Reforma në drejtësi, sërish përplasje mes LSI dhe PS. Replikat mes Ramës e Xhafës…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Serish ka pasur debate mes LSI dhe PS persa i perket miratimit te ligjeve qe kane te bejme me implementimin e refformes ne drejtesi.

“Ministria e Drejtësisë në përputhje me strategjinë për drejtësinë që ajo ka miratuar si dokument, e cila është paraqitur me kërkesë të vetë qeverisë, jo më larg se nëntori i këtij viti dhe në përputhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, por edhe 7 ligjeve të tjera, ka përgatitur një projekt më të fundit, të ndryshimeve të kodit të procedurës penale të Republikës së Shipërisë, i cili është një variant tjetër nga ai që kohë më parë kjo ministri ka përpunuar së bashku me EURALIUS”, ka deklaruar ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili për një draft të ri të Kodit të Procedurës Penale.

I cili nuk i referohet ekspertizës së EURALIUS dhe qe ka shërbyer për acarimin e toneve mes dy partive të koalicionit qeveritar PS – LSI, duke e kthyer debatin në pikën fillestare të diskutimit për rolin e ekspertëve të nivelit të lartë në punën e Reformës në Drejtësi.

‘’Drafti që diskutojmë është drafti i Reformës në Drejtësi, pra drafti i parë me EURALIUS apo drafti i dytë për të cilin foli ministri’’?-pyet Luan Rama.

“I punuar nga Ministria e Drejtësisë, nën esistencën e misionin EURALIUS. Pasi ka ardhur në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, është marrë dhe është punuar nga eskpertët e nivelit të lartë në kuadër të Reformës sipas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë”,-u përgjigj Manja.

Sipas Shqiptartja.com, kreu i grupit të LSI, Luan Rama kërkoi informacion se nga kush është bërë ky draft dhe cili është roli i gjithë institucioneve në këtë proces. Deputeti Ulsi Manja tha se është ndjekur procedura e dakordësuar në Kuvend që i caktoi ekspertëve detyrën e sjelljes së një drafti.

Por Luan Rama nuk u mjaftua me këtë përgjigje dhe debati solli ndërhyrjen e kreut të komisionit të ligjeve që i kujtoi deputetit të LSI se debati politik bëhet në komisionin e ligjeve dhe jo në një tryezë konsultative me prokurorë e gjyqtarë.

“Zoti Rama dhe cilido tjetër kur të jetë mbledhja e Komosionit të Ligjeve mund të diskutojmë këto gjëra. Këtu nuk jemi për Komision”,-u shpreh Xhafaj.

Kjo situatë u sqarua më pas nga eksperti i nivelit të lartë Artan Hoxha që është angazhuar në hartimin e draftit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.

“Kuvendi meqënëse kishte krijuar një komision të posaçëm, në kuadër të integrimit të tërë reformës, si një korpus që harmonizohet i legjislacionit, që ofron reformën, këtë projekt të Ministrisë së Drejtësisë, ja paraqiti Komisionit të ekspertëve për ta rishikuar”,-u shpreh Hoxha.

Më herët, ministri Vasili u ndal në disa propozime të Ministrisë që kanë të bëjnë me përgjimin, ku sipas tij duhet kryer me vendim gjykate, të kufizohet e mundësia e marrjes si provë finale dëshmitë anonime apo krijimi i Drejtorisë së Policisë Gjyqësore që do të jetë në varësi të Prokurorisë.

Duke u ndalur te organi i akuzës Ministria e Drejtësisë propozon që Prokuroria duhet të provojë fajësinë, por gjykata do të jetë ajo që jep vendimin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Reforma në drejtësi, sërish përplasje mes LSI dhe PS. Replikat mes Ramës e Xhafës…!”

  1. Kris says:

    Keta legenat e Metes bejne te njeten gje si berishistet! Mbrojne mafiozin Meta!

  2. Zara says:

    Meta ka filluar te trembet shume nga reforma, dhe ka hedhur ne sulm. Bandillet e tij, te dalin kunder.

  3. L leshi says:

    Luan legeni nuk do reformen ne drejtesi sepse i dalin vjedhjet e te vellait ne sigurimet shoqerore, bastardi i Martaneshit eshte sahanlepiresi i Like hajdutit prandaj leh si qen…

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde mendje hajde.. Sipas Rames I bie qe keta paskan votuar nje Reforme pa ditur kush e ka bere.. Ala tek ura ata: me thon tironce..

  5. DAVID says:

    Kjo reforma ne drejtesi po ja zbulon peten “lakrorit”po e nxjerr Ilir-Floririn se bashku me “MONEN” me te rrezikshem se Sali-Berishense bashku me familjen e tij,eh po na shofin syte shume marrezira,kohe te veshtira po vijne per “baballaret e kombit “,fundi per hajer ju kjofte.

  6. Sami says:

    Shoku Meta, ai gangua i skrapit qe kerkon te sabotoje reformen ne drejtesi. Ta katandisi ate si zhdrejtesi qe kur te dali shoku hajdut me ze dhe me figure, te fitoje gjyqin me sukses dhe te dale i lare dhe i pafajshem. Kur flet artikulon fjalite me nje standart rrugesh. Une jam shtangur kur e degjova tek Top Story e Sokol Balles. Nje ordiner I neveritshem qe pabesine dredhine dhe cinizmin ti definoje si vlera dhe kapacitete. Fushen e intelektit, miresise, ndershmerise dhe transparences ky lloj as nuk I kupton as I njeh per vlera. Ky pret qe dikush ti rrahe krahet dhe ti thote :” Bravo je I zoti ja hodhe. Dhjako I madh u tregove. Te lumte”. Maksimumi i etikes se Ilir Metes eshte dhjakonaria, cinizmidhe pabesia. A nuk u kujtohet ne zgjedhjet e 2009 Ilir Meta cirrej se gjoja Rama kish bere pazar me Berishen. Para turmave bertiste; “I kam thene Rames, Hiq dore nga Sali Berisha! Pas disa ditesh Ilir Meta do te bente aleancen me te paskrupullt me Saliun duke vjedhur me sukses per 4 vjet “per te miren e kombit” sic thoshte ai atehere.
    Dhe ky sot eshte kryemendja e shqiptareve ne vendin ku flet mendja (parla+mente). Ky zoteria ka vene ne rrenje katrore edhe ata qe kane nje barre mend po skane bythe. Kjo eshte tja futesh kokes me gur qe nuk e gjen dot si ka mundesi qe ky hajdut kellire ordiner na vjedh, na imponon, na tradheton, na perdhunon, na kercenon, na saboton, na poshteron, na injoron me nivelin e tij ordiner dhe eshte ne krye te shtetit. Cilat jane ato kanale gjirizesh qe njerez te tille na ngjiten ne majat e pushtetit?
    Me shpirt te vrerosur duhet te duartrokasim me brohori kete injorant qe po na vjedh perdite. Pra duhet ti japim voten ketij injoranti te perjetshem ne politike. Ky qe ska punuar gjekundi dhe ska firmosur ndonje bordero pune livadhis mbi kokat e shqiptareve dhe ka ne dore lumturine dhe fatkeqesine. Ky zoteria i LSI ka vene ne rrenje katrore edhe ata qe kane nje barre mend po skane bythe. Me hajdutin e skrapit ndodh e kunderta sepse ka bythe po ska mend por I bie shkurt. Natyrisht qe ka koke. Ketu te topitur jane shqiptaret. Keshtu te dashur shqiptare po jetojme ne kohen dhe vendin ku komandojne bythet dhe loqet si ky shoku.
    Kur te kujtohen te mencurit bythet kane mbaruar pune me te vjedhur dhe ormisur ne vend te sigurt. Kjo ishte loja. Game over. Hani trakalice se fiqte mbaruan. Dhe mos harroni voten per hajdutin sepse jeni popull qe nuk jetoni dot pa ju vjedhur dikush. Perdhunimi mbi ju eshte si droga e pushtetit te rradhes. Nuk jetoni dot pa pakez perdhunim. Jeta ne mireqenie do te ishte krize dhe marri ku njerezit do te marroseshin nga qejfet pija dhe ahengu. Ta gezojme shokun, do na ngopi me dozen e rradhes te injorances.

  7. Qirjosqivaci says:

    Banda hajdutesh ekriminelesh jane ne krye te partive,shtetit,parlamenti,institucineve …dhe sidomos te DRESTESISE se sotme

  8. Lennard says:

    Eshte padyshim e qarte qe LSI eshte ne unison me SHQUPIN per Reformen per Drejtesi.Likes dhe shpurres se tij te ndyre nuk i leverdis Reforma Reale per Drejtesine se i dalin te palarat ne shesh.Si ka mundesi qe doli e sajuar videoja e Tij me Dritan Priftin ? Ca legena gjyqkates hodhen poshte dhe ekspertizen e FBI !!!.Tashti po mundohen te anatemojne Ambasadoret LU dhe VLLAHUTIN.veprimtaria e tyre djallezore eshte e qarte .Po sa do te durojme keto Halera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *