Zbulohen të tjera rrënoja në Durrës, Lako: Arkeologët vijojnë punën, vendimi në KKA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Punimet për ndërtimin e projektit “Veliera” në Durrës, kanë zbuluar themelet e një godine që mendohet se i përket periudhës së Perandorisë Osmane.

Gazeta “TemA” kontaktoi me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës Ledion Lako, i cili tha se momentalisht janë ndërprerë të gjitha punimet e firmës së kontraktuar për të implementuar projektin.

Lako shprehet se një grup arkeologësh janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrënojat e zbuluara, dhe me pas dokumentimi do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ku do të merret vendimi mbi fatin e zbulimit.

Mësohet se gjatë punimeve është zbuluar edhe një top lufte, i cili mendohet se daton që nga vitet 1800. Topi është zbuluar në shtratin e rrugës afër Torrës Veneciane.

Më herët, lidhur me arkeologjinë në hapësirën ku po kryen punimet, ka folur edhe kryebashkiaku Vangjush Dako. Ai  ka siguruar se punimet janë në monitorim të vazhdueshëm.

“Në të gjitha investimet që kryhen ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare. Konkretisht për projektin e Velës janë dy vendime nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ku citohet se muri rrethues antik është poshtë kuotës së zbatimit të projektit dhe nuk preket prej tij. Po kështu në bazë të këtyre vendimeve ne kemi nënshkruar edhe një kontratë bashkëpunimi me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik,” është shprehur Dako në prononcimin për gazetën “TemA”.

Veç pak ditë më parë, shoqëria civile protestoi për ndalimin e punimeve duke apeluar për më shumë kujdes ndaj arkeologjisë.
Ata depozituan edhe dy padi penale për shkelie të cilat  pretendojnë se janë kryer.

Ndërkohë, arkitekti italian Marco Casamont drejtues i studios “Achea”, ka marre përsipër zbatimin e projektit “Veliera” duke argumentuar se ky do të jetë një nga simbolet moderne të qytetit bregdetar.

Ky shesh publik me vlerën 6 milion dollarë,  pritet të shtrihet në një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë të paktën 2 mijë metra katror.  /TemA/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zbulohen të tjera rrënoja në Durrës, Lako: Arkeologët vijojnë punën, vendimi në KKA”

  1. Vlonjati says:

    Mbuloheni mutin menjehere se vine hera

  2. Ismeti says:

    Arkeologet nuk kane qene aty deri me daten 7 shkurt. Te japi llogari KKA, ASHA, IA dhe Ministria me drejtoren e trashegimise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *