Flet për herë të parë zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë: “Vetting”-u, jetik për në BE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një grup ekspertësh të nivelit të lartë nisën sot misionin e pazakontë dhe të kushtueshëm për taksapaguesit europianë për “krijimin e besimit” te shqiptarët se procesi i vetingut, thelbi i reformës në drejtësi, do të funksionojë siç duhet.

Fillimisht do të jetë një bord, udhëhequr nga znj. Genoveva Ruiz Calavera, aktualisht drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Bisedimet për Zgjerim të Komisionit Europian. Ky bord do të dërgojë skuadra monitoruesish të përbërë nga gjykatës e prokurorë të lartë nga vendet anëtare të BE-s dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Detyra e tyre është që të monitorojnë procesin e krijimit të institucionit të vetingut, si dhe procesin e rivlerësimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Zyrtarët e misionit theksuan para së gjithash se roli i tyre do të jetë “monitorues” dhe se vendimmarrja finale i përket autoriteteve shqiptare. Por ata theksuan gjithashtu se funksioni i tyre konsiston në “krijimin besimit te publiku mbi këtë reformë”.

Anëtarët e bordit, profilet e të cilëve u publikuan në faqen e Delegacionit Europian në Tiranë,  janë zyrtarë të lartë me eksperiencë në antikorrupsion, drejtësi penale, konfiskim asetesh produktesh kriminale, gjykatës me eksperiencë në arsim dhe prokurorë. Kjo nuk do të thotë se të gjitha këto do t’i ndodhin gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët janë nën ethet e deklarimit të pasurive dhe justifikimit të këtyre pasurive. Por niveli i lartë i ekspertëve si dhe fondet e konsiderueshme që pritet të shpenzohen për të mbuluar kostot e monitorimit tregon për seriozitetin me të cilin faktori ndërkombëtar, i cili konkretisht përbëhet nga BE dhhe SHBA, po e trajton reformën në drejtësi.

Në fund, zyrtarët e BE theksuan sot se roli i tyre është “monitorues”, nuk do të ketë vendimmarrje dhe as “cënim të sovranitetit të Shqipërisë”. Vendimmarrja finale do t’i përkasë autoriteteve shqiptare. Komisioni i Vetingut, i cili do të përbëhet nga katër nënkomisione me tra tre anëtarë secili si dhe një dhomë apelimi me shtatë anëtarë, do të përbëhet në tërësi nga shtetas shqiptarë.

Por ajo që do të bëjnë monitoruesit ndërkombëtarë është që do të veprojnë si anëtarë të komisionit të vetingut pa pasur të drejtën e votës.

“Ndërsa Bordi Menaxhues i Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të performojë një rol monitorues, ai nuk do të marrë asnjë vendim ekzekutiv. Të gjitha vendimet i përkasin autoriteteve kombëtare,” deklaroi Genoveva Ruiz Calavera në emër të Bordit Menaxhues sot.

“Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit do ta kryejë detyrën e vet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin,” theksoi ajo.

“Më lejoni të theksoj qartë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të ‘vetting’-ut, por nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet ekzekutive në këtë proces do të merren nga autoritetet shqiptare dhe kështu duhet të bëhet”, tha Kalavera.

Me autoritetet shqiptare, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvedit, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u takua mëngjesin e së mërkurës.

Një takim, ku ajo është kujdesur të theksojë pozicionin e saj gjatë procesit, jo e politizuar, e pamanipuluar dhe jo spekulative. Sepse në lojë është besueshmëria e një procesi, nga i cili varet besimi i publikut te drejtësia dhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Unë besoj se mesazhi ynë është i qartë. Ky proces ‘vetting’-u është jetik për të hapur derën e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Si kryetare e bordit të menaxhimit mund t’iu siguroj se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do t’i kryejë detyrat e veta me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin”, tha më tej shefja e ONM-së.

Synimi final i misionit, i vetingut dhe i të gjithë reformës në drejtësi, është krijimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur nga politika, të ndëshkueshëm për abuzimet, llogaridhënës dhe profesionist.

Mbikëqyrja e procesit të “vetting”-ut dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë nuk do të jenë vetëm një produkt europian.

Bashkimi Europian ka bërë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, që do të jenë aktorë kryesorë gjatë çdo faze të procesit të “vetting”-ut.

Vendimi i parë i vëzhguesve ndërkombëtare do të jepet deri më 1 mars, kur ata të kenë krijuar “listën e zezë” me kandidatët që nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të “vetting”-ut.

Zyrtarisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të nisë punën nesër dhe fillimisht do të kryhet verifikimi i kandidaturave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Për këto emërime, ONM do të përgatisë një raport për t’ia dërguar më pas Kuvendit.

Puna e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit pritet të zgjasë deri në 3 vite, deri sa të ketë përfunduar i gjithë procesi i Vettingut për njerëzit e drejtësisë dhe për ngritjen e institucioneve të reja.

Ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM, kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Një tjetër rol i ONM do të jetë edhe hartimi i “listës së zezë” të kandidatëve për komisionet e Vettingut.

Nëse një kandidat do të vlerësohet nga ONM si i papërshtatshëm për shkak të të shkuarës së tij apo dhe aftësive profesionale, do të jetë i pamundur që ai të miratohet nga deputetët për në komisionet e Vettingut.

Ndërkaq, bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimmarrjeje, në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Flet për herë të parë zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë: “Vetting”-u, jetik për në BE”

  1. babel says:

    rovena gashi…duhet te jete e para qe te shkundet…nese sndodh kjo do te thote qe Sala&Meta e kane te kapur prape drejtsine

    1. Aleksander says:

      Kush eshte kjo rovena gashi ?

    2. Labi Vlore says:

      BE-në e injorojmë dhe Llallën, Rovena Gashin, Gjin Gjonin nuk e dorëzojmë.

  2. paradoxal says:

    ardhc me kembe te mbare mos vajze

  3. alba says:

    aman mo ta zinin per Bole ate Meten ,pa hic gje mos bejne tjeter.Ilir Meta kryetari i cetes se hajduteve

  4. xheJ eN Bi says:

    Te gjithe te huajt qe kane dashur te dihmojne Shqiperine i jane vene shume gurre nen rrota ,sa e kane shkatruar kete karoce.
    Qe nga Princ Vidi e deri te Nderkombetaret e sotem.
    Po , shpresdhenese eshte se keta te sotmit jane shum kembengules dhe se do te jene per 3 vjete.

    Nga goja e Genoveve Calavara tek veshi i Perendise.

  5. shqip says:

    Me Pak fjale do kerkojme ekspertize te huaj . Po me pas do dalin shqiptaret e do thone se ” nuk degjohet mire” , eshte perkthyer keq , ” leter higjenike ” , apo termi me i ri ” sovranitet ” . Do donim shume te ishte siç e mendojne ata miqte amerikane dhe europiane. Po ky vend quhet shqiperi se banohet nga shqiptare. Dhe ju te nderuar miq qe keni ardhur me shume entuziazem , nuk e keni idene se çjemi ne gjendje te bejme ne. Ne edhe flaken i vene vendit. Ne e masakrojme me keq se pushtuesit , e prape ja Ku jemi. A beni dot nje administrate komplet te huaj ? Nuk e beni. Atehere i jeni futur nje rruge pa krye. Ju do emeroni njerez te rinj ne drejtesi
    Po te rinj ishin edhe keta aktualet para 25 vitesh. Por sot Kane nje karriere te gjate r plote suksese ne profesionin e çvatjes . Kot i bini rrotull. Shqiperia pjese administrative e shba dhe zgjidhet problemi yne dhe i brezave qe do vijne. Per far te keq ne nuk e nxjerrim dot kete vend nga tuneli ku hyjme qe ne shek e xv .

  6. Xhemi says:

    Po o Tema ashtu eshte, po dridhen te gjithe. …
    …. e nga kush? Nga karakteri spanjoll, qe eshte = me ate italian = me ate shqiptar!!!!

    1. Labi Vlore says:

      Mos u fshih pas pseudonimit. Ti je dora vete Adriatik Llalla. Karakteri Spanjoll dhe Italian thotë Tik Llalla. Por nuk flet për ata të tjerët që janë Austriak, Gjermanp dhe Amerikanë. Ah mor Tik Llalla sa keq je katandisur.

  7. guri says:

    Pune te mbare dhe me bereqet.

  8. Ilo says:

    Welcome Gjenoveva! Thanks in advance!

  9. Albanistan em i dashtum says:

    Ata kane vetem rol vezhgimi. Ja dredh Likja me qetesi e dashuri.

    Vetingu I lllllessshhhhit.

    A kuptoni o bageti, vendimet i merr Meta dhe Rama

  10. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Ata kane vetem rol vezhgimi. Ja dredh Likja me qetesi e dashuri.

    Vetingu I lllllessshhhhit.

    A kuptoni o bageti, vendimet i merr Meta dhe Rama


    A ju kujtohet qe si socialistet e Edrames dhe ata te LS I insistuan vetem per rol vezhgues dhe jo egzekutiv se e dinin fatin po te merrnin kete te drejte te huajt.

  11. cdw says:

    Dora e huaj vetem at mikun ta ngref!

  12. xxx says:

    Kurrfar ndryshimi nuk do kete,Shqiprija per te qene shtet duhet ta nxhall Enverin,jo jo do vazhdon keshtu siq eshte.Komisioni i EU e din fort mire qe ky vend ka veteshkatrrimi eshte ka shkon,po ata nuk bejn ze,

  13. Qifi says:

    Dukesh sinlinda rama.

  14. alphade says:

    Dikur thuhej “vejne shkembij nen rrota” ,tash ka ndryshuar “kercunj ne rrota”
    dhe shkembinj nen rrota” ! Saliu cfare mendon naten , fillon t’i realizoi diten
    per shkaterrimin e cdo gjeje ne Shqiperi ! E ka marre detyren nga armiqt me
    te eger te kombit shqiptar …!!
    Ne se me Vettingun ,Sali Berisha nuk del para drejtesise,krimet e te cilit i njeh
    i madh e i vogel ne Shqiperi , atehere misioni i SHBA-s. dhe BE- s ka bere vetem
    nje “vrime ne uje” ,ne te kunderten ky mision ka realizuar 70-75 perqind te pu-
    nes ! Ky eshte pershkaqeni i Shqiperise ,perqindja e mbetur i takon Metes e gjithe
    sistemi gjyqesor ,i cili me renien e Vicidolasit ,keta qe mbeten ,te gjithe zhduken
    brenda nates ” pa hene” , ne erresire te plote sepse e dine cfare i pret ! Populli
    do te jete i pameshirshem ndaj ketyre shushunjave, gjakpiresve,hajnave ,te ko-
    rruptuar , bande mafioze e dirigjuar nga kapo-ja Sal Ram.Berisha , e keqja me e
    madhe e Shqiperise ……..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *