FSHF: Ja si mund të pajiseni me bileta për Italinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për informimin dhe pajisjen me bileta të shqiptarëve që do të kërkojnë të jenë të pranishëm në sfidën e 24 Marsit mes Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Pas publikimit të çmimit të biletave dhe nisjes së shitjeve, organi qëndror i futbollit shqiptar ka bërë edhe planifikimin e shpërndarjes së rreth 2 mijë biletave për duelin eliminator të kuqezinjve.

Drejtori i zyrës së marrëdhënieve institucionale dhe projekteve në Federatë, Kejdi Tomorri sqaron tifozët për mënyrën e shpërndarjes së kuotave që Federata Italiane ka vënë në dispozicion të Shqipërisë.

“Janë rreth 2400 bileta që do të shiten nënëprmjet faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dy javët e para këto bileta do të jenë në dispozicion vetëm për anëtarët e “Fun Club” dhe më pas shitja do të jetë e lirë”.

FSHF bën thirrje që alikuesit të përdorin të dhëna të sakta dhe të plota për të mos hasur pengesa pasi ky është një kusht i vendosur nga homologët italianë. Por si do të veprohet në rastin e emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe cilat janë pritshmëritë e federatës shqiptare për mbrëmjen e 24 Marsit pikërisht nga kjo kategori.

“Në rast se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali nuk janë të pajusur me lejeqëndrimi apo pasaortë italiane, nuk mund të blejnë një biletë për të hyrë në stadium dhe në këtë rast rruga e vetme është blerja nëpërmjet faqes së federatës”.

Në fund, Tomorri e pranon se fakti që udhëtimi drejt Palermos parashikon një apo më shumë ndalesa, mund të jetë një faktor pengues për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në këtë duel./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *