Pranga një shqiptari dhe një greku, 128 kg kanabis në bagazhin e makinës

Dy persona janë vënë në pranga në Pogon të Janinës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 128 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.

Operacioni i zhvilluar nga policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare,  ka arrestuar një shqiptar 33 vjeç dhe një shtetas grek 28 vjeç.

Fillimisht policia e vendit fqinj ka ndaluar dy mjete, njëri që bënte kontrollin e rrugës dhe tjetri rezultonte i ngarkuar me drogë

Mësohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu grek.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup hetimor që po punon  për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në ngjarje.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *