Lahm zyrtarizon tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Ronaldinhos, të cilët i dhanë fund futbollit të luajtur, një tjetër kampion i madh pritet t’i japë lamtumirën këtij sporti në fund të këtij sezoni.

Ai është kapiteni i Bayern-it dhe njëkohësisht njeriu që ngriti që qiellin e Rio De Janeiros, Kupën e fundit të Botës që fitoi Gjermania.

Në 2014-tën, Philip Lahm, menjëherë pas Botëorit të fituar në Brazil u tërhoq nga kombëtarja e pancerave, ndërsa pas disa muajsh në verën e vitit 2017, ai do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë. Lahm ka komunikuar zyrtarisht se në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli.

Një lajm i papritur dhe jo pak i dhimbshëm ky për tifozët e Bayern-it të Mynihut dhe ata të kombëtares gjermane të cilëve u kanë mbetur edhe vetëm pak muaj për të shijuar magjitë që dhuron Lahm në fushë.

Në moshën 33-vjecare pavarësisht se ka një kontratë që i skadon në vitin 2018 me skuadrën bavareze mbrojtësi i krahut të majtë, por që përshtatet në disa role, do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.

Lahm-it si një ikonë e Bayern-it i është propozuar pozicioni i drejtorit sportiv te kampionët e Gjermanisë, por lojtari ka bërë me dije se nuk do të marrë atë rol, pasi nuk është momenti i duhur për të që të ketë një detyrë të tillë në klub.

Kapiteni i Bayern-it ka arritur kuotën e 500 paraqitjeve në karrierë dhe tashmë do të ketë si objektiv kryesor të fitojë një tjetër Champions League me Bayern-in. Me një trajner si Ancelotti në drejtim asgjë nuk është e pamundur, sidomos për një lojtari si Philipp Lahm që gjithmonë jep shpirtin në fushën e lojës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *