Lulzim Basha: Më 18 shkurt do i futemi një rruge pa kthim

8 Shkurt 2017, 12:02Politika TEMA

Lulzim Basha ka qenë sot në Fier.

Ai ka deklaruar se protesta e 18 shkurtit do të jetë një rrugë pa kthim për demokratët.

“Më 18 shkurt, shqiptarët do të afrohen për t’i thënë jo  padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrës, dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kudo në Shqipëri, edhe në Fier, ka pllakosur varfëria. Të tjera gjëra premtoi rilindja, të tjera bëri. Premtoi ulje taksash për shumicën e shqiptarëve, energji me çmim më të ulët dhe 300 mijë vende pune, sot kemi më shumë të papunë, shëndetësia është në gjendje të mjerë, rinia ka më pak shanse në punësim. E gjitha kjo vjen sepse qeveria braktisi qytetarët dhe po i shërben vetes së vet.

Nuk do zgjedhje të lira, prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie dhe Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, që e kanë treguar me gisht partnerët tanë si një nga kokat e krimit të organizuar dhe përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në hambar droge.

Prandaj nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik sepse e di se me votë të lirë e demorkatike kjo qeveri është e rënë dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve.

Nga Fieri i them çdo qytetari të bashkohet masivisht me protestën e 18 shkurtit sepse ne nuk tërhiqemi, nuk ndalemi, nuk frikësohemi e as mashtrohemi. Jemi të vendosur për ta çuar këtë lëvizje deri në fund për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë derisa të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.

Më 18 shkurt do marrim një vendim të madh në Tiranë, në emër të gjithë qytetarëve. Ajo që nisim më 18 shkurt në Tiranë është rrugë pa kthim, do shtrihemi në të gjithë Shqipërinë, derisa t’ia kthejmë Shqipërinë qytetarëve. Rrugë tjetër për të vrarë dëshpërimin e frikën dhe për të kthyer shpresën nuk ka”, tha Basha.

14 komente në “Lulzim Basha: Më 18 shkurt do i futemi një rruge pa kthim”

  1. Valter says:

    Ashtu, bravo,derisa ti ktheni shqiperise kriminelet.

  2. Tony uk says:

    Mos lule se eshte akoma dimer dhe do me ftohesh nga mbrapa! Me mire lere per ne vere se do vij dhe une ne proteste hahaaa,Ky eshte me te vertete Luluqe.

  3. kopani says:

    Nuk behet vreshti me pallavra , perralla , mashtrime e levdata , por me Pune , Perkushtim , Ndershmeri e Vepra . Jo me shitje per vepra , punerat e zeza qe keni bere e deshmuar dhe duhet te nenshkoheni , jo te kerkoni te Votoheni me , se askush nuk mundet ta beje kete gje ne 18 Qershor . Nuk besoj qe ne keta proteset do kete vetem disa pordhanike si ty o lulush lilipudi .

  4. true says:

    Aman Luli mbaj avash kalin se kete radhe ke per te bere namin. Mos harro te marresh dhe Kacin se ai ngjan si Lenini dhe di te beje revolucone

  5. tarasi says:

    DO ZOTI SHKONE NE TE SEMES

  6. robert says:

    Lulush me 18 Shkurt ti mund te hysh edhe nga ke dale para shume vjetesh (nga pidhi sateme) por deren e kryeministrise nuk ke per ta kaluar si kryeminister ……..

  7. Nestori says:

    “Rrugë pa kthim” tha apo jo.
    Epo, kështu do të duhej të ndodhte! Është mirë që disa nga ta, vërtet, të mos kenë kthim. Them të mos kenë kthim tek mundësitë për keqpërdorim e abuzim që të tjerëve u shkaktuan vetëm vuajtje e dhimbje të pamatshme. Le të urojmë të ndodhë.

  8. QIM PORDHA says:

    ishalla po na kthehesh prap se ta pame pak sherrin me 21 janar more bir kurve more shkerdhate i ndyre

  9. Moni says:

    Gjynaf! Se je dhe i ri. Megjithate te te rroje gruaja, te rrojne femijet.

  10. Jimi says:

    Ne 18 shkurt do te shkosh ne rruge pa krye!

  11. lulushi says:

    Nisu per ne Hollande dhe mos u kthe kurre se kemi boll transvestite ketu tek emisioni i canit pervers.
    Shko atje ku e di ti si perkthehet emri jot nga hollandishtja ne shqip.

  12. Lin Berisha says:

    Nuk na thate nje gje te re o Hollandez , ne ruge pa Krye je futur tani e 12 vite , nuk po na surprizon

  13. DANIEL says:

    PA KTHIM, O VETINGU OSE NE(LULI ME SHOKE). NDAJ ÇOHUNI O MILET NGA TROPOJA DERI NE KAMEZ TE RREZOJME RAMEN, ME FALNI VETINGUN. RAMA KA SHKATERUAR EKONOMINE, NDERSA NE VERTET I LAME FIRMAT E NDERTIMIT ,TE SHESIN NGA 3 HERE APARTAMENTET, POR NDERTIMI FUKSIONOJI.

  14. ceni says:

    Përpëlitet edhe pak peshku se i erdhi dita dhe do ta shohësh të satis eme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje