PD kundër OSBE dhe mazhorancës, Bylykbashi: PS e varrosi reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët flasin pas zgjedhjeve…!

Demokratët nuk pranojnë asnjë ndërhyrje në reformën zgjedhore nëse nuk pranohet votim dhe numërim elektronik. Oerd Bylykbashi e konsideron farsë, kërkesën e bashkëkryetarit socialist për të shtyrë afatin e komisionit te reformës zgjedhore.

Socialistët bënë përpjekjen e radhës për reformën zgjedhore, duke kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit të posacem parlamentar edhe me një muaj, por cila është përgjigja që merr Taulant Balla nga homologu demokrat
“Është vetëm një përpjekje farsë për të treguar që ne e duam ndërkohë që e kanë treguar me të gjitha format pse nuk e duan reformën.

Janë ata që për herë të parë vunë veton për të bllokuar një çështje që zgjidh mosmarrjen e kartave të identitetit, moskorruptimin e komisionerëve, mosvotimin shumë herë në qendrat e votimit, mosvjedhjen e votave gjatë numërimit, që në këteërast është votimi elektronik… Nëse ne themi një muaj, dy muaj, tre muaj që nuk ka kohë konkluzioni është vetëm një; nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme”

Ato që kërkojnë të zgjidhin socialistët e që në fakt një pjesë e mirë janë dhe në platformën e demokratëve, konsideron dytësore prej këtyre të fundit. Për  Oerd Bylykbashin reforma zgjedhore është e varrosur përderisa ajo nuk zgjidh problemin kryesor të zgjedhjeve garantimin e votes, thotë ai.

“Sot nuk ka mëzgjidhje tjetër që shqiptarët të besojnë se zgjedhjet janë të ndershme. Kështu që propozimet e zotit Balla nuk janë gjë tjetër veçse një farsë ndërkohë që thelbi i reformës është vrarë…
Për çfarë do të shtyhet afati? Për të siguruar se formularët e deklarimit të fianancimit të partive apo ndonjë çështje tjetër minore do të jetë më e saktë, ndërkohë që çeshtja kryesore është shit-blerja e votës me paratë e krimit të organizuar, trafikut të drogës apo të korrupsionit? Me cilin formular bashkëkryetari socialist do të zgjidhë që këto para kriminale do të deklarohen në mënyrë transparente tek autoritetet shtetërore?”

Lidhur me qëndrimin e OSBE-së, se votimi elektronik nuk është zgjidhje, Bylykbashi thotë se ndërkombëtarët çeritfikojnë standardet në fund të procesit, nuk vlerësojnë kohën.

“Ajo që po rrezikojmë është që zgjedhjet nuk do të kenë standarte kaq. Ndërkombëtarët do të kërkojnë pikërisht këtë nesër pavarësisht kohës; do të thonë edhe këtë që autoritetet shtetërore shqiptare që do të thotë kjo qeveri, nuk mori masa që të trajtonte 53 rekomandimet e OSBE-ODIHR gjatë 4 viteve të fundit.”

Prej muajsh Bylykbashi po punon në Durrës si kryetar i komanduar i demokratëve atje dhe sipas tij, katalogu i gjithë problematikës që rrezikon zgjedhjet hapet tek ky qytet.
“Durrësi është kryeqyteti i krimit të organizuar; sot bandat më të rrezikshme janë të përqëndruara në Durrës, papunësia është padiskutim masive, krimi i zakonshëm është përditë në rrugë, trafiqet e drogës nuk janë më vetëm në malet e Krujës, tashmë mbillet hashashi edhe në kapanonet në periferi të Durrësit me lejen e policisë, me drejtimin e policise gjithashtu; abuzimi me fondet publike dhe korrupsioni ndërkohë që qytetarët mbyten me çerek ore shi apo dikush vdiq vetëm se nuk kishte ku të qëndronte dhe bashkia shpenzon 6 milion dollare per shpenzime që janë fare të panevojshme për zbukurime urbanistike”

Demokratët besojnë se zgjedhjet e lira do të garantohen me protesta, ndërkohë që është në fuqi qëndrimi politik i tyre se nuk bojkotojnë zgjedhjet.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *