Gylen akuzohet në Turqi se po shkakton… tërmete dhe tronditje sizmike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, e ka përsëritur sërish deklaratën e tij tejet interesante, se është kleriku Fethullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, që po i shkakton tërmetet dhe tronditjet sizmike që kanë ndodhur kohëve të fundit në Turqi, me qëllimin për të dëmtuar edhe më ekonominë turke.

Këtë deklaratë ai e ka lëshuar menjëherë pas dy tërmeteve që kanë ndodhur njëri pas tjetrit, në qytetin e Çanakalesë, gjatë së hënës dhe të martës së shkuar.

Mirëpo, ajo që i ka çuditur më tepër shtypin ndërkombëtar dhe lexuesit e këtij lajmi në mbarë botën është se kjo është një deklaratë, të cilën kryebashkiaku i kryeqytetit të Turqisë nuk është hera e parë që e përsërit. “Për mua pak rëndësi ka se ç’do të thonë të tjerët, por unë e shoh situatën si shumë të rëndë dhe duhen bërë menjëherë kontrolle të njëpasnjëshme, sepse kjo mund të jetë një përpjekje për të shkaktuar tërmete artificiale në vend,” – është shprehur ai.

Vetëm pak javë pas tentativës për grusht shteti, në muajin korrik, ai pati bërë gjithashtu një deklaratë të ngjashme, ku shprehej se lëvizja Gylen do të përpiqet ta dëmtojë Turqinë duke shkaktuar tërmete nëpërmjet një linje sizmike të krijuar enkas për këtë “qëllim të kobshëm”.

Shtypi ndërkombëtar e ka kthyer menjëherë në lajm këtë deklaratë, e cila i ka bërë lexuesit të çuditen për shkallën e besimit te elementët e jashtëzakonshëm që mund të përdoren për të thurur komplote kundër qeverisë turke.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-4200176/Ankara-s-mayor-blames-outlawed-cleric-EARTHQUAKES.html

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *