Vota e Shqipërisë për armët bërthamore, Bushati i përgjigjet Nishanit: Vepruam sipas ligjit, shkresa në Presidencë

7 Shkurt 2017, 14:08Politika TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur presidentit Nishani për votën e Shqipërisë në kundër për Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Asamblenë e NATO-s të mbajtur në dhjetor.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër, Bushati tha se shkresa që ka presidenti Nishani është një fakt lehtësisht i verifikueshëm, ndërsa është vepruar në përputhje me ligjin. Bushati u shpreh se për votimin e Shqipërisë në mbledhjen e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në dhjetor 2016, ka njoftuar edhe Presidentin e Republikës.

Reagimi i Bushatit vjen pasi më herët institucioni i Presidentit të Republikës reagoi nëpërmjet një komunikate duke e quajtur të pavërtetë deklaratën e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, se Nishani është sqaruar në rrugë institucionale lidhur me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore.

Gjatë ditës së djeshme, me kërkesë të Jozefina Topallit, Bushati ka shpjeguar në Komisionin e Jashtëm arsyet e votës kundër të Shqipërisë për eliminimin e armëve bërthamore në aleancën e NATO-s. Ministri tha se vota ndryshoi nga pro në kundër pas kërkesës së SHBA-së dhe Francës.

1 komente në “Vota e Shqipërisë për armët bërthamore, Bushati i përgjigjet Nishanit: Vepruam sipas ligjit, shkresa në Presidencë”

  1. Klimax says:

    Cudi si kjo qeveri “rilindase” guxon e voton pro mos eleminimit te armeve berthamore dhe nuk shqetesohet fare per pasojat katastrofale qe shkaktojne ato!!!!!
    Qe jeni bythelepiresa, kjo nuk ka dyshim, por qe jeni edhe kaq te papergjegjshem e te rrezikshem per sigurine e jetes njerezore dhe cdo gjeje te gjalle ne planetin Toke, kjo vertetohet plotesisht!
    Nuk e kuptoni more sharlatane se bombat ne Hiroshima e Nagasaki kishin nje fuqi shkaterruese vetem 0,00000001% te fuqise shkaterruese te arsenalit te sotem qe disponohet ne bote??!!
    A e kuptoni more katerkembesha se fati i jetes ne Toke eshte i varur nga disa tipa te cmendur qe komandojne boten (Trump, Putin e kompani) e duke perfunduar tek shkurtabiqi i Korese se Veriut??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje