Rrëfimi i Kevin Prince Boateng për të kaluarën e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kevin- Prince Boateng

Ish-mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng, që tani luan me skuadrën e Las Palmas në “La Liga”,  ka folur për të kaluarën e tij në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”.

Mesfushori ganez tregon disa momente nga rinia e tij, ku rrëfen se ka qenë i fiksuar pas makinave të shtrenjta, por dhe zhgënjimin që ka marrë nga miqtë e tij.

“Kur isha i ri, kam fituar shumë para. Tek Tottenham, kur kam qenë pak më shumë se 18-vjeç fitoja 5-milionë euro në vit,dhe përpiqesha për të bërë një jetë sa më të lumtur duke blerë makina, duke ndejtur mes shumë fermave etj. Kam marrë një Lamborghini, dhe e kam përdorur atë vetëm një javë. Kam pasur shumë miq, por ata nuk ishin të vërtetë, dhe kjo më shtyu që të reflektoja për ti njohur sa më mirë. Një ditë u zgjova dhe thashë, unë nuk dua të jem një person i tillë”

Më pas Boateng foli dhe për aventurën e tij tek skuadra e Milanit.

“Menjëherë pas mbërritjes në Genoa, agjenti im më tha në lidhje me një transferim tek Milani, dhe unë e pranova. Dita e parë ishte për mua një ëndërr. Unë isha ulur pranë Pirlos në vendin që kishte qenë Beckham. Ibrahimovic? Nuk është e vërtetë që është arrogant. Në fushë është profesionist dhe serioze”.

Në fund ai foli dhe për takimin me Nelson Mandelën dhe për të ardhmen e tij duke shprehur dëshirën për tu bërë agjent.

“Takimi me Mandelën ishte e pabesueshme dhe e papërshkrueshme. Në të ardhmen mund të bëjë agjentin. Dua që të ndihmoj futbollistët e rinj” tha Boateng.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *