla ditën kur u shkarkua nga posti?”

  1. kashi says:

    pune grash te liga qe marin lagjen ne goje

  2. Ollga Toronto says:

    Banda Meta-Berisha eshte hedhur ne sulme kunder reformes ne drejtesi dhe atyre qe e kane mbeshtetur ate,si ambasadori amerikane dhe qeverija e kryeministrit Rama,prandaj dhe vizita njeoreshe e Manjanit te Dhalla eshte ne kete kuader.

  3. adi says:

    Ne fakt eshte cudi e madhe.
    Ministri I drejtesise duhej te takohej me kryzoteknikun e shqiperise se me ate e lidh puna. Cudi si eshte takuar me kr prokurorine.

  4. AVNI RUSTEMI says:

    PER INAT TE VJERRES SHKON E FLE ME MULLIXHINE. KY VEPRIM QUHET PUTANIZEM POLITIK.

  5. alphade says:

    Me thuaj se nga vjen,te te them se cili eshte ! Intrigat e thashethemet i kane
    profesion ! Nuk rrine dot pa to !!! Ndersa postet i gjuajne me “dogra”. !!
    Per dijeni,sqarim: dogra ,te vjetrit quanin nje pushke serbe ,si zastava sot !

Lini një Përgjigje te Ollga Toronto Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *