Komiteti i Helsinkit, thirrje për dorëzimin e armëve/ Vlerësim të rinjve dhe komuniteteve fetare që iu bashkuan nismës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit apelon për dorëzimin e armëve të zjarrit, mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Përmes një deklarate për media, KSHH theksohet se “armët e zjarrit kanë shkaktuar viktima edhe në gjirin e familjes, përfshirë edhe fëmijët”, duke konkluduar se dorëzimi vullnetar i armëve do të thotë ruajtje e gjësë më të shtrenjtë – jetës së njerëzve.

KSHH vlerëson autoritete që inicuan ligjin për amnistinë nga ndjekja penale, për gjithë personat që dorëzojnë vullnetarisht armët e zjarrit deri në datën 30 Prill 2017.

Në deklaratë thuhet se “KShH mbështet organet e policisë së shtetit që në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 141/2016, ndërmorën nismën për sensibilizimin e shtetasve që mbajnë armë zjarri pa leje që t’i dorëzojnë ato”.

KShH vëren me kënaqësi se me këtë nismë u bashkuan edhe mjaft shtetas të tjerë sidomos të rinjtë si dhe komunitete fetare që në këtë drejtim mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Në deklaratë nënvizohet fakti se dorëzimi vullnetar i armëve  të zjarrit është një mundësi që ata që i mbajnë pa leje, të mos procedohen penalisht.

Në fund të deklaratës, KSHH u bën thirrje shtetasve që mbajnë pa leje armë zjarri, të mos hezitojnë që deri më 30 Prill 2017, t’i dorëzojnë ato.

KShH u sugjeron gjithashtu organeve përkatëse shtetërore që të jenë më pranë njerëzve, të intensifikojnë dhe të koordinojnë më mirë masat parandaluese, të vlerësojnë dhe të zgjidhin më shpejt dhe në përputhje me ligjin ankesat dhe konfliktet e mundshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *