Për ta mbyllur këtë që u hap (për Zhejin dhe të tjerët)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Pëllumb Kulla

Nuk desha që shkrimi im i djeshëm të trazonte kaq shpirtëra.

Mendoja se do të isha më i mirëkuptuar.

Synimi im ishte të shfaqja pakënaqësinë ndaj vrerit që u hodh mbi një figurë të shquar që jetoi në një periudhë e cila ende kutërbon me kërmat e saj politike.

Dhe nuk e kisha vetëm kundër Zhejit, i cili do të bënte mirë të mos merrej me shkrimin tim, por të rishikonte ngarkesat e padrejta që kish futur në të tijin.

Termin “gomar” nuk e kam përdorur në adresë të tij dhe, duke ia shpjeguar më qartë në këtë shënim, kam frikë se do ta lëndoj edhe më tepër.

Si njeri i skenës i ekranit dhe i letrave ai duhet ta dinte se Dritëroi pat shkruar një fabul që ishte agolliane në të tërë elementët e saj: kishte ajo brenda fshatar, kalë, gomar, udhë dhe mal… Aty tregohet se si në një “udhë të ngushtë mali” ecnin pas njëri tjetrit “më parë gomari dhe më pas kali”. Fshatari që donte të ecnin një çikëz më shpejt fshikullonte vithet e kalit, aq sa hajvani i gjorë humbi durimin dhe i zbrazet të zot: si mund të shpejtojmë ne, kur ti më ke vënë përpara gomarin?! Më verë mua përpara “hë, më ruash! Dhe pastaj bjeri gomarit sa të duash!”

Kërkoj ndjesë se në librat që kam marrë me vete nuk e kam këtë fabul dhe kërkova ndihmën e kujtesës sime të lodhur. Por besoj se do të ishte një fyerje edhe për lexuesin të shpjegoj vlerat alegorike që kish ndryrë në të Dritëroi. Ama, si një hollësi kuptimplotë është kjo, që këtë fabul të bukur neve nuk na u lejua kurrë ta shfaqnim në televizion!

E përse hyn këtu Zheji?! Kjo nuk ka të bëjë asfare me të!

Në shkrimin tim unë përdorja dhe emrin e zonjës Themie Thomaj, të cilën ai e mbron kot, teksa unë nuk e fyeva atë zonjë aspak dhe kam frikë se edhe ky shpjegim e rëndon Arturin!

Ndeshja me Zhejin do të më vinte në dritë të keqe, po të ishte se ai deri më sot të kishte shkruar mijëra faqe kundër diktaturës, romane kundër Enverit, të kish shigjetuar Nexhmien, Ramizin, Sigurimin, Nanon…. Dhe unë të kisha shkruar të vetmen, të vetmen fare, veprën time të djeshme në mbrojtje të pushkatimeve dhe të Dritëro Agollit.

Është këmbekryesisht e kundërta!

Për të, 45 vjetët e gjysmës së dytë të shekullit 20 kanë vetëm një emër të zi, atë të Agollit!

Duke dashur të konkretizonte “veprën kriminalistike” të atij që kish zgjedhur ta fundoste, i atribuon poetit-kryetar të Lidhjes edhe burgimet e profesor Luarasit, e të ndjerit Minush Jero dhe ndëshkimet e shumta të Festivalit të 11 të Këngës në RTVSh. Për tërë shqiptarët ato janë ngjarje të njohura, por mbahen mend edhe datat që kanë ndodhur këto: të parat në 1969 dhe të dytat në fillim të vitit 1973. Në të dy rastet Dritëroi nuk ishte shpënë ende të kryesonte Lidhjen dhe shpata e rëndë e Enver Hoxhës kishte vringëllyer pa ndihmën e krahut të gazetarit Dritëro Agolli. Dhe me këtë po aq sa lehtësoj Agollin lehtësoj edhe pararendësin e tij në kryesinë e Lidhjes, zotin Shuteriqi, dhe shfajësimi i tij është po me të njëjtat argumenta, pra me rrufetë që lëshonte vetë Zeusi.

Në përgjigjen që kish shpënë sot në TemA, Zheji rropatej të thoshte se vrerin e kish më shumë kundër borive shurdhuese qeveritare dhe ceremonisë funerale që, sipas tij, për figura të tilla nuk bëhen në asnjë vend të botës.

Ka arsye të thotë që politika, pardje, me ceremoninë funerale të stilit vite ‘80 nxori përftimet e veta me lotët mbi poetin, por Arturi shfaq padituri të llahtarshme në historinë botërore të varrimeve. Le t’ia shkundim kujtesën në rrafshin e ri kombëtar dhe le të kërkojmë ndjesë se të vdekurit nuk mund të krahasohen dhe lëndimi i ndjenjave le t’i faturohet Artur Zhejit: Olldashin me Agollin! I pari ka qenë gazetar dhe i gjori Dritëro ka qenë. Olldashi ka shkruar vjersha dhe Dritëroi po.

Olldashi ka qenë ministër e deputet, ky tjetri vetëm deputet. As Zheji dhe as të revoltuarit që e rrethuan nuk bënë asnjë zhurmë dhe nuk patën asnjë vërejtje (e miorë bënë!) bile edhe kur për Olldashin u shpall ditë zije dhe u urdhëruan tërë flamurët e kombit të ulesshin në gjysmë shtizë.

Shoqëria shqiptare edhe ndaj vdekjeve është politikisht e sëmurë, spekullatore, hileqare dhe grindavece. Shoqëria shqiptare është thellësisht e sëmurë!

Me dhjetra dhe dhjetra herë nëpër trotuare jam kthyer në heshtje, me nderim ballë kortezheve funerale që shpinin nëpër varreza njerëz të panjohur kurrë nga unë. Nderoja vdekjen, dhimbjen. E mos guxojë ndonjë i pacipë i këtyre ditëve, që më ka parë atëherë në të tilla qëndrime dhe të thotë se kam nderuar ndonjë sigurims. Ndofta! Por kam nderuar vdekjen e tij! Jo atë! Dhe do të nderoja po ashtu sikur të kalonte i vdekur edhe komandanti i togës së pushkatimit të disa njerëzve të mi tashmë të shkuar në atë botë me anë të skuadrave të tilla!

Nuk dua të le rastin pa përmendur këtu edhe alegorinë madhështore që përmban romani i Kadaresë “Koncert në fund të dimrit” i cili nga kreu në fund na rrëfente Kinën që ne po shikonim …në Shqipëri!

Të dy këta personazhe historikë të letrave, më mirë se kushdo tjetër kishin marrë hua gjuhën e Ezopit dhe po fshikullonin me forcën që kishin fituar, me talentin e fuqishëm dhe me autoritetin që zotëronin atëherë. Pa përmendur emra të tjerë, edhe këta të dy ishin rreshtuar shpesh në togat e shkrimtarëve dhe poetëve që hymnizonin Prijësin e Madh, por ky haraçi i tyre, tërë këto shpeza artistike, mendoj se i përdorën siç përdoreshin dikur ata tubat e ndryshkur për skeleritë rreth ndërtesave që hidhnin shtat.

Këta viganë ngritën shumëkatshet e tyre, më pas u dhanë një shkelm tubave dhe skelerive dhe na lanë të shohim e të mrekullohemi me ato që kanë ngritur e krenohen.

Mjerisht nuk janë pak edhe njerëzit që nuk duan, nuk duan dhe nuk duan t’i shohin godinat e tyre madhështore! I kanë sytë akoma tek togu i skelave dhe hekurishteve të ndryshkura nga koha. Dhe, çuditërisht, askush nuk i trazon, dhe i le të qetë në pleqëritë e tyre qindrat e qindrat e skulptorëve, piktorëve, filmabërësve dhe poetëve të cilëve, sot u kanë mbetur vetëm skelat!

Pa asnjë bina brenda tyre!

Dhe siç është zakon që pas të tilla shkrimesh, shfaqen talentet e komentatorëve më shumë se kudo tjetër, dua të nxitoj t’u them atyre që të mos lodhen të kërkojnë skeleritë e mia. Nuk ka!

Unë veç njëzë kat, një binaçkë kisha për të ngritur.

U përpoqa dhe arrita e bëra pa to!

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

44 komente në “Për ta mbyllur këtë që u hap (për Zhejin dhe të tjerët)”

  1. tfgs1 says:

    suniti Kull qe [ja] ”mbeshtet” sunitin Agoll,qofte ai edhe nje komunist apo bithlepires i pederit Hoxha………………….

    1. Populli says:

      Skllavi tfgs1, i shitur, qyqar, i neperkembur, i blere, i trembur se mos mbetet pa shkruar se kush e di se kush e shqep gjate nates, ky tfgs njeshi, eshte njesh per keto veti e kerkesa dhe shkruan per shkak te ketyre vetive e kerkesave, jo se ka shkak, as arsye.

    2. Lugati says:

      gjalle qeke janulla vogel…sterri bytha pa u perzi i cik me sunitat aaa???

  2. aqif tahipi says:

    Anal isti nuk duhet te shfrytezonte vdekjen e shkrimtarit per te sulmuar kryeministrin. Nese nisesh nga keto lloj sulmesh te paprincipta dhe idiote per te perfituar kredite politike sot ne kohen e shkerdhatokracise ,atehere ec e merre me mend se sa e eger ka qene lufta politike ne kohen e xhaxhit. Ti kerkosh te ndjerit agolli se pse nuk e shkellmoi dot diktaturen , eshte idiotesi e njejte me gamorin e fabules.

  3. joel shkodra says:

    “Doni me per Belulin?”. Te dy shkrimet z. Kulla i perfundon me veten e tij. Mos kerkon te shkruaje perseri nje tjeter komedi “Pas vdekjes” ?

  4. .... says:

    Zoti Pellumb ti nuk e the qe Zheji ishte gomar . E tha ai per veten e tij., Mire ai qe e di se c’eshte po ti perse meresh akoma me te .Ai ja vuri damken vetes vete. Ushtria e ziliqareve e te paafteve te asaj kohe edhe te kesaj kohe bejne puritanin sot. Por nuk jane vetem te paaftet jane shpirtzinjte. Dhe sic thua ti i nderuar, shoqeria shqiptare eshte thellesisht e semure per shkak te ketyre (opinioniste shpifes profesioniste) qe perdorin lirine eshenjte te shprehejs per qellime te liga ne emer te lirise. I mencmi e nxjerr vete perfundimin se kritikate tyre hileqare e dashakeqe behen ne shumice te rasteve ,pa bosht pa themel pa nje ide dhe ne asnje mesazh te lartesuar per vuajtjet dhe qellimin e lehtesimit te plageve qe ka ky popull. Leri atapo beje skenar filmi ate historine e asaj pianistes hungareze qe jetonte ne Fier pasi i pushkatuan burrin.Ta kam shkruar personalisht “ndonjehere perlat humbasin rruges”,besoj e mbani mend . te uroj shendet

  5. robert says:

    shume shkrim I bukur per zhejin dhe Bytheqirat si zheji

  6. Besoj says:

    si gjithmone i sakte, i afte, i mirenjohuri Pellumb Kulla. Respekt dhe mirenjohje per ate cfare ka bere per ne shqiptaret.
    I perjetshem kujtimi i te madhit Dritero.

  7. eg says:

    Pergjigje Ekselente.

    Do me ti zheji????????

  8. Gregor Lato says:

    I nderuar Pellumb,
    Po i jep ne pleqeri te tij (jo tuajen) leksione te historise se letersise Zhejit. I meriton se si duket ka dale trangull nga universiteti, s’paska haber fare nga alegoria, qe ka perdorur Driteroi, krijim te cilin une e kam lexuar, nuk e di se si, por shume e shume vjet me pare.
    U mundua te zbraz helmin e vet mbas vdekjes, se sa ishte gjalle s’ia mbante t’i kundervihej (eshte minoren qe kur ka lindur e deri sa te vdes ne te gjitha aspektet e jetes).
    Tentoi e bija e te madhit Lasgush, Maria, dhe foli dicka si ky Zheji, por kur Driteroi ishte gjalle, para 5-6 muajesh, por mori nje pergjigje Lasgushiane nga Driteroi ne formen e nje poezie, dhe e qepi gojen.

  9. xhelo says:

    Zheji ka fillu pune tek Mziu i Bathores sepse nuk ka zedhenes ,”nje pellembe njeri dhe shtate pellembe mjeker”
    O shkreti Zheji qe do te jet ne krye te lajmeve qe te haje buke, e cte them kapterr Ramiu…

  10. Qytetari says:

    Qarte dhe sakte! Respekte zKulla.

  11. Bardhi Tolabi says:

    Edhe dicka tjeter duhet te shtoje per Agollin,zoti Pellumb Kulla,kur e krahason me Olldashin:Agolli esht nderuar me titullin e larte “Nderi i Kombit”,pervec shume vleresimeve te tjera te mepareshme.Ky titull,i eshte akorduar ne keto vitet e kesaj palodemokracie.Kush mban kete titull,merriton nderim Kombetar.
    Pordhet e Zhejit,jane si fendat e nje njeriu te plevitosur,qe kerkon te jete dikushi.Por harron i ziu se,fendat vetem se te largojne sa me shume prej asaj shoqerie te qelbur Zhej-esh…

  12. Mentari says:

    O pellumbi I “Paqes” po na kerkon te na barazosh “Kontributin” e Agollit me ate te Kadarese???? kerkon te na shperndash fajin? se gjoja nuk eshte vetem Agolli qe i thurte Diterambe “Prijesit” (kriminelit Enver) por eshte edhe Kadareja? Si nuk ke turp o i pandershem qe shkon aq larg?. si mund te krahasosh ti nje gjarper si Agolli me nje supertalent antikomunist si Kadareja?Po kush e spijunonte Kadarene tek Prijesi kujton ti? Kadarese cdo veper te tij I eshte kerkuar te ripunoj ate se ishte kundershtim me Politiken e Partise ,kurse Driteroit edhe per ate Zylon ja botuan pa asnje kritike.Enver Krimineli asnjehere nuk e ka kritikuar Agollin pervecse lavderimeve kurse Kadarene tek Pashallaret e Kuq e kA QUAJTUR aRMIK TE BETUAR TE PPSH( Vet Enver kriminelit)Vazhfo o Kulla mos flej gjume duke shperndare Fajin e Driteroit me te tjeret se ajo eshte e vetmja mbrojtje qe ti I ben.Dritero Agolli ishte Makjaveli shqiptar,rrufjan dhe demtues per shqiptaret e asaj kohe.

  13. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Zoti Kulla!
    I sigurte se Ju do ti lexoni opinionet e shprehura posht shkrimit Tuaj,po ju shkruaj edhe une si nje lexues i rregullt i kesaj gazete dhe debat shkrimeve me te cilat Ju shpesh here perfshiheni ne faqet e saj.
    Ajo qe une doja te thosha eshte se Ju keni per mendimin tim nje kontradikte ne qendrimin ndaj te shkuares komuniste.
    Nga njera ane e fshikulloni ate ashper(dhe me te drejte) si nje regjim kriminal qe shtypi,perndoqi e vrau popullin e saj,dhe nga ana tjeter mbani nje qendrim cfajesues ndaj njerezve qe perbenin strukturen ,d.m.th konstruksionin e mbajtjes ne kembe te ketij regjimi.Per rrjedhoje i nderuar z.Kulla,Ju ne finale shihni dhe fajesoni vetem dy njerez:Enver Hoxhen dhe gruan te Tij,Nexhmie Hoxha.
    Por une ju shtroj pyetjen:A mund te jete dhuna,persekucion,vrasjet e nje populli te tere per 45 vjet veper vetem e Enver Hoxhes dhe Nexhmije Hoxhes qe Ju me aq force e zell nuk leni rast pa i share e nemur?
    Une mendoj se jo!
    Historia ka treguar se diktatoret kane lindr nga populli.Dhe ata jane mbeshtetur nga njerez te dale po nga populli.Qe do te thote se dhuna,persekucioni,vrasjet,terrori psikologjik dhe per rrjedhoje prapambetja ekonomike e nje vendi, nuk mund te jene kurre veper e vetem e nje njeriu apo dy njerezve.Sigurisht,ata kane fajin kryesor,por jo me pak faj kane dhe mbeshtetesit e tij.Nje pjese per interesa,nje pjese nga injoranca dhe nje pjese nga frika.
    Keshtu,mbrojtja qe Ju i beni Agollit ne te gjitha dimensionet e tij dhe pa ekuivoke,evidenton pikerisht kete.Qe e keqja ketij vendi i paska ardhur vetem nga Enver Hoxha.Gjithe te tjeret,Sekretaret e Partise,Kryetaret e Komiteteve,te Kooperativave,te Degeve te Brendesheme,te Lidhjeve te Shkrimtareve,te Gjykatave,Prokurorive,ministrat e tj,e tj ..nuk kane asnje faj.Jo z.Kulla!
    E gjithe kjo superstrukture eshte fajtore.
    Nje shoqeri qe vertet kerkon te emancipohet,nuk mund te fajtoroje per deshtimet e saj vetem 1 njeri.Por ajo qe shoqeria shqiptare duhej te bente ishte kerkesa e ndjeses.Qe nuk e beri.
    E kompleksuar nga bashkefajesia,kjo superstrukture u pozicionua ne dy kampe.Njera qe i doli ne mbrojtje diktatorit dhe tjetra qe e shau,nemi…duke ja hedhur gjithe fajin atij.Te dy keto grupime kishin 1 emerues te perbashket:Justifikimin e vehtes si kontribues e mbeshtetes se diktatures dhe fshehjen para popullit te fajit te tyre.
    Me keqardhje e them,se edhe Ju zoti Kulla qe jeni rreshtuar ne grupimin e dyte,d.m.th te atyre qe shajne e nemin Enver Hoxhen, nuk jeni i sinqerte me popullin kur vjen fjala per te shkuaren komuniste.
    Dhe fakti qe Ju e mbroni Agollin ne te gjithe dimensionet e tij,e verteton kete.
    Sepse Ju,dhe te gjithe ata qe mbajne kete qendrim(perjashto injorantet e pa lexuar),pra qe mbroni Agollin,Ju mbroni e justifikoni vehten me mbeshtetjen ndaj diktatures duke dashur ti hidhni popullit hi syve.
    Me e ndershmja do te qe ajo:Ti kerkoni ndjese!Kush me shume,e kush me pak.
    Ju falenderoj nese e publikoni.

    1. Popull says:

      O luftetar, Pellumbi e ka te sakte opinionin. Shkurt ai thote se shume njerez qe e kane jetuar ate kohe kane bere padrejtesira ose sepse nuk kane patur mundesi te benin ndryshe, ose sepse kane qene kaq te indoktrinuar sa kane pandehur se vepronin drejt ose i kane bere me ndergjegje duke ditur se po veprojne keq.
      Respekte Kulla. Shkrimet tuaja janender te rrallat qe i lexoj me kenaqesi.

  14. pokeristix says:

    O Pellumb!Andej nga Devolli ka nje shprehje:Leri qente te lehin,koken e tyre do te hane.
    Une ketu ku jam sapo lexova shkrimin tend per Driterone ,mora ne telefon dy miq te mij ish komuniste,(jane akoma por pa teser),s’i prishin pune njeriu per bindjet qe kane.Me seriozitet ju sygjerova shkrimin tend per Driterone duke ju thene:Lexojeni,konspektoheni,mesojeni permendsh,recitoheni me vehten njehere ne dite dhe t’a merrni vesh si i percepton nje intelektual,iperndjekur familjarisht,vlerat dhe historine kombetare.

  15. Kris says:

    Te lumte Z. Kulla! Por nuk ja vlen te merresh me nje “kurve bur[r]e” gomar! Nuk ja vlen dhe kaq! Te merresh me tipa si Zheji eshte humbje kohe! Poshtersirat e ketij njeriu kameleon jane pafund! Jane disa te tille! Tosi,Andi,Ylli dhe lista eshte e gjate! Keta jane si puna e mizave qe s’te lene rehat!

  16. shqipe says:

    Sa me ke mrekulluar,o KULLA! Uroj t’u prij shendeti ju dhe atyre qe doni ju,per te miren tuaj,te familjes tuaj,per te miren tone e te vendit…

  17. huri says:

    Right! Po kujt ja thua.
    Vetem huri ben vend ne Shqiperi per njerez si tfgs1.

  18. Vesa says:

    Mire me Zhejin se do e sqarosh pasi nuk e sqarove dot me shkrimin e pare, po Kadarene perse e permend, per ta perlyer apo lehtesuar tjetrin? Ju krijuesit e kohes se komunizmit, vecanrisht ata qe perzien krijimin me sherbimin, nuk e ruani dot drejtepeshimin qe e keni humb bashke me krijimin. Komentet nuk I zevendesojne veprat. Po te mos ishte makina e propagandes shume prej tyre nuk do permendeshin fare.

  19. razo says:

    Ke bere gabim or mik qe ke kthyher pergjigje dhe ke rene ne gracke. Shoqerine shqiptare nuk e perfaqson turma e analistave medioker, gjysmakesh mendore te cilet jane shfaqjet me groteske te tranzicionit shqiptare pas komunist. Jane me keqe se bllokistet e PPSH, te cilet ne ate kohe jetonin te rrethuar me ushtare e te izoluar nga populli ndersa keta analistet e sotem te bllokut modern jane te rrethuar me kamera, studio televizive e portale socialesh. Jane totalisht te shkeputur nga realiteti e te deshperuar per nje cik vemendje. Matrapaze ne sjellje e ne shpirt, njerez pa vlera te cilet do harrohen ne vitet e ardhshme ndersa figura si Dritero Agolli do mbajne emra shkollash, universitetesh e bibliotekash.. Zheji dhe sorrollopi i vet, po i ngeli ndonje lek ne xhep, e shumta mund ti vendos emrin ndonje faqe facebuku ose portali me keshilla bixhozi e seksi.

  20. Vunoi says:

    Po….,Driteroi u tall,ja hodhi Enverit ! U kujdes per 30vjet qe lidhja e shkrimetareve te
    behej tribuna e lirise se artit. Zaten prandaj e zgjodhen.
    Diktatura, i zgjodhi me qiri “kuadrot”. Jo vetem aq, ata duhej te demostronin
    devotshmerie e tyre me PROVA.Enveri nuk e mbajti gjithe jeten se u mallengjye
    nga bejtet e Driteroit, i sherbeu si komisar politik i artit dhe letersise.
    Si shkrimetar,neqofte se deshiron,quhe me te mirin e planetit,kjo ska te bej me faktin
    qe njekohesisht ka qene njeri nga ingranazhet kryesore te censures se sistemit.
    Sherbetoret e vetedishem nuk barazohen me te burgosurit e detyruar.Ndryshimi
    midis Drite-rojeve dhe njerezeve te thjeshte te asaj kohe.Ndryshimi midis
    artistit te vertete dhe nomeklatures monitore te politikes.

  21. Leonard says:

    Te gjithe ata qe kane pislleqe ne ndergjegjen e tyre te nxire kane nje unitet deshperimisht te fuqishem.
    Pellumb Kulla eshte perjetesisht nga me te palodhshmit e ketij zhgani te frikshem. Ai eshte prova me e sakte
    e besnikerise, me post teper te larte, ne organizaten ultra mediokre te mungeses se vlerave. Uniteti i qelbesirave, i injoranteve veteadhurues, scarciteti social, moral e artistik nuk zhduket kurre ne universin e erret te ekzistences se tij te neveriteshme. Ky unitet ushqehet deshperimisht nga boshlleku i thelle i vlerave te cilat i ka kerkuar me dhimbje dhe s’i ka patur kurre tere jeten. Uri e tmerrshme te cilen s’e ka ngopur asnjehere.
    Ai e di mire se askush nuk merr mundimin te kerkoje skelerite e artit te tij, sepse nje gje qe s’ekziston s’mund te kete skeleri.
    Por ai mundohet perjetesisht te beje te tjeret ta besojne kete gje duke uleritur per cdo anetar tjeter te zhganit qe sulmohet.
    Asnje rast nuk i shpeton. Eshte e vetmja menyre qe i ka ngelur per te terhequr vemendjen qe edhe ai ekziston, qofte edhe nje moment, nje ore apo nje dite. Ky eshte vertet arti i tij i mjere, kete art ai e di ta beje me mire se kushdo. Nuk ka nevoje as te perdore skeleri per kete art sepse ai eshte boshllek, i thelle dhe i erret. Por kur shikon veten ne pasqyren e vlerave i del gjithmone nje fantazme e vjeter, e frikeshme, e percudnuar nga e cila ai e di mire se nuk shpeton dot. Se ajo eshte vetvetja e tij e mjere.

  22. alohade says:

    Kjo shoqeria e sotme shqiptare eshte thellesisht e semure ! Terminal !!
    Nje shoqeri tejmase e politizuar , e cila as te vdekurin nuk lene “ne shej-
    tenine e tij ” ! Ka nje thenje te popullit tone te lashte fisnik qe thote :
    ” Per te veekurin ,ose fol mire ,ose mos fol fare” ! Ne nuk e lejme reha-
    te vdekurin as ne varr !!!’ Prandaj e thashe qysh ne fillim se shoqeria
    shqiptare eshte thellesisht e semure ! Kjo shoqeri : TERMINAL. !!!

  23. Shelgura says:

    O zhei
    O kumar xhi
    O sahan lëpirës
    O një thes lini i mbushur me krundr
    Dritëroi figurë e shumë muzeve
    Zhei figirë e shim haleve

  24. Kola says:

    Respekt per penen e Pellumb Kulles dhe thellesine e argumentimit. Lehjet e qenve e pallmat e gomereve nuk stepin askend, vec tregojne se ata jane aty, prane nesh duke bere te vetmen gje qe dine te bejne:Te pellasin e te lehin.

  25. Beni says:

    Respekt te pakufishem per Agollin ,Kadarene Pellumb Kullen e plot krijues te vertete pavaresisht ne c’kohe kane krijuar. Ata do te mbeten perjetesisht ne altarin e kombit, ndryshe nga zhejet, fevzite e plot te zinj te tjere qe do te mbeten turpi i shqiptareve edhe kur te shkojne ne esfel. Edhe nje gje tjeter, sh keq protokolli qeveritar nuk shpalli dite zie per vdekjen e te madhit Dritero ,kur per Olldashin qe ishte ai qe e dime te gjithe, Saliu edhe e vrau edhe e ”nderoi”.

  26. Fatmir Lohja says:

    Shkrim i sakte ne çdo element.

  27. Mira says:

    Shume e bukur gjetja e Kulles me ndertesat madheshtore dhe skelat e ndryshkura…. Shume kuptimplote. Nje kenaqesi e vecante te lexosh shkrime te tilla. Faleminderit!!!

  28. marini says:

    I dashur Kulla, një fjalë e urtë greke thotë “krino ex idhion tallotria” (gjykoj sipas meje-shëmbëlltyrës sime, të tjerët)… Shkrimet e tua i ngjajnë, artikujve të “Zërit të Popullit”, ku të gjithë ata që s’janë dakord “me vijën e Partisë”, janë armiq, injorantë, gomerë… Dritëro Agolli, do apo s’do ti, Edi Rama etj. etj…. ” e shkroi” vetë “biografinë” e tij… Ai nuk është se ka qënë thjesht “një shkrimtar i Realizmit Socialist”, por është përlyer kokë e këmbë dhe ka lëpirë sahanet e politikës Enveriane…dhe këtë e ka shkruar Historia dhe nuk mund ta ndryshosh as ti, as ndonjë tjetër… Shëmbull i qartë për këtë, është i madhi Kadare, gjeniu i vërtetë i letrave shqipe (megjithëse në shumë gjera nuk jam dakord edhe me të), që vërtet ishte një shkrimtar “i realizmit socialist”, sepse nuk mund të bënte ndryshe, por asnjëherë nuk lëpiu sahanet e regjimit komunist…(?!)

  29. Artan says:

    Nuk jam dakord me z.Kulla kur thote duhet nderuar vdekja e jo njeriu.Po te ishte keshtu,duhej te nderonim edhe vdekjen njerezve me te ligj e diktatoreve gjakatare.Ne rastin e Dritero Agollit,e meriton te nderohet vete ai,jo thjesht vdekja e tij.Sa per Zhejin pastaj,nje pijanec byth..lepires me te cilin nuk ia vlen te merresh.

  30. Lugati says:

    Dritëro Agolli: Elegji për Enver Hoxhën


    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
    Dhe pranvera erdhi me mundim
    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
    Shqipërisë zemra iu lëndua,
    Shqipëria jote po derdh lot.

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
    Deshe jetën në çdo poezi.
    ….
    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
    Falmë Enver që kaq i dobët jam!
    Paska çaste kur njeriu I shkretë
    Veten se pushton e dot s’e mban!
    ……
    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
    Nëpër fluturime si nëj zog,
    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
    Neve, që furtunash jemi turrur,
    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
    ……
    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
    Zemrën time do ta nxirrja jashtë
    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
    Fjalët më përzihen, sigurisht!
    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore
    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
    Dhe na thotë njihni veç fitore,
    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
    Që e lidhëm më dyzetenjë,
    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
    Jam me mendje, frymë dhe me zë!
    …..
    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
    Ndonëse shoh si komunistët larg.
    ….
    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Jam krenar që gjendem në armatën,
    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

  31. Jimi says:

    Mos u lendo i nderuar Kulla nga balta qe hedhin disa komentues ne drejtim te personalitetit tend!
    Nga menyra e te shkrurit e te menduari , duket qe pjesa derrmuese e ketyre komentuesve te jene “analfabete”! I nderuar Kulla juve beni mire qe sqaroni keta “analfabete” per qellimin e artikullit tuaj por nje mendje me thote se ata nuk duan ta kuptojne!
    Te uroj shendet !

  32. antienveriste te te gjitha vendeve bashkohuni dhe merrni nje brisk rroje says:

    Te nderuar komentues..sidomos e kam me enver-bolengrenesit te kadarerizuar dhe saliserbizuar
    .
    Nuk eshte koha qe te vazhdojme kanibalizmin me Enverin apo driteroin..nuk eshte viti 1992 por eshte 2017..pra ka kaluar nje cerek shekulli qe eshte nje FAZE TJETER E HISTORISE..
    .
    BOLL ME ENVERIZMIN E VDEKUR..BOLL HIJENA

    _______________
    nqs keni bythe ja ku e keni sot perversin Shkelzen Berisha dhe Lul Basha te dy me prapavije ultra kriminale dhe arome serbi…
    _______________
    Nqs se keto dy djajte e sali serbit kane vene perpara ambasdorin Donald Lu si te ishe nje dele e sulmuar nga ujqerit….pse merreni me kufomat e Enverit dhe Driteroit..
    Ja ku ke keni sali bishen akoma me i forte se ne 23 qershor 2013…..ja kue keni dhe Kadarene qe ka qene me Enver se Enveri…
    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974
    Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
    .
    Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
    Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
    .
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror..
    ..
    boll me enverizmin & dhe agollizmin..po patet bythe ju intelektuhalete e ketij kombi merruni me pushtim naziberishist nga 1991 qe vazhdon dhe sot….dhe tolerimi kriminal qe po i bejne inteletualet dhe faktori nderkombetar sali kriminelit….eshte gjenerator qe shkelqen jo vetem driteroin por dhe enverin …ku mbi 60 perqind e popullit thone:
    ISHIM MIRE KUR ISHIM KEQ

  33. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Ju z.Kulla ne skecet tuaj jeni tallur si askush me Ballin Kombetar.Pas viteve 90,jeni hedhur ne anen e atyre qe e kane denigruar Luften Antifashiste.Per kete qendrim edhe u kane sulmuar e share shume njerez.Tani kisha nje pyetje:Per Luften Antifashiste e dime opinionin tend denigrues.Po per Ballin Kombetar qe ne kohen e Enverit e ka tallur e poshtruar neper skece ,ke ndonje opinion.D.m.th ke ndrruar qendrim?

  34. Agroni says:

    Te LUMTE pena o Pellumb!!!!

    Me te degjuar e kam kete historine e meposhtme keshtu qe mos u merrni me mua (mesazherin):

    Tregojne qe nena kameleon lindi dy kelyshe. U perpoq me mish e me shpirt, sic di nje nene e mire, tu mesonte trukun jeteshpetues te rraces se saj: nderrimin e ngjyrave te trupit ne pershtatje te plote me mjedisin ne te cilin ndodheshin. Fatkeqesisht, me tere perpjekjet e saj femijet nuk arriten ta perfeksiononin kete teknike dhe ne rrezikun e pare me te cilin u ballafaquan, njeri prej tyre u diktua nga nje krokodil qe e gllaberoi!!! Nena kameleon ra ne deshperim te thelle dhe I hyri nje frike e madhe se mos humbte dhe femijen e vetem qe I kishte mbetur. Shkoi u konsultua me “kryeplakun” e kameleoneve, me te diturin e fisit dhe I kerkoi ndihme.
    “S’te ndihmoj dot” u pergjigj kryeplaku, “kur nuk arrin ta mesoje nena, asnje mesues tjeter nuk ben fajde! ….po te jap nje pusulle per nje jashte rraces sone, nje nxenes timin nga rraca e njerezve qe ma ka kaluar mua 100 here, Artur Zheji ja thone llagapin. Vetem ai mund te te beje derman e ta stervise djalin e vetem qe te ka mbetur!”.

  35. Agron says:

    Te LUMTE pena!!!!
    Me te degjuar e kam kete historine e meposhtme keshtu qe mos u merrni me mua (mesazherin):

    Tregojne qe nena kameleon lindi dy kelyshe. U perpoq me mish e me shpirt, sic di nje nene e mire, tu mesonte trukun jeteshpetues te rraces se saj: nderrimin e ngjyrave te trupit ne pershtatje te plote me mjedisin ne te cilin ndodheshin. Fatkeqesisht, me tere perpjekjet e saj femijet nuk arriten ta perfeksiononin kete teknike dhe ne rrezikun e pare me te cilin u ballafaquan, njeri prej tyre u diktua nga nje krokodil qe e gllaberoi!!! Nena kameleon ra ne deshperim te thelle dhe I hyri nje frike e madhe se mos humbte dhe femijen e vetem qe I kishte mbetur. Shkoi u konsultua me “kryeplakun” e kameleoneve, me te diturin e fisit dhe I kerkoi ndihme.
    “S’te ndihmoj dot” u pergjigj kryeplaku, “kur nuk arrin ta mesoje nena, asnje mesues tjeter nuk ben fajde! ….po te jap nje pusulle per nje jashte rraces sone, nje nxenes timin nga rraca e njerezve qe ma ka kaluar mua 100 here, Artur Zheji ja thone llagapin. Vetem ai mund te te beje derman e ta stervise djalin e vetem qe te ka mbetur!”.

  36. -The Bitter Truth- says:

    ne vazhdim te nje komenti te shume vonuar:
    .
    Ju betohem te nderuar lexues/komentues qe kam qene kundershtar i pushtetit popullor (regjim stalinist qe i thone ca elezbibere te dhjere) te enver hoxhes me shume se Pellumb kULLA & COMPANY.
    .
    LE TA THEMI QE NE FILLIM SE pellumbin por dhe driteroin dhe ismailin mbi 99 e njerzve i respektojne dhe i adhurojne ne fushat e tyre respektive te humorit dhe letersise…..POR…si njerez kane patur probleme hipokrizie te pabesueshme pas 1990.
    .
    Ajo qe kane turp ta thone sot shumica e shqiptareve dhe shqipfolesve eshte ky postulati ketu poshte:.(.lexojeni mire)
    ……….
    NQS DO RESPEKTOHET DHE NDEROHET DRITEROI-KADAREJA DHE PELLUMB KULLA & COMPANY….automatikisht do vlersohet dhe koha e enver hoxhes pasi ato ishin dhe jane derivate te tij……pikerisht eshte ky celesi pse behet zhurme nga arturzhelanet mark market dhe TUC MAKET…kush ka pyetje jam gati per argument

    PRA OSE ENVERIN+ISMAILIN+DRITEROIN+PELLUMBAT E MARIKES TI RESPEKTOJME TE KATERT OSE TI HEDHIM NE HALE TE GJITHE…por kjo i djeg jo vetem pellumbit por dhe meros qe eshte anti-enverist artificjal ose i paguar

  37. Anonim says:

    Me te degjuar e kam kete historine e meposhtme keshtu qe mos u merrni me mua (mesazherin):

    Tregojne qe nena kameleon lindi dy kelyshe. U perpoq me mish e me shpirt, sic di nje nene e mire, tu mesonte trukun jeteshpetues te rraces se saj: nderrimin e ngjyrave te trupit ne pershtatje te plote me mjedisin ne te cilin ndodheshin. Fatkeqesisht, me tere perpjekjet e saj femijet nuk arriten ta perfeksiononin kete teknike dhe ne rrezikun e pare me te cilin u ballafaquan, njeri prej tyre u diktua nga nje krokodil qe e gllaberoi!!! Nena kameleon ra ne deshperim te thelle dhe I hyri nje frike e madhe se mos humbte dhe femijen e vetem qe I kishte mbetur. Shkoi u konsultua me “kryeplakun” e kameleoneve, me te diturin e fisit dhe I kerkoi ndihme.
    “S’te ndihmoj dot” u pergjigj kryeplaku, “kur nuk arrin ta mesoje nena, asnje mesues tjeter nuk ben fajde! ….po te jap nje pusulle per nje jashte rraces sone, nje nxenes timin nga rraca e njerezve qe ma ka kaluar mua 100 here, Artur Zheji ja thone llagapin. Vetem ai mund te te beje derman e ta stervise djalin e vetem qe te ka mbetur!”.

  38. oldman says:

    Kam pershtypjen se shumica e komentuesve qe e vleresojne Agollin si shkrimtar, nuk i kane lexuar veprat e tij, por nisen nga qe,
    nderimet me te medha ja ben pushteti. Keshtu jane shqiptaret, sa te jesh me pushtetin te respektojne, kur pushteti te flak tutje,
    te gjithe te permbysin kupen. Por, vlera qe te jep pushteti, shpesh ka dale e rreme. Zakonisht artistet e medhej te nje kombi,
    nuk kane qene pale me pushtetin. Megjithate, mos debatoni per vlerat artistike te Agollit sot, lerjani kohes qe ti gjykoje…….
    Si njeri, ishte muhabetci i mire dhe e ka pasur grure me te gjitha regjimet, qe nga Enveri e deri tek Berisha,
    por pushteti nuk ka pse te lodhet e te harxhoje kaq shume per nje ceremoni (te respektuar) funerale dhe private.
    Kjo vlen jo vetem per ceremonine e Agollit, se ka patur edhe te tjera ku pushteti e ka tepruar me zellin dhe hipokrizine e radhes…
    Ngushellime familjes…

  39. kristo says:

    Reagim idiotik dhe hipokrit i Kulles dhe komentuesve te ti.
    Pse nuk thuhet e verteta, ate qe Agolli dhe sherbetoret, kalemxhite e Enverit nuk e thane kurr; ishin ne sherbim te ti dhe diktatures me gjakatare
    qe sakatosi genin shqipetare per gjenerata qe do te pasojne.

  40. thanks for nothing mister Kulla says:

    Nderime Pellumb !

    Shume komentues ju fajesojne se ti me te ndjerin Dritero keni gabuar ne kohen e Enverit…absolutisht jo sepse e kihsit nje fare justifikimi se Enveri nuk te falte….por ju jeni fajtore ne kohen e Sali Satanait ku ti personalisht kishe nje rast te arte per te treguar patriotizmin tend si BALLIST ATDHETAR..E KAM FJALEN per thyerjen e embargos naftes kur ti ishe i plotfuqishem ne OKB….AQ ME SHUME kur ti edhe pse ishe zorre e trashe e berishes..kerkove azil ne amerike kur ishe ne amerike…se do te vriste shoku yt fatos nana…..Prandaj zoti Pallumb edhe pse je i respektuar si artist je i urryer si ballist.

    ja dhe nje pershendetje per je nga poezite BRILANTE e DA…

    Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper rruget ku kam ecur,
    S’do ndjhet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Refreni
    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.
    dhe une do zbres do vij pas teje
    do vij

    Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham do fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *